Pyetje 115:
Burri im më rreh dhe më pështyn mua në fytyrë
për arsye të parëndësishme.
Cili është mendimi juaj ?
Cili është mendimi juaj ?
Përgjigje:
Çdo burrë duhet të ketë frikë Allahun. Ai s’duhet
as të rrahë gruan e tij , dhe as të pështyjë në fytyrën e saj.
Allahu (I Lartësuar është Ai) thotë:
“... Dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme”. (Sure An-Nisa
4:19).
Pejgamberi (alejhi salatu ue sel-lem) ka thënë:
“Silluni mirë ndaj grave! Vërtet ju i keni marrë ato amanet nga Allahu, dhe janë bërë të lejuara për ju me Fjalën e Allahut...” [1]
Një burrë duhet të jetë i sjellshëm i mirë dhe i butë në trajtimin e gruas se tij, ai duhet të ketë
frikë Allahun dhe të jetë i kujdesshëm me të. Ai duhet ta trajtojnë gruan e tij
në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë i butë dhe i thjeshtë në sjelljet e tij. Keqtrajtimi
dhe rrahja e ashpër nuk është e pranueshme në Islam. Nëse gruaja nuk i bindet
burrit të saj, ai mund të përdorë (ushtrojë) rrahjen e lehtë por pa lënë asnjë
shenjë në trupin e saj.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në
fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to (dhe më në fund) i rrihni
ato (lehtë nëse kjo ndikon tek ato),…” [Sure An-Nisa 4:34].
Allahu i ka vënë në dukje procedurat që burri duhet të
ndjekë kur gruaja e tij tregon dobësi me sjellje-dhe mosbindje. Rrahja e lehtë
mund të përdoret vetëm në raste të sjelljes jo të mirë nga ana e gruas ose në thyerje (kundërshtime) ekstreme dhe refuzimin e kërkesave të arsyeshme të burrit në një masë të pajtueshme
(prej të lejueshmeve). Madje edhe atëherë, të tjera masa duhen përdorur /provohen më parë , të tilla si
këshilluese dhe të fjeturit në një shtrat të ndarë prej saj.
Për shembull, ai
mund ta këshillojë atë që të ketë frikë Allahun, dhe t'i bindet atij (burrit), ose të flej në shtrat të ndarë prej saj për një, dy ose tre ditë. Kur këto dy masa të
marra janë pa dobi, atëherë burri mund të përdorë rrahjen e lehtë por pa lënë asnjë
dëmtim apo shenjë në trupin e saj.
Besimtari i moralshëm (dhe i sjellshëm) nuk duhet të jetë agresiv apo tiranik me gruan e tij. Përkundrazi, ai
duhet ta trajtojë gruan e tij me mirësi dhe butësi.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte një burrë
ideal.
Ai duhet të ndjekë shembullin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe të jetë i butë dhe tolerant me gruan e tij.
Ai duhet të ndjekë shembullin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe të jetë i butë dhe tolerant me gruan e tij.
Ne lusim Allahun që
ti udhëzojë të gjithë Muslimanët.
Shënime:
[1] Transmetuar nga Ebu Daudi, në Librin e riteve, Kapitulli
për pelegrinazhin e Pejgamberit, nr. 1905 dhe Ibën Maxhe, në Librin e riteve, Kapitulli
mbi Haxhin e Pejgamberit, nr. 3074, me këtë formulim:
"Kini frikë Allahun në sjelljen me gratë." Në vend të "silluni mirë me gratë ".
Përshtati dhe
përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit Kraja)
Shkodër May 29
/ 2012
Albania
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.