Friday, August 10, 2012

A e prishë agjërimin ushqimi mes dhëmbëve të agjëruesit?


Ushqimi që mbetet mes dhëmbëve të agjëruesit, a e prishë agjërimin nëse personi e gëlltit?

Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma ba'd

Shejkh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) është pyetur:

"Nëqoftëse diçka nga ushqimi mbetet mes dhëmbëve të agjëruesit, a  konsiderohet kjo prej gjërave të cilat e prishin agjërimin nëse agjëruesi e gëlltit atë? Më këshilloni mua Allahu ju bekoftë ".

Dhe ai (HafidhahUllahu Teala) u përgjigj:

"Nëse personi agjërues zgjohet dhe gjen mes dhëmbëve të tij diçka prej mbetjes së ushqimit, atëherë ajo që ai duhet të bëjë, është që ai ti nxjerrë jashtë këto të lëna dhe ti largojë ato prej gojës. Dhe kjo nuk ndikon në agjërimin e tij, përveç nëse ai e kapërdin (gëlltit) atë me qëllim, dhe me të vërtetë kjo e prishë agjërimin e tij. 

Përsa i përket rastit nëse ai e kapërdin atë prej paditurisë apo prej harresës, atëherë kjo nuk ndikon në agjërimin e tij. Por është e domosdoshme për Muslimanin që të përpiqet për të pastruar gojën e tij pasi (të ketë ngrënë) ushqim, qoftë kjo në gjendje agjërimi apo diçka tjetër, sepse prej Muslimanit kërkohet pastërtia dhe se ai duhet ti kushtojë rëndësi e pastrimit të gojës dhe të dhëmbëve pasi (të ketë ngrënë) ushqim në mënyrë që të lënat e mbetetura në gojën e tij të mos i japin erë të rëndë, gjë që e cila del prej tyre, dhe me të cilat goja e tij dëmtohet dhe i shkakton dëm lidhur me shëndetin e dhëmbëve të tij. '

Dhe me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe Selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për Familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Burimi:
El-Munteka Min Fetaua Fadeelati-Shejkh Salih ibn Feuzan ibn Abdilah el-Feuzan hafidhahUllahu Teala, Vol.2, fq 361-362, pyetja nr 442.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 10 Gusht 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.