A është
Profeti صلى الله عليه وسلم, i gjallë në varr?
Pyetje:
Lidhur me jetën e Profetit صلى الله
عليه وسلم, a është Profeti i gjallë në
varrin e tij fisnik pas kthimit të shpirtit në trupin e tij, ashtu siç ishte në
jetën e kësaj bote, apo i gjallë në qiellin më të lartë duke jetuar në jetën e
varrit (El-Barzakh) [1], pa shqetësime, siç ka thënë Pejgamberi صلى الله
عليه وسلم, kur vdekja iu afrua atij:
"O Allah, me Shoqëruesit më të lartë".
(që janë Profetët Alejhimus salatu ue sel-lam, në shkallën më të lartë të
Xhennetit)
Dhe a është trupi i tij tani si atëherë kur ai u vendos në
varrin e tij pa shpirt, ndërsa shpirti i tij është në qiellin më të lartë, dhe do të bashkohet me trupin e tij në Ditën e
Ringjalljes? sikurse,
Allahu i Lartësuar, thotë:
"Dhe kur shpirtrat të bashkohen (me
trupin e tyre)". [Et-Tekvir 81:7]
Përgjigje:
Profeti ynë, Muhammed صلى الله
عليه وسلم, është i gjallë në varrin e tij, duke
jetuar jetën e varrit (El-Barzakh), ku ai është duke shijuar lehtësinë
dhe rehatinë të cilën Allahu e ka përgatitur për të, si një shpërblim të
mrekullueshëm për atë që ai ka kryer në jetën e kësaj bote. Por shpirti i tij
nuk është bashkuar me trupin e tij që të jetë i gjallë (në varr) ashtu siç
ishte në këtë botë, dhe as nuk lidhet me të në varr, në mënyrë që ai të jetojë
si të dëshiroj deri në Ditën e Ringjalljes. Por përkundrazi, kjo është jeta e varrit
(El-Barzakh), dhe jeta në varr nuk është sikur jeta e kësaj bote apo jetës në
Ahiret. Prandaj bazuar mbi këtë, ne e dimë dhe është e qartë se ai ka vdekur,
ashtu siç Profetët Alejhimus salatu ue sel-lam, dhe të tjerë njerëz para tij kanë vdekur, përveç
Isait Alejhi ue sel-lem, i cili do të zbresë në fund të kohës, ku më pas edhe ai
do të vdesë si gjithë të tjerët.
Allahu i Lartësuar, thotë:
"Dhe Ne nuk i kemi siguruar ndonjë qenie
njerëzore para teje pavdekësine (O Muhammed صلى الله
عليه وسلم). Atëherë në qoftë se ti do të vdesësh, a
do të jetojnin ata përgjithmonë?" [El-Enbija 21:34]
Dhe Ai i Plotëfuqishmi, thotë:
"Gjithçka është në të (në tokë) do të shuhet
(vdesë). Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd, gjithë Madhështi
e Lavdi. "[Err-Rrahman 55:26-27]
Dhe Ai i Plotëfuqishmi, thotë:
"Sigurisht që ti (O Muhammed صلى الله
عليه وسلم) do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do
të vdesin." [Ez-Zumer 39:30]
Dhe të tjerë shembuj të tillë në mesin e Ajeteve të cilat dëshmojnë
se All-llahu i solli vdekjen atij. Dhe për shkak se Sahabët e kanë larë trupin
e tij dhe e kanë qefinosur atë dhe kanë falur (xhenazen) mbi të dhe pastaj e
kanë varrosur atë. Sikur ai të kishte qenë i gjallë, si në jetën e kësaj bote,
ata nuk do ta kishin trajtuar atë sikiurse ata trajtuan të tjerët që vdiqën.
Fatimja radija_Allahu anha, ka kërkuar trashëgiminë nga
babai i saj (صلى الله عليه وسلم) sepse
ajo besoi që ai ka vdekur, dhe asnjë prej Sahabëve radija_Allahu anhum, nuk e kundërshtoi
atë në këtë besim. Ebu Bekri, radija_Allahu anhu, iu përgjigj asaj duke thënë se
asgjë nuk mund të trashëgohet nga Profetët [2].
Sahabët radija_Allahu anhum,
ranë dakord mbi zgjedhjen e prijësit (Halifit) të Muslimanëve që do ta pasonin
atë pas Profetit صلى الله عليه وسلم, gjë e cila rezultoi në zgjedhjen e Ebu Bekrit radija_Allahu
anhu, si Halife. Sikur ai (صلى الله
عليه وسلم) të kishte qenë i gjallë, sikurse
ai ishte në jetën e kësaj bote, ata nuk do të kishin vepruar kështu.
Prandaj
kjo tregon se kishte consensus (Ixhma) mes tyre për vdekjen e tij (صلى الله
عليه وسلم). Kur sprovat dhe problemet u
përhapën (shumëfishuan) gjatë Halifetit të Uthmanit dhe Aliut radija_Allahu
anhum, deri atëherë para dhe pas kësaj, ata nuk shkonin tek varri i tij në
mënyrë që të kërkonin këshillën e tij, ose për një rrugëdalje nga këto sprova dhe
probleme që u përhapën (shumëfishuan), apo për rrugën që duhet të ndiqnin në
mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për ta. Nëse ai do ishte i gjallë, sikurse ai
ishte në jetën e kësaj bote, ata nuk do ta lënin pas dore (neglizhonin) për ta
bërë këtë, kur ata ishin në nevojë për dikë (dmth, Profeti në këtë rast do
kishte përparsi para të gjithve) që mund ti udhëzojë ata më një zgjidhje për të
dalur prej sprovave që ata kanë përjetuar (rrethuar ata).
Për sa i përket shpirtit të Profetit صلى الله
عليه وسلم , ai është në qiellin më të lartë (I'llijun - që është rregjistri i veprave të rregjistruara, ku Melaiket dëshmojnë), sepse ai është më i miri prej krijesave, dhe për shkak se
All-llahu i ka dhënë atij El-Uasilah, që është pozita më e lartë në Xhennet.
[1] El-Barzakh: Është jeta në varr që është periudhë mes vdekjes dhe Ringjalljes, ku gjendja e Besimtarëve do të
jetë në qetësi, ndërsa e Mosbesimtarëve është një vuajtje (ndëshkim).
(2) Bukhari, Fet-h-ul-Bari, nr.
4240 dhe 4241; Muslimi, Sahih [Sharh En-Neueuiu] vol. 12, fq. 76; Ebu Daud, nr.
2968, 2969 dhe 2970; dhe En-Nesa'i, vol. 7, fq. 133.
Komisioni i Përhershëm për Fetaua. Fetaua nr.
( 4283 )
Shejh `Abdul-`Aziz
ibn `Abdullah ibn Baz
Shejh
`Abdul-Rezzak `Afify
Shejh `Abdullah
ibn Ghudejan
Shejh
`Abdullah ibn Ka`ud
Rahime-humUllah
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera. 9 Shewal 1433
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.