A është Drita e Profetit (صلى الله عليه
وسلم) prej Dritës së Allahut?
Pyetje: A ishte drita e Muhammedit (صلى الله عليه
وسلم) prej Dritës së Allahut,
apo prej ndonjë dritë tjetër?
Përgjigje: drita e Profetit (صلى الله عليه
وسلم) është drita e Mesazhit
dhe e Udhëzimit përmes të cilës Allahu e udhëzon kë të dojë nga radhët e
krijesave të Tij. Pa dyshim, drita e Mesazhit dhe drita e udhëzimit janë nga
Allahu.
Allahu i Lartësuar,thotë:
"Nuk i është dhënë ndonjë qenie njerëzore që Allahu t’i
flasë atij përveç se (të jetë) me Frymëzim, ose nga pas Hixhabit (perde,
pengesë), ose (që) të sjellë të Dërguar që të shpallë me Lejen dhe Vullnetin e
Tij çfarë do Ai. Vërtet që Ai është më i Larti, Më i Urti Gjithëgjykues. Dhe
kështu Ne të kemi dërguar ty (O Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)) Ruhun
(Frymëzim dhe Mëshirë) nga Urdhri e Vullneti Ynë. Ti nuk e dije as ç’është
Libri as ç’është Imani (Besimi), por Ne e kemi bërë atë (këtë Kuran) dritë, që
Ne të udhëzojëme anë të tij atë që Ne duam prej robërve tanë. Dhe padyshim që
ti (O Muhammed (صلى الله عليه وسلم)) që po udhëheq (njerëzimin) në Udhën e Drejtë (në Fenë e Allahut
në Islam). Në Udhën e Allahut të Cilit i përket gjithçka ç’është në qiej dhe në
tokë. (Po!) Vërtet se tek Allahu më në fund do të shkojnë të gjitha çështjet (për
gjykim)." [Esh-Shura 42:51-52-53]
Por kjo dritë nuk është pjesë e Vulës së Eulijave, si disa
nga Panteistët pretendojnë, pasi ai ishte mish, gjak dhe kocka … etj.
Ai është krijuar nga një baba dhe një nënë dhe ai nuk
kishte asnjë krijim (lindje tjetër) para lindjes së tij. Për sa i përket transmetimeve të cilat
pretendojnë që Allahu, e krijoi dritën e Profetit Muhammed (صلى الله عليه
وسلم) apo se Allahu, e ka
mbushur Dorën e Tij me Dritë prej Fytyrës së Tij dhe se ky Grusht (i Dritës)
ishte Muhammedi (صلى الله عليه وسلم), ose që Ai vështroj në të dhe pastaj ai u bë pika Drite, ku
prej secilës prej tyre u bënë Profetët Alejhimus salatu ue sel-lem, apo se Ai i
ka krijuar të gjitha krijesat prej Dritës së Tij (صلى الله عليه
وسلم), kjo dhe të gjitha
transmetimet e tilla nuk mund t'i atribuohen Pejgamberit (صلى الله عليه
وسلم).
Referoju në faqen 366 pas vëllimit të tetëmbëdhjetë të librit
Mexhmu Fetaua të Shejkhul Islam Ibn Tejmije rahimehUllah.
Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.
Komisioni i
Përhershëm për Fetaua.
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 10 Shewal 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.