A ka Profeti (صلى الله عليه وسلم) Dije për të Fshehtën (Gajbin)?
Pyetje:
Aktualisht a është
Profeti (صلى الله عليه وسلم) i pranishëm dhe që shef gjithçka? Që do të thotë, a ka ai dije
për të fshehtën (Gajbin), në mënyrë që e tashmja dhe e fshehta janë një për të?
Përgjigje:
Në thelb, çështjet e të fshehtës (Gajbit), ata
janë të ditura vetëm për Allahun.
Allahu, i Lartësuar thotë:
{Dhe vetëm me Të janë çelësat e Gajbit (gjithçka të
fshehtë e të panjohur), askush nuk i di perveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë
e në det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë Dijeni për të; nuk ka
asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë
shkruar në Shkrim të Qartë} (En-Aam 6:59)
Allahu, i Lartësuar thotë:
{Thuaj : Askush në
qiej dhe në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut, as
nuk mund ta ndjejnë se kurë do të ringjallen} [En-Neml 27:65]
Por All-llahu i Lartësuar, informon kë të dojë prej të
Dërguarve e Tij nga gjërat e caktuara prej
të fshehtës.
Dhe Ai, i Lartësuari thotë:
{(Ai i Vetëm është) i Gjithëdituri i Gajbit (i të
panjohurës) dhe askujt nuk ia shpall Gajbin (fshehtësinë) e Tij, përveç ndonjë
të Dërguari (nga njerëzit) të cilin Ai e ka zgjedhur (Ai i njofton atij nga e
fshehta, sa të dojë Ai) dhe pastaj Ai bën një grup (Melekësh) roje të ecin para
tij dhe pas tij} (El-Xhin 26-27)
Dhe Allahu, i Lartësuar thotë:
{Thuaj (O Muhammed صلى الله عليه
وسلم):" Unë nuk jam një gjë
e re në mesin e të Dërguarve (të Allahut) (dmth. unë nuk jam i Dërguari i
parë), dhe as nuk e di se çfarë do të bëhet me mua e as me ju . Unë vetëm ndjek
atë që më është shpallur mua, dhe unë nuk jam tjetër veçse një këshillues (qortues)
i qartë. "[El-Ahkaf 46:9]
Është transmetuar në një hadith të gjatë Sahih në
autoritetin e Umm 'Ala, radija_Allahu anha, se ajo ka thënë:
"Mëshira Allahut është mbi ty, O Ebu Es-Sa'ib. Unë
dëshmoj se Allahu, I-Plotfuqishëm, I-Gjithëfuqishëm, të ka nderuar ty. "
I Dërguari i Allahut (صلى الله عليه
وسلم) i tha:
"Çfarë të njoftoj ty se All-llahu e ka nderuar
atë?"
" (Ajo tha :) Unë u përgjigja: ". U flijofshin nëna dhe babai im për ty, Unë nuk e di " Ai (صلى الله عليه
وسلم) tha:
"Sa për atë, sigurisht ka ardhur tek ai prej Zotit të
Tij, dhe unë shpresoj se kjo mirësi të vijnë tek ai, por pasha All-llahun, unë
jam i Dërguari i All-llahut dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua."
(Ajo tha :) I thashë: ". Pasha All-llahun, unë kurrë
nuk do të dëshmoj për asnjëri pas kësaj" [Buhari nr. 1243, 2687, 3929 dhe
7003]
Transmetuar nga Ahmedi dhe Buhariu në Sahihun e tij në
Librin e Funeraleve, dhe në një tjetër transmetim:
" Unë jam i Dërguari i All-llahut, dhe nuk e di çfarë
do të ndodhë me atë." [Buhari nr. 3929]
Është transmetuar në hadithe të shumta (Sahih) që Allahu e
informoi Profetin (صلى الله عليه وسلم) se çfarë (dmth, si) do
të jetë fundi i disa prej Sahabëve radija-Allahu anhum, dhe Ai u dha atyre lajmin
e mirë të Xhennetit. Është raportuar në hadithin e 'Umer bin el-Hatab, radija_Allahu
anhu, i transmetuar nga Buhari dhe Muslimi, se Xhibrili e pyeti Profetin (صلى الله عليه
وسلم) në lidhje me kohën e
Orës (dmth, Kijametit), dhe ai u përgjigj:
"I pyeturi nuk
di më shumë se pyetësi." [Buhari nr 50. dhe Muslimi në kapitullin nr, 8]
Ai nuk shtoi asgjë për këtë përveç për ti përmendur atij
disa nga shenjat e Kijametit, që dëshmon se ai e dinte vetëm atë të fshehtë për
të cilën Allahu e ka informuar atë, pa atë (informimin e Tij) pjesa tjetër është
e fshehtë, por Ai e informon atë kur është e nevojshme.
Komisioni I Përhershëm për Fetaua.
[marrë nga Fetaua Islamijeh, Darussalem, Vol 1 - Besim, fq 288-290]
[marrë nga Fetaua Islamijeh, Darussalem, Vol 1 - Besim, fq 288-290]
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 5 Shewal 1433.
A'Shkodera 5 Shewal 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.