Kujdestaria
e fëmijëve pas divorcit
Pyetja:
Kur burri dhe gruaja
ndahen dhe ata bashkë kanë bij dhe bija; cilit i takon kujdestaria?
Përgjigje:
Ata (fëmijët) do të jenë
me atë që Gjykatësi [Musliman] do vendosë.
Domethënë; se nëse burri
dhe gruaja nuk bien dakord mes tyre (vetes) se cili prej tyre (dyve) do ta
marrë kujdestarinë (e fëmijës), atëherë çeshtja dhe kujdestari zgjidhet me
Gjykimin Islam, dhe ai (Gjykatësi) do të shikojë për dobinë me të mirë (për fëminë).
Dhe ne duhet të dimë se
qëllimi prapa kujdestarisë dhe edukimit, është mirëqenia e atij që do kujdeset
për [fëmijët], dhe kjo (kujdestaria)
nuk lejohet për t'ju dhënë atij që nuk do mund ta ruajë atë dhe t'i japë atij
një edukim të hajrit, edhe nëse personi (ai ose ajo) e ka të drejtën e
kujdestarisë përsa i përket marrëdhenies - sepse ne kemi njohuri se ai ose ajo
është i pakujdesshëm, ose ne kemi njohuri se ai ose ajo është një rob që është
gjynahqar, kështu që prej kësaj del dhe gjykimi se ne nuk mund t'ia lëmë
fëmijët atij ose asaj, dhe për kët arsye kujdestaria bie prej tij ose
asaj.
Sidoqoftë ajo që është më
e rëndësishme është, rezultati përfundimtar që vendoset
nga Gjykatësi, dhe mbi të [Gjykatësin] është që ai të ketë frikë Allahun Azze
ue Xhel, dhe të marrin në konsideratë më të mirën (për kujdestarin) e fëmijës. "
Shejkh Muhammed ibn Salih
el-Uthejmin rahimehUllah
Silsilah Lika Baabul
Maftuh 16 / 229.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 7 Gusht 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.