Tuesday, August 14, 2012

Prej të metave që mund të ketë një nxënës Dije në Karakterin Moralin dhe Sjelljen e tij.


Imam Ibn Hazm el-Andalusi rahimehUllah, në El-Akhlak ue’l-Sijar (Morali dhe Sjellja) ka thënë,

Prej të metave që mund të ketë një nxënës Dije në Karakterin Moralin dhe Sjelljen e tij.




"Kushdo që sprovohet duke ndjerë vetëkënaqësi me veten e tij, atëherë ai duhet të mendojë për gabimet e tij, dhe nëse ai është i kënaqur nga disa virtyte apo cilësi që ai posedon, atëherë ai duhet të dijë dhe të verifikojë / shikojë veten e tij i përulur për këtë karakteristikë të neveritshme (të ulët) që është mbrenda gjoksit, në zemrën e tij. Dhe nëse gabimet e tij në përgjithësi janë të fshehura nga vetja e tij deri në atë pikë saqë ai nuk mund ti njohin apo shofin ato (dmth, gabimet e veta),  atëherë ai duhet të dijë atë se ai ka qenë i përulur dhe i vënë në sprovë gjithmonë.

Pra ky person që është i habitur prej kënaqësisë me veten e tij, ky është më i madhi në mesin e njerëzve në të qenit i mangët dhe me gabime.

Dhe në këtë rast ky njeri është duke qenë më i ulti (dobëti) në mesin e njerëzve në dallimin e çeshtjeve të (mangësive dhe gabimeve). Dhe në krye të gjithë kësaj, ky njeri që intelekti dhe karakteri i tij është i dobët ai është më injoranti (i padituri). Dhe se nuk ka asnjë gabim që është më i keq se këto dy gjëra (dmth. Intelekti / karakteri i dobët dhe injoranca / padituria).

Se ai që ka intelekt / karakter, ai mund të dallojë shumicën e gabimeve të tij dhe përpiqet për ti zhdukur / eliminuar dhe ndrequr gabimet e tij, ndërsa injoranti i paarsimuar që hiqet si i ditur, ai është i vetmi që është injorant për të metat të tij, ose për shkak të mungesës së dijes së tij, ose prej mungesës së aftësisë së tij për të dalluar mes çështjeve, ose për shkak të dobësisë së mendjes së tij, ose që ai i sheh gabimet e tij për të qenë një karakteristikë e mirë. " 

Vazhdon ...


Efektet që vijnë prej Karakterit - Moralit dhe Sjelljes së mirë që mund të ketë një nxënës Dije:

Ndoshta ju mund të shifni një njeri (nxënës dije Selefi) dhe ai mund të mos jetë i njohur tek njerëzit, Mirëpo ky njeri i cili është i panjohur  tek njerëzit, mund të thonë disa fjalë dhe karakteri / morali i tij mund të jetë shumë i lartë dhe fisnik, dhe kështu që edhe pse njerëzit nuk e njihnin atë (nxënës dije Selefi), ai me karakterin / moralin dhe sjelljen e tij mund të ndikojë tek njerëzit. Dhe përfitimi / dobia që njerëzit mund të marrin prej karakterit / moralit / sjelljes dhe fjalëve të dikujt, mund të jetë më e vlefshme sesa përfitimi / dobia që njerëzit apo një person mund të fitojnë prej leximit të njëmijë librave.  



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër 25 Ramazan 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.