Sunday, August 12, 2012

A është Uaxhib leximi i gjithë Kur'anit gjatë Teravive?


A është Uaxhib leximi i gjithë Kur'anit gjatë Teravive?

Një pyetje nga Egjypti e paraqitur për Komisionin e Përhershëm për Fetaua me nr.15863:

Një i ri Egjyptian pyet: Ne si gjithmonë dëshirojmë që të lexojmë Kur’an dhe ta përfundojmë një Hatmeh (lexim i plotë i gjithë Kur'anit) gjatë Teravive. Por ne falemi në një Xhami ku Imami i saj (ai që udhëheq Namazin me Xhemat) lexon Ajete të shkurtra (Kur'anore) dhe e përfundon Namazin me të shpejt. Ç’këshillë na jepni ju për këtë, Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje:

Namazi Teravive është një vepër Suneti (akt adhurimi vullnetar që pason shembullin e Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe është e nevojshme që gjatë gjithë kryerjes së Namazit dhe leximit të tij (Kur’anit) të ndiheni të qetë, ashtu si dhe në qëndrimin në këmbë 1, ruku, sexhde dhe pjesët tjera përbërëse të saj (Namazit).
Nuk është e Uaxhib (obligim) për të përfunduar leximin e gjithë Kur'anit gjatë Teravive.

Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Shënim i përkthyesit: 1 - (për tu theksuar se Teravitë lejohet që të falen dhe ulur)


Komisioni i Përhershëm për Fataua:
Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh Salih el-Feuzan
Shejh Abdullah ibn Gudejan
Shejh Abdul-Aziz Al Al-Shejh
Shejh Bakr Abu Zejd
Rahime-humullah

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 12 Gusht 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.