Cilësitë
e Gruas së Drejtë
Marrë
prej Komentimit të Sures En-Nisa – nga Tefsiri Ibën Kethir RahimehUllah.
All-llahu i Madhëruar thotë
[فالصلحت]
(Kështu,
gratë e drejta)
[قنتت]
(janë
Kanitat), të bindura me çiltërsi ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre, si Ibn
Abbasi radija_Allahu anhu, dhe të tjerët e kanë komentuar.
[حفظت للغيب]
(dhe
ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre) Es-Sudi dhe të tjerët thanë se kjo
do të thotë se ajo e mbron nderin e saj dhe pasurin e burrit të saj kur ai nuk
është aty, si dhe thënien e Allahut Azze ue Xhel:
[بما حفظ الله]
(çfarë
Allahu i urdhëruar ato të ruajnë.) do të thotë, burrë i mbrojtur është ai që
All-llahu e mbron. Ibn Xherir transmeton se Ebu Hurejra radija_Allahu anhu, ka
thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“خير النساء امرأة إذا نظرت إليها سرتك, وإذا
أمرتها أطاعتك, وإذا غبت عنها حفظتك في نفسها ومالك”
“Gruaja
më e mirë është ajo që kur ti shikon në te, ajo të kënaq ty, dhe kur ti e urdhëron
atë ajo të bindet ty, dhe kur ti mungon, ajo mbron nderin e saj dhe pasurinë
tënde”. Pastaj, i Dërguari i Allahut Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
recitoi Ajetin:
[الرجال قوامون على النسآء]
(Burrat
janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave) deri në fund të saj. Imam Ahmedi rahimehUllah,
ka regjistruar se Abdur-Rahman bin Auf radija_llahu anhu, ka thënë se i
Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
«إذا صلت المرأة خمسها, وصامت شهرها, وحفظت
فرجها, وأطاعت زوجها, قيل لها: ادخلي الجنة من أي الأبواب شئت»
“Nëse
gruaja i falë pesë namazet, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet
burrit të saj; atëherë do t’i thuhet asaj (në Ditën e Gjykimit): "Hyr në
Xhennet nga cilado derë prej dyerve të tij që ti dëshiron”
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani [Arbrit Kraja]
A'Shkodera 14 Shewal 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.