Sunday, August 19, 2012

Parimet e Menhexhit Selefi mbi Trajtimin e Refuzimit me të Refuzuarit


Përmendja e cilësive të mira (ndaj atij që refuzojmë) është thirrje për te!

Shejkh 'Al’lame Salih Ibn Feuzan el-Feuzan HafidhahUllah

Parimet e Menhexhit Selefi mbi Trajtimin e Refuzimit me të Refuzuarit


Shejkh, 'Al’lame, Salih Ibn Feuzan el-Feuzan hafidhahUllah, pasi ai u pyet një numër pyetjesh në lidhje me grupe (të ndryshme), u pyet me pyetjen e mëposhtme: " Shejkh! A të paralajmërojmë kundër tyre pa u përmendur atyre cilësitë e mira, për shembull, ose nuk u përmendim atyre cilësitë e mira dhe të këqija? "1

Shejkhu HafidhahUllah u përgjigj:

Nëse ju u përmendni atyre cilësitë e mira, atëherë ju keni bërë thirrje për tek ta ... Jo, mos u përmendni atyre cilësitë e mira. Përmendni vetëm gabimin në të cilin ata janë. Sepse ju nuk jeni përgjegjës për të studiuar veprat e tyre ose vlerësimin e personaliteteve të tyre. Ju jeni përgjegjës vetëm për sqarimin e gabimit që ata kanë (dhe janë), në mënyrë që ata mund të pendohen prej tij (devijimit), dhe në mënyrë që të tjerët, të jenë të paralajmëruar kundër rrezikut (devijimit) të tyre. Se! në qoftë se ne, kemi për tu përmendur atyre cilësitë e mira, atëherë ata (që i ndjekin verbërisht , këta të devijuar) do të thonë: "Ky është ai që ne dëshirojmë '2.

[1] كن سلفيا على الجادة
[2] Mukaddamah An-Nasr el-'Azijz, fq. 8; transkriptuar nga kaseta e mësimit të tretë nga mësimet në Kitaab et-Teuhid, që Shkëlqesia e tij mbajti në verën e vitit 1413, në Et-Taaif.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani -Arbrit Kraja-
Shkodër 1 Sheual 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.