Gjykimi për paratë që merren
prej njerëzve të Hizbijes
Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma ba'd
Emma ba'd
Pyetje:
A lejohet për ata që ndjekin
rrugën e Selefëve për të marrë asistencë (ndihmë parash) prej shoqatave
dhe grupeve të devijuara, duke ditur se këta njerëz të hizbijes kanë për qëllim
për t'ua dhënë atyre këtë, vetëm se si e si në mënyrë që të përfitojnë prej
atyre që ndjekin Selefët?
Shejkh Rabi' bin Hadi el-Med'halij hafidhehUllah u përgjigj se:
"Nëse ajo jepet prej formave dhe mënyrës për qëllimin e blerjes - shitjes dhe shkëmbimëve rreth besimit tonë, atëherë kjo nuk
lejohet. Dhe nëse kjo ndodh - shfaqet apo bëhet në këtë mënyrë, atëherë kjo është e
qartë që nuk lejohet.
Por këta grupe [gjithashtu]
marrin edhe pasurinë e Muslimanëve për të mirën e Muslimaneve në përgjithësi [si
Zekati], kështu që nëse ata jua japin juve atë pa asnjë kusht - dhe kjo është e
nevojshme (për ju) - atëherë ju merreni atë. Por gjithmonë ! me kushtin që mos
ta shesni Fenë dhe besimin tuaj.
Mirëpo në shumicën e rasteve,
ata njerëz të cilët e pranojnë pasurinë (paratë) prej tyre (hizbive), e pëlqejnë atë dhe
më pas, ata jo shumë gjatë qëndrojnë përkrah njerëzve të drejtë (Selefive).
Kështu që nëse një Musliman dëshiron ta mbrojë Fenë dhe besimin e tij, atëherë
ai duhet të bëjë pa atë pasuri që ata e posedojnë, dhe ta distancojë veten prej
tyre, dhe të jetë i durueshëm me vështirësitë e jetës derisa Allahu tua
lehtësojë çështjet për ju."
Burimi: Fataawa Fadheelatul Shaikh Rabee' Ibn Haadee al-Madkhalee, Vol. 1, fq. 377, via A LightHouse of Knowledge From A
Guardian of The Sunnah, fq. 233.
Subhaneke Allaahume ue bihamdike
esh-hedu enlaa illaahe illa ente estaghfiruke ue etubu ilejk
Nëse kam thënë çdo gjë të saktë, atëherë kjo është prej All-llahut Subhanehu ue Te'ala, dhe nëse kam gabuar, atëherë kjo është prej meje dhe shejtanit.
Nëse kam thënë çdo gjë të saktë, atëherë kjo është prej All-llahut Subhanehu ue Te'ala, dhe nëse kam gabuar, atëherë kjo është prej meje dhe shejtanit.
Përshtati: Arbrit Kraja
(Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 27 Dhul Hixhe 1433
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.