Obligueshmëria për të
marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub
Shejkh Muhammed
Nasir ud-Din el-Albani rahimehUllah,
Ai është Fakih dhe Muhadith.
Nr kasetës 1 / 386 lidhur me parimin
e Fikhut se një uaxhib (obligim) nuk mund të mjaftojë për një tjetër uaxhib
Përkthyer në Anglisht nga Abdulilah
ibn Rabah Lahmami
Obligueshmëria për
të marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub
Shejkh el-Albani
rahimehullah thotë:
Një shembull, një grua duhet të marrë gusël (bëj dush) për
xhunubllëk (papastërtisë seksuale) dhe pastaj ajo ka vënë re Haid
(menstruacionet). Ajo qëndroi në këtë gjendje. Pastaj ajo e pastron veten pas
periudhës (ciklit) së saj. A duhet që ajo të bëjë një gusël opo dy. Njëri prej
tyre të jetë gusli i xhunubllëkut dhe tjetri të jetë gusli i menstruacioneve.
Nëse ne e dimë parimin se një uaxhib (obligim) nuk mjafton për një tjetër
uaxhib, atëherë ajo është e obliguar për të bërë dy gusla. Njëri prej tyre të
jetë gusli xhunubllëkut dhe tjetri është gusli i menstruacioneve.
Gjithashtu kjo mund të ndodhë edhe tek disa burra dhe unë nuk po
them tek të gjithë burrat. Kushdo që e konsideron guslin e Xhumasë si uaxhib
siç ka ardhur në një hadith sahih:
"Gusli i Xhumasë është uaxhib mbi çdo të rritur"
dhe nëse ky burrë i rritur është bërë në gjendje papastërtie
qoftë duke ëndërruar apo prej marrëdhënieve seksuale. Kështu që nëse ai është
në gjendje xhunëbllëku të Xhumanë. A është e mjaftueshme për të që të bëjë
vetëm një gusël për xhunëbllek dhe Xhuma? Unë them se kushdo që e konsideron
gusëlin e Xhumasë si uaxhib sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, dhe kjo është ajo që unë personalisht pajtohem me të, atëherë ai duhet të bëjë dy gusla, i pari të jetë për
xhunëbllekun dhe i dyti për Xhumanë.
Sa për atë që e sheh guslin e Xhumasë se nuk është uaxhib dhe
kjo është ajo që shumica e dijetarëve e konsiderojnë si të tillë, atëherë ai
mund të bëjë vetëm guslin e parë dhe ky është gusli i xhunëbllëkut dhe pastaj
(njëkohsisht po me këtë gusël) ai të bëjë njetin në zemrën e tij se me të
(njëkohësisht bashkë me guslin e xhunëbllëkut) ai është duke bërë apo marrë edhe gusëlin e Xhumasë.
Mirëpo nëse ky e konsideron guslin e Xhumasë si Sunet dhe jo
uaxhib, atëherë ai ka tre qëndrime, dhe më i sakti prej tyre është se ai bën dy
gusëla ashtu siç kemi thënë për atë që e konsideron si obligimin guslin e
Xhumasë. Arsyeja është se shpërblimi për të do të shkruhet, si për guslin e
xhunebllekut ashtu dhe për guslin Xhumasë ... "
Pyetsi:
O Shejkh lidhur me parimin që ju keni përmendur se një uaxhib
nuk mund të mjaftojë për një tjetër uaxhib (dmth se nëse dikush është xhunub të
Xhumanë, atëherë ai duhet të bëjë dy gusla dhe jo një, pra gusël për
xhunëbllëk dhe gusël për Xhumanë), atëherë po lidhur me tehijatul Mesxhid o
Shejkh, a nuk është uaxhib për një burrë që vjen në Xhami për ta falur farzin e
Sabahut ( a nënkupton kjo se uaxhibi i tehijatul Mesxhid bie me një tjetër
uaxhib)?
Shejkh el Albani rahimehUllah thotë: Unë them atë se hadithi
është i qartë për të gjithë insha-Allah. Pyetjen siç e kam kuptuar unë nga
vëllai se një burrë vjen në Xhami dhe se namazi është duke u faluar dhe burri
nuk e falë tehijatul Mesxhid kështu që a bie namazi i tehijatul Mesxhid duke
hyrë në namaz farz bashkë me imamin?
... Pra pyetja referohet për një burrë që dëshiron të falë
farzin e Sabahut në Xhami. Kjo nuk na shqetëson ne (në kët pikë) nëse ai falet
me imamin apo vetëm. Pra nëse ai e falë farzin e Sabahut, atëherë a bie
tehijatul Mesxhid (dmth se nuk bëhet më uaxhib)?
Pyetësi gabimisht mendon se unë do ti përgjigjem kësaj pyetje me
një përgjigje tjetër për parimin që kam përmendur se një uaxhib nuk mjafton për
një uaxhib tjetër. Dhe unë do të them se burri që erdhi për të falur farzin e
Sabahut dhe ai e falë atë (farzin e sabahut) para se të e falë tehijatul
Mesxhid atëherë tehijatul Mesxhid ka rënë. Prandaj disa nga dëgjuesit gabimisht
mund të mendojnë nga kjo se një uaxhib (obligim) e ka zëvendësuar një tjetër
uaxhib (obligim).
Unë them se kjo situatë ndryshon nga ajo që ishte para saj. Dhe
ne dëshirojmë prej vëllezërve tanë të cilët janë në dyshim që të sjellin një
shembull tjetër përveç këtij shembulli që përmban një uaxhib që mjafton për një
tjetër uaxhib. Sa për këtë shembull, atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ka thënë:
"Nëse ndonjëri prej jush hyn në Xhami, atëherë ai mos të ulet
derisa të falë dy rekat."
Pra, ky person që fali farzin e Sabahut, përpara ai nuk u ul
derisa i fali dy rekat. Kjo është për kedo që e konsideron ‘Tehijatul Mesxhid’
si uaxhib, atëherë ai e thotë atë se në këtë mënyrë ky uaxhib ka rënë, ky
shembull është një kritikë ndaj parimit që një uaxhib nuk mjafton për një
uaxhib tjetër.
Unë do t'ju përgjigjen me një shembull tjetër; një burrë thotë
se unë do të agjëroj një ditë apo një javë në çdo muaj, pastaj vjen Ramazani
dhe ai ka për qëllim të agjërojë me ditën e Ramazanit një Nadrh (betim që ai e
ka bërë dhe e ka shkelur). Unë ju pyes, agjërimi i njërit a mjafton për
agjërimin e dy uaxhibeve!!! Uaxhibit të Ramazanit dhe uaxhibit të Nadhr
(betimit). Ky është një shembull (për çfarë është nënkuptuar) dhe një shembull
tjetër që është më i qartë se i mëparshmi. Një njeri ka humbur disa ditë të
Ramazanit dhe ai ka për ti plotësuar dhe ai pret derisa Ramazani tjetër vjen
dhe ai ka për qëllim që (njëkohësisht) ta bëjë agjërim bashkë me agjërimin
që ai e ka humbur. Kush thotë se një
(uaxhib) mjafton për një uaxhib tjetër.
Tehijatul Mesxhid ndryshon sepse ai përmban një Illaah (arsye që ajo të bëhet uaxhib) dhe se nuk është për tu ulur derisa robi ti falë dy rekat.
Kështu që ky burrë që fali farzin e Sabahut atëherë ai me këtë e ka përmbushur
uljen pas namazit.
Mbi obligimin e guslit të Xhumasë
Fet'h 2 / 453
Transmeton Malik nga Nafi dhe ky prej Abdullah ibn Umer
radija_Allahu anhuma se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka
thënë:
"Nëse dikush prej jush vjen në Xhuma atëherë le të marrë
gusël."
Ky është një urdhër për ata që vijnë në namazin e Xhumasë qoftë
mashkull apo femër.
Nga Ebu Se'id el Khudri radija_Allahu anhu transmetohet se i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
" Gusli ditën e Xhuma është obligim mbi çdo person të rritur
(Muhtalim)".
Ata që thanë se nuk është obligim:
"Kushdo që merr abdest të Xhumanë, atëherë ky është një bekim
dhe kushdo që merr gusël atëherë gusli është më i mirë."
Por kjo mund të kuptohet nga ajeti:
"Nëse njerëzit e Librit do besonin, kjo do kishte qenë më mirë
për ta."
A të themi se besimi nuk është i obliguar???
Ibn Khuzeime (3:129): Një Sahabi e urdhëroi
tjetrin që të bëjë një tjetër gusël ditën e Xhuma përveç guslit të xhunëbllekut.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 13 Dhul Hixhe 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.