Shejkh Muhammed Ibn Salih el-'Uthejmin rahimehUllah, Për pranimin e Lajmit prej personit të besueshëm në kohët tona
Dijetari fisnik pohon se lajmi i një transmetuesi të besueshëm
në kritikimin e një thirrësi pranohet në kohën tonë dhe se lajmi i një
transmetuesi të besueshëm nuk ka nevojë për verifikim. Ndërsa lajmi i një gjynahqari
të pabindur duhet të vërtetohet (verifikohet) sipas urdhërit të Allahut.
Kur Dijetari fisnik, el-'Alame el-' Uthejmin rahimehUllah, është
informuar se tre prej Dijetarëve të Ehlus-Sunetit, përkatësisht Shejkhët: Salih
el-Feuzan, 'Abdullah el-Ghudejan dhe' Abdul-Muhsin el-'Abbad rahimehUllah, kanë
refuzuar ' Adnaan 'Ar'uur, ai e pranoj këtë lajm prej tyre pa pyetur për
verifikim, kjo, sepse sipas tij ata janë thikat (të drejtë dhe prej transmetuesve të
besueshëm). Kështu që me këtë veprim Shejkhu hafidhehUllah, tregon dhe demonstron se si
Selefët (të parët tanë të mirë) e pranonin lajmin e një të besueshmi në refuzim ndaj devijuesve pa
pyetur për verifikimin dhe konfirmimin siç veprohet me (rastin) lajmin e një
fasiku (gjynahqari të pabindur). http://www.sunnahpublishing.net/audio/uthayminarur.wma
Pranimi i fjalës prej një personi të besueshëm në kohën tonë:
Shejkh Uthejmin rahimehullah.
Pyetje:
Disa prej thirrësve akuzojnë një thirrës
tjetër. Kështu që kurë ai flet për te, ai thotë se ai është mirëinformuar prej
një personi që njihet mirë për dijen dhe drjtësinë e tij. Dhe kurë unë i them
atij a ke ti ‘verifikimin dhe konfirmimin’ ai më thotë se ‘verifikimi dhe
konfirmimi’ është për atëherë kurë transmetuesi është fasik (gjynahqar i pabindur).
Kështu që, cili është mendimi juaj për këtë?
Përgjigje:
Kjo fjalë – thënie (kalam) është e saktë (Sahih), thënia është e saktë. Kur çështja
është duke u folur në publik dhe është e qartë, atëherë kur një njeri i besueshëm
ju informon juve për këtë, nuk ka asnjë nevojë për verifikim dhe konfirmin
sepse Allahu Azze ue Xhel thotë:
{O ju që keni besuar ! Kur një njeri i lig e i poshtër (fasik) vjen te ju me
ndonjë lajm atëherë verifikojeni dhe konfirmojeni atë} (El-Huxhurat 49:6)
Mirëpo, mund të jetë ose ndodhë kjo që personi është i besueshëm, por në
veten e tij ai ka disa dëshira, kështu për këtë aspekt, besueshmëria e tij dobësohet
në këtë rast.
Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera Albania 29 Dhul Ka’ide 1433
KËRKOJ PREJ VËLLEZËRVE QË I FRIKËSOHEN ALLAHUT AZZE UE XHEL, QË PËRKTHIMET E MIJA TË MOS EDITOHEN DHE BËHEN AUDIO NËPER FORUME PA LEJEN TIME DHE PA MË LAJMËRUAR MUA, KJO PËR ÇDO MATERIAL TIMIN. ALLAHU JU SHPËRBLEFTË PËR MIREKUPTIMIN
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.