Thursday, October 4, 2012

"Baba pse nuk mund ta shohim Allahun në këtë jetë? "


"Baba pse nuk mund ta shohim Allahun në këtë jetë? "


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah, është pyetur në emër të një vajzë të re me pyetjen e mëposhtme: [1]

Vajza ime vazhdimisht me pyet mua se: "Pse nuk mund ta shohim Allahun në këtë jetë? "Cila është përgjigja më e mirë për t’iu dhënë asaj meqense ajo është akoma e re?

Shejkhu (Allahu e ruajt) tha:

Thuaj asaj: "Kjo është për shkak se ti nuk jeni në gjendje ta shofësh Atë [në jetën e kësaj bote]. Ti do të digjeshe në copa. "Kjo nuk është e mundur për një qenie të krijuar që ta shohë Allahun në këtë jetë. Ndërsa në Ahiret (jetën tjetër) Allahu, i jep besimtarit forcën dhe aftësinë, e kështu që ai (Besimtari vetëm atëherë) është në gjendje për ta parë Allahun. Po.

Në një vend tjetër Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah, përmend dhe thotë: [2]

Pozita e parë: Xhehmijet dhe Mu'tezilit të gjithë ata e refuzojë shikimin e Allahut në Ahiret.

Pozita e dytë: Ekiston dhe një grup tjetër të cilët thonë se: "Vërtetë, Allahu shihet në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër." Ky është një pozicion që mbahet nga disa prej Sufive.

Pozita e tretë: Dhe ky është qëndrimi i saktë, dhe e vërteta është se Allahu Azze ue Xhel, do të shihet në Ahiret nga banorët e Xhennetit siç gjendet në hadithet që janë transmetuar prej të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të cilat kanë arritur gradën e hadith Muteuatir (një numër i madh hadithesh që nuk është e mundur që të gjitha këto (hadithe) të kenë qenë shpikur). Por sidoqoftë e vërteta qëndron se në këtë jetë Allahu Subhanehu ue Teala, nuk mund të shihet nga njerëzit, sepse njerëzit nuk mund ta durojnë dhe ti mbijetojnë shikimit të (Dritës së Tij) Tij të Lartësuar.
Kur Musai alejhi ue sel-lem, i kërkoi Allahut të Lartësuar, për ta parë Atë në këtë jetë,

Allahu i Lartësuar, ka thënë:

"Dhe kur erdhi Musai në kohën dhe vendin e përcaktuar prej Nesh dhe atij i foli Zoti i Tij, ai tha:" O Zoti im ! M’u shfaq që të shoh Ty hapur. "Allahu tha:" Ti nuk më sheh dot Mua, por shiko malin, e nëse ai do të mundet të qëndrojë në vendin e tij, atëherë ti do të Më shohësh Mua, "Kështu kur Zoti i tij iu shfaq malit, Ai e bëri atë hi e pluhur, ndërsa Musai ra pa ndjenja. Pastaj kur erdhi përsëri në vete tha: "Lavdi të qoftë Ty ! Të kthehem Ty me pendim dhe unë jam i pari (dhe më i përkushtuari) i besimtarëve "[Al-A'raf: 7:143].

Mali pra, mali prej guri u bë hi e pluhur për shkak të Madhështisë së Allahut, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit. Pra, si mundet që një qenie njerëzore ta përballojë shikimin e Allahun, në jetën e kësaj bote? ".

Referencat:
(2)  Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah, në Shpjegimin e Al-Haa'iyyah, fq. 78-79



Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 18 Dhul Ke’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.