Monday, October 1, 2012

Kjo Hizbijeh do të përfundojë si një Tagut për disa prej Hizbive


Imam Mukbil rahimehUllah: Pasha Allahun, betohem në Allahun, kjo Hizbijeh do të përfundojë si një Tagut për disa prej Hizbive

Bismil'laah ue Hamdulil’lah ue-salatu ue salamu ala Rasulullah
Emma-ba'd

Imam Mukbil rahimehUllah ka thënë:

“ Pasha Allahun, betohem në Allahun, Zotin e Gjithësisë, se ajo çfarë ne frikësohemi është se kjo Hizbijeh do të përfundojë si një Tagut për disa prej Hizbive”

Në vijim janë disa prej përfitimeve që nxënësi Ebul Hasan Malik (hafidhehUllaah) ka përcjellur dy ose tre vjet më parë - nga Shejkhu i tij Imam Mukbil bin Hadee el-Uadi'ee (rahimehUllah) - gjatë një bisedë me titull “E keqja (apo Dëmet) e Përçarjes”.

Armiqtë e Islamit sot janë të kujdesshëm dhe të zellshëm për ndarjet dhe përçarjet e ndryshme të Muslimanëve. Ky është qëllimi i tyre! Port a dini, se ajo çfarë është edhe më e madhe se kjo, është se ata janë shumë të kujdesshëm mbi sulmimin e njërit kundrejt tjetrit (prej Musimanëve).
Selef-us-Salih - Selefët tanë (paraardhësit e devotshëm [të tre brezave të parë]) nuk u ndanë në  sekte, parti.

Çdo grup merr për vete një udhëheqës (lider) injorant që është i fiksuar për udhëheqje, i fiksuar (Meftun [një sprovë për të]) që të jetë mbi njerëzit, duke i ftuar apo thirrur njerëzit për në veten e tij. Kjo i bëhet atij si një sëmundje, diçka virusale dhe nga kjo, ai është i sprovuar. Ai i quan ata që nuk janë pjesë e grupit të tij "të devijuar të humbur", thjesht vetëm për shkak se ata nuk janë me të (në partin apo grupin e tij). Dhe ai paralajmëron dhe thërret kundër tyre, thjesht dhe vetëm për shkak se ata nuk janë me të (dmth pjesë e grupit të Hizbijes së tij).

Në të kundërt në anën tjetër, Selefët tanë ishin një Umet i vetëm, të bashkuar për hir të Allahut, dhe të ndarë për hir të Allahut (duke dashur dhe urrejtur vetë për hir të Allahut - jo për arsye të personaliteteve [si në ditët tona]).

Allahu ka thënë (çfarë thotë):

{Vërtet që Valiu (Mbrojtësi dhe Ndihmuesi më i mirë) për ju është Allahu, është i Dërguari i Tij, janë besimtarët ...} (El-Maideh: 5: 55)

Kështu që bindja dhe besnikëria është vetëm për Allahun, dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe ndaj besimtarëve që janë në Kuran dhe Sunnet (me kuptim të saktë të parëve tanë Selef us Salih).

Por ajo çfarë e lëndon shumë zemrën, është dhe janë mospajtimet ndarja dhe përçarja e thirrësve dhe Muslimanëve. Këta devijues me devijimet  e tyre sjellin dëshira të zjarrta tek armiqt e Islamit – ndaj Muslimanëve, për ti ndarë dhe përçarë mes vetes. Dhe ne nuk po thërrasim një grup nga grupet për të lënë jashtë mendimet e tyre për mendimin e një grupi tjetër. Por përkundrazi ajo që në të cilën ne po thërrasim, është se ne po i thërrasim të gjitha grupet në atë, që është lënia e të gjitha mendimeve të tyre dhe ti referojnë dhe të referohen për çdo gjë mbrapsht (të shkuarën) dhe përsëri (në të ardhmen) në Librin e Allahut, Kuranin dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Allahu Subhanehu ue Teala, thotë (çka thotë):

{O ju që keni besuar ! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit (Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe atyre prej jush (Muslimanëve) të cilët janë në drejtimin (autoritet) e udhëheqjen tuaj. (Dhe) nëse ju keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë mes jush,  atëherë drejtohuni (parashtrojeni atë te) Allahut dhe të Dërguarit (të Tij Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit}. (An-Nisa: 4: 59)

Pra ky urdhër i Allahut, jep, ofron, mundëson dhe siguron për ne një ilaç një kurim (dhe një zgjidhje për shpëtim) (Mekhrej) një mënyrë, rrugë apo shteg për të dalë prej fitneve të ndarjes, shpëtim dhe ikje prej sprovave të ndryshme. Pra, nëse ju mospajtoheni në ndonjë gjë (çeshtje), atëherë kthehuni dhe referohuni tek Allahu, dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Kjo me të vërtetë është një Mekhrej (një mënyrë rrugëzgjidhje për të dalë), dhe një shpëtim prej fitnes së përçarjes.

Në të vërtetë, unë besoj me dije të plotë i bindur dhe i sigurtë që ndjekësit e apo pasuesit e këtyre partive (grupeve) se ata vetëm duan të vërtetën. Nëse ata do ta dinin apo ishin të ditur për atë se ajo që në të cilën ata janë, dhe se me të janë ndarë nga radhët e Muslimanëve dhe kjo tu bëehet e qartë se nuk është e lejuar, atëherë shumë prej tyre do të largoheshin prej këtyre liderëve të fiksuar që kanë qenë (Meftun), të testuar dhe sprovuar me udhëheqjen.

Dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të përmendet (ajo çfarë Selefët kanë përmendur më parë): se Bidati është më i keq se mëkati, sepse ai që e kryen mëkatin e di se ajo në çfarë ai është, është e keqe e ulët dhe e ndaluar, por sa për atë që është në Bidat atëherë ai beson se bidati i tij është e vërteta. Ai beson se ajo që në të cilën ai është, të jetë me e sakta dhe më e vërteta dhe më e mira për Muslimanët, dhe për këtë arsye ai ngulmon dhe kapet fort në të (dhe për këtë arsye ai kurrë nuk pendohet prej saj).

Sikurse Abdullah Ibn Mes'ud radija_Allahu anhu, u ka thënë [ atyre që ishin mbledhur në një grumbull të cilët shpikën një mënyrë të re për të bërë dhikr dhe i thanë Ibn Mes'udit se ata kanë për qëllim vetëm të mirën]:

"Sa shumë dëshirojnë të mirën, por nuk e marrin apo fitojnë atë. "

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

’’Vërtet, Shejtani ka dhënë dorë nga të gjitha shpresat për tu adhuruar në Gadishullin Arabik, kështu që për këtë arsye ai kërkon të mbjellë mosmarrëveshje’’.

Kjo pra, kjo përçarje dhe kjo Hizbijeh i ka dobësuar dhe përçarë Muslimanët, dhe u ka sjellë atyre poshtërim (Muslimanëve). Përçarja dhe lënja jashtë (braktisja) e Sunetit të Dërguarit (në Akide, Menhexh, Karakter - Moral, dhe në mënyrën e adhurimit) ... (I ka dërguar Muslimanët deri këtu).

Pasha Allahun, betohem në Allahun, se ajo çfarë ne kemi frikë është se kjo Hizbijeh do të përfundojë si një Tagut [një gjë që adhurohet krahas Allahut] për disa prej Hizbive. Nëse ata kishin për tu bërë bashkë në Hizb, dhe të bëjnë armiqësi për shkak të partisë - apo grupit të tyre, dhe ti thërrasin njerëzit në këtë parti. Me të vërtetë, ajo që ne frikësohemi për ta (si një rezultat përfundimtar për ta) është një Tagutijeh. ...

Këtu është se si Shejkh Rabija bin Hadi 'el-Medkhali (hafidhehUllah) e ka përkufizuar Hizbijen (Hizbit):

"Hizbije, është të tregosh fanatizëm për një ide të veçantë që e kundërshton Kur'anin dhe dhe Sunetin, dhe duke treguar besnikëri dhe armiqësi për atë. Kjo është Hizbijeh, edhe nëse ai nuk ka organizuar diçka. Sepse me vete Ai ka një ide të devijuar dhe mbledh  rreth saj (dmth, në këtë ide) një grup prej njerëzve,  atëherë kjo është një parti. (Ky përcaktim) nuk ndryshon nëse ai duhej të ketë një organizatë apo jo. "[Nga kaseta Keshfu ue siter]

Një tjetër përkufizim të Hizbijes që disa nga Dijetarët tanë i kanë dhënë është: Besnikëria apo bashkimi dhe besnikëria për një individ apo një grup (i cili është, ose që është) në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin , dhe që ka el-Uela` uel-Bera `për to.

Pra, po ju jap një shembull. Nëse një individ është në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin, dhe ende dikush mbetet besnik ndaj këtij individi, dhe ky person Do dhe Urren (dmth, el-Uela` uel-Bera e tij është e ndërtuar vetëm për këtë person- duke u) bazuar në çdo gjë që ky individ ka thënë, atëherë kjo është Hizbije, dhe ky është Hizbi.

Imam dhe Muhadithi (Dijetari i Hadithit) Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi'i rahimehUllah, ka thënë:

Shtyllat e Hizbijes janë tre:

1. Gënjeshtar (rrencak) (el-Kedhab)
2. Mashtrues (hileqar) (et-Tadlis)
3. I Pandershëm (batakçi) (el-Khidaa)
Një herë tjetër ai përmendi: komplotimet Mashtruese (el-MEKR).


Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, ka thënë:

Ehlul bid'ah kanë këto shenja:

1) Ata e atribuojnë veten në diçka tjetër përveç Islamit dhe Sunnetit, të cilën ata e kanë shpikur, nga Bid'ah: el-Keulijeh (deklaratat), el-Fi'lijeh (veprat), el-'Akdijeh (besimet).

2) Ata kanë fanatizëm në mendimet dhe gjykimet e tyre, kështu që ata nuk kthehen më mbrapa në Hak nëse kjo është sqaruar dhe qartësuar për to.

3) Ata kanë urrejtje për Imamët e Islamit dhe Dinit.
[Burimi: Seif el-Meslul li Bejan Mefaasid el-Ihtifel Jeum el-Meulud er-Resul]

Linke të ngjashme me këtë temë: O muslimanë: Mos u mashtroni nga gënjeshtrat, pretendimet e rreme, komplotet, nga mashtrimet e njerëzve të bidatit dhe epsheve! -----> Http://www.salafitalk.com/threads/14...ah-and-Desires!

Subhanake Allaahume ue bihamdike esh-hedu enlaa illaahe illa ente estaghfiruke ue atubu ilejk
Nëse kam thënë çdo gjë të saktë, atëherë kjo është prej Allahut (subhanehu ue tea'ala), dhe nëse kam gabuar, atëherë kjo është prej meje dhe shejtanit.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 16 Dhul Ke’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.