Tuesday, October 30, 2012

Nëse gruaja hyn në Xhennet dhe burri në Xhehenem, kush do të jetë burri i saj ?





Nëse gruaja hyn në Xhennet dhe burri në Xhehenem, kush do të jetë burri i saj ?


Shejkh Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin RahimehUllah


Pyetësi:

Ne dimë që Allahu ka përgatitur Hyri për robërit e Tij besimtarë, në Ditën e Gjykimit në Xhennet. Mirëpo, nëse ka gra besimtare që Allahu i futë në Xhennet - prej Mëshirës së Tij, por bashkëshorti i saj ishte një person i keq në jetën e kësaj dunjaje dhe për këtë nuk hyri në Xhennet, kështu që kush do të jetë burri i saj? Ju lutem na bëni që të përfitojmë prej përgjigjes tënde Allahu të shpërbleftë.


Përgjigje

Përgjigjja për këtë pyetje vjen prej thënies së Allahut të Lartësuar:

’’… Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të ketë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga (Allahu), gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.’’  (Fusilet: 31-32)

Gjithëashtu thënia e Tij Azze ue Xhel:

’’… Dhe në të do të ketë çfarë t’u dojë shpirti, gjithçka që mund të kënaqë sytë; dhe aty ju do të banoni përgjithmonë’’  (Ez-Zukhruf: 71.)

Prandaj nëse një grua është prej banorëve të Xhennetit dhe ajo nuk ka qenë e martuar më pare  – ose burri i saj nuk është prej banorëve të Xhennetit, kështu që, nëse ajo hyn në Xhennet atëherë atje ka burra prej banorëve të Xhennetit që nuk kanë qenë të martuar në këtë dunja, dhe me këtë unë dua të them se, ata burra që nuk kanë qenë të martuar do të kenë gra prej Hyrive dhe gra prej grave të kësaj dunjaje, nëse ato e dëshirojnë këtë.

Prandaj lidhur me gruan ne themi, se nëse ajo nuk e ka një burrë, ose nëse ajo e kishte një burrë në jetën e kësaj dunjaje mirëpo ai nuk është prej banorëve të Xhennetit, atëherë në qoftë se ajo dëshiron të martohet, atëherë ajo do të ketë atë (burrë) të cilin ajo e dëshiron, kjo sipas kuptimit të përgjithshëm të ajeteve. Megjithëse tani mua nuk më kujtohet diçka më specifike në lidhje me këtë çështje.

Dhe me Allahun Azze ue Xhel qëndron Dija dhe i gjithë suksesi.



Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin RahimehUllah



Tema të ngjashme:


Në Ahiret gruaja zgjedhë atë burrë që dëshiron | Shejkh Uthejmin

Gruaja që nuk martohet në jetën e kësaj dunjaje | Shejkh Uthejmin


 A do të ribashkohen bashkëshortët në Xhennet? | Shejkh Uthejmin




Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf) 
Shkodër 15 Dhul Hixhe 1433

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.