Wednesday, October 10, 2012

Shejkh Abdur-Rahmaan Es-Sa`di | Divorci nga Zemërimi


A hyn në fuqi shqiptimi i divorcit prej një personi që është i zemëruar?

Shejkh `Abdur-Rahmaan Es-Sa`di  rahimehUllah.


Pyetje:
A hyn në fuqi shqiptimi i divorcit prej një personi që është i zemëruar?

Përgjigje:
Sa për divorcin e njërit nga zemërimi, atëherë po, ky divorc hyn në fuqi, sepse disa prej dijetarëve kanë thënë se divorci nuk rrjedhë (vjen) përveç kur je në zemërim, prandaj ai nuk ka justifikim për shkak të zemërimit të tij, përveç në qoftë se ai është zemëruar në një shkallë të tillë saqë ai e ka humbur vetëdijen dhe aftësinë e tij për të bërë dallim, si edhe ndërprerja e intelektit të tij - atëherë ai bie në gjykimin e një të çmenduri, dhe po ashtu ai që është i dehur - sipas asaj që është me e saktë, është se shqiptimi i tij për divorc nuk hyn në fuqi dhe as nuk pranohet premtimi i tij dhe as marrëveshjet dhe gjithçka e tij nuk është e saktë për shkak të mungesës së intelektit të tij.


El-Mexhmu'eh el-kaamilah li-muallafaat esh-Shejkh 'Abdir-Rrahman Es-Sa'di  vol 7 fq 365.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 24 Dhul Ka’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.