Divorci
thjesht vetëm me qëllim nuk llogaritet
Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah.
Pyetje:
Kam
pasur një grindje me gruan time dhe pas grindjes thashë me veten time, pa i
shqiptuar jashtë fjalët: "Përse të mos i them asaj: Ti je e ndarë ! Unë do
t'i them asaj: Ti je e ndarë ! " A është diçka detyrim mbi mua për shkak
të kësaj, duke pasur parasysh se unë nuk kam shprehur asgjë? Më jepni një
këshillë për mua, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje:
Nëse
situata është siç e keni përshkruar atë në pyetje, atëherë divorci i
lartpërmendur nuk llogaritet, sepse divorci vetëm me një qëllim nuk llogaritet.
Divorci llogaritet vetëm me fjalë ose me shkrim, sipas fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
"Vërtet Allahu nuk merr parasysh për umetin tim çfarë ndodhë brenda
tyre, për aq kohë sa ata nuk veprojë mbi atë dhe as e shprehin atë" 1
1
Transmeton Buhari dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejres, radija_Allahu anhu.
Fetaua
Islamijeh, Darussalem, vëll 6, fq 47-48.
Përshtati dhe
përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 24 Dhul
Ka’ide 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.