Monday, October 1, 2012

Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali | Kjo është Hizbije, dhe ky është Hizbi.


Këtu është se si Shejkh Rabija bin Hadi 'el-Medkhali (hafidhehUllah) e ka përkufizuar Hizbijen (Hizbit):

"Hizbije, është të tregosh fanatizëm për një ide të veçantë që e kundërshton Kur'anin dhe dhe Sunetin, dhe duke treguar besnikëri dhe armiqësi për atë. Kjo është Hizbijeh, edhe nëse ai nuk ka organizuar diçka. Sepse me vete Ai ka një ide të devijuar dhe mbledh  rreth saj (dmth, në këtë ide) një grup prej njerëzve,  atëherë kjo është një parti. (Ky përcaktim) nuk ndryshon nëse ai duhej të ketë një organizatë apo jo." [Nga kaseta Keshfu ue siter]

Një tjetër përkufizim të Hizbijes që disa nga Dijetarët tanë Selefi i kanë dhënë është: Besnikëria apo bashkimi dhe besnikëria për një individ apo një grup (i cili është, ose që është) në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin , dhe që ka el-Uela` uel-Bera `për to.

Pra, po ju jap një shembull. Nëse një individ është në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin, dhe ende dikush mbetet besnik ndaj këtij individi, dhe ky person Do dhe Urren (dmth, el-Uela` uel-Beraja e tij është e ndërtuar vetëm për këtë person- duke u) bazuar në çdo gjë që ky individ ka thënë, atëherë kjo është Hizbije, dhe ky është Hizbi.



Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, ka thënë:

Ehlul Bid'ah kanë këto shenja:

1) Ata e atribuojnë veten në diçka tjetër përveç Islamit dhe Sunnetit, të cilën ata e kanë shpikur, nga Bid'ah: el-Keulijeh (deklaratat), el-Fi'lijeh (veprat), el-'Akdijeh (besimet).

2) Ata kanë fanatizëm në mendimet dhe gjykimet e tyre, kështu që ata nuk kthehen më mbrapa në Hak nëse kjo është sqaruar dhe qartësuar për to.

3) Ata kanë urrejtje për Imamët e Islamit dhe Dinit.
[Burimi: Seif el-Meslul li Bejan Mefaasid el-Ihtifel Jeum el-Meulud er-Resul]


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 15 Dhul Ke’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.