Monday, October 8, 2012

Ju a do të ishit kënaqur me këtë për motrën apo vajzën tuaj?


Ju a do të ishit kënaqur me këtë për motrën apo vajzën tuaj?

Shejkh Sulejman er-Ruhejli HafidhehUllah



        Sa për martesën me qëllim për shkurorëzim, atëherë po, dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me të dhe shumica janë me mendimin se martesa me qëllim për shkurorëzim është e saktë.

Por megjithatë, ajo çfarë është e qartë për mua - dhe Allahu e di më së miri, është se mendimi më i saktë, është fjala dhe ajo që disa prej Taabi'inëve rahimehullah, kanë thënë se:


    "Vërtet martesa me qëllim për shkurorëzim nuk është e lejuar"

      Kjo është për shkak se ajo nuk mund t’i shmanget dy rasteve (pa të qenit një prej këtyre dy rrethanave)

1.                Kështu që nëse gruaja dhe kujdestari i saj janë në dijeni (të vetëdijshëm) ndaj këtij qëllimi (dmth, qëllimin e burrit që don të martohet me qëllim për tu ndarë me të pas një periudhe të shkurtër). Atëherë kjo martesë bëhet Mu’taa (martesë e përkohshme).


2.              Kështu që nëse gruaja dhe kujdestari i saj në këtë rast nuk janë në dijeni (të vetëdijshëm) ndaj qëllimit të tij. Kështu që kjo bëhet një formë mashtrimi dhe gënjeshtre.


       Dhe për këtë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë lidhur me një grumbull ushqimi që ishte shpëndarë prej shiut, ku pronari i ushqimit e kishte vendosur ushqimin e mirë sipër dhe të keqin poshtë, (çfarë i tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, këtij zotnis të mallit! i tha se):

’’ Kush gënjen nuk është prej nesh.’’ (Muslimi 102)


          Por në kët rast çfarë është me nderin e Muslimanit kurë Legjislacioni (Sheriati) Islam i jep një rendësi të madhe? Kjo është gënjeshtër dhe mashtrim.

         Gjithashtu, kjo ka të bëjë edhe me dëmtimin e gruas. Ai mund të bëj marrëdhënie me një grua që është e virgjër, ku në këtë rast ai ja merr (heq) virgjërinë e saj, kur ndërkohë ai e ka qëllimin për ta ndarë atë.


         Por ai nuk e ndan atë për shkak të një rasti (arsyeje), por ky ka qenë (ishte) qëllimi i tij fillestar. Ai ka patur për qëllim ta dëmtojë atë pasi të ketë kryer marrëdhënie me të, kështu që ai e ka dëmtuar atë.


        Kështu që kjo do të ndikojë tek ajo, dhe kështu ajo do ti urrejë nxënësit e dijes nëse ai ka qenë një nxënes dije ose ajo do ti urreje njerëzit e drejtë dhe të mirë nëse ai ka qenë një prej tyre. Përveç kësaj,  ajo që na është transmetuar ne nga rrugë të sakta, është se në perëndim ka gra Muslimane që e kanë lënë (renegat) Islamin për arsye të këtyre veprimeve.


        Kështu në themi atë çfarë është e qartë për ne - dhe Allahu e di më së miri,

"Se vërtet martesa me qëllim për shkurorëzim nuk është e lejuar"


         Është e mjaftueshme - O vëllezër, është e mjaftueshme që një person të imagjinoj (paramendojë) një situatë të tillë si kjo (në vetëvete) dhe se ai nuk do të jetë i kënaqur me të për vajzën e tij apo motrën e tij. Kështu që si mund të jetë i kënaqur ai me të për bijat e Muslimanëve?


       Nëse një person vjen tek ju, dhe kërkon të martojë motrën tënde me qëllimin për ta ndarë atë –  edhe se ju nuk e dinit qëllimin e tij, më pas ai e ndan atë, ju a do të ishit të kënaqur me të? Pasha Allahun, betohem në Allahun, se ju nuk do ishit të kënaqur me të. Kështu që si mund të jeni të kënaqur ju me të për bijat dhe gratë Muslimane?


         Kështu që ajo çfarë është e qartë për ne - dhe Allahu e di më së miri, është ajo çfarë është thënë nga disa prej Taabi'inëve rahimehullah:
"Se vërtet martesa me qëllim për tu ndarë nuk është e lejuar"




Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani A'Shkodera)

Shkodër, 22 Dhul Ke’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.