Tuesday, October 16, 2012

Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh | Të martohet apo ti bindet Nënës


Të martohet apo ti bindet Nënës

 Shejkh Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh hafidhehUllah

Pyetësi:
Një prej të rinjve / ose një vëlla dëshiron të martohet, por nëna e tij ngulmon që ai të mos martohet derisa ai të ndërtoj një shtëpi për vete. Në këtë rast a është ky vëlla gjynahqar për mosbindje ndaj nënës së tij në këtë çeshtje?

Shejkh Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh hafidhehUllah:

"Pasha Allahun, nëse dëshira e tij për martesë është e fortë dhe ai frikësohet në vetvete për vonimin e martesës prej frikes së kryerjes diçka të ndaluar, atëherë nuk ka asnjë dyshim se martesa është e rëndësishme dhe në këtë rast është shumë më e rëndësishme.

Prandaj nëse shpirti e dëshiron martesën dhe se shtyerja e saj do të krijojë dëm apo stres (shqetesim) në zemrën e tij ose ti hapë atij dyert drejt së keqes - ne i kërkojmë Allahut mirëqenie për vete dhe atë, atëherë në këtë rast martesa bëhet prej çështjeve më të rëndësishme. Kështu që ky i ri le të përpiqet për ta bindur nënën e tij dhe me lejen e Allahut, tani ajo ndoshta është duke na dëgjuar ne. Le ta bëjnë ajo sa më të lehtë martesën për djalin e saj dhe pjesët tjera të çështjeve le të vijnë pas."




Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 30 Dhul Ka’ide 1433

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.