A do të ribashkohen bashkëshortët në Xhennet? - Nga Shejkh
Uthejmin rahimehUllah
Pyetje:
Kur të dy bashkëshortët hyjnë në Xhennet a do të bashkohen ata përsëri?
Përgjigje:
Po. Nëse
burri dhe gruaja hyjnë në Xhennet, atëherë ajo do të jetë gruaja e tij, dhe ajo
nuk do të ketë më shumë se një burrë. Dhe ai gjithashtu nuk do të ketë ndonjë
grua tjetër përveç saj, përveç atë çfarë Allahu i Lartësuar, i jep atij nga Hyritë
ose nga gratë e Xhennetit që nuk kanë burrat në këtë dunja. Dhe nëse një grua
ka pasur dy burra dhe të dy kanë hyrë në Xhennet, atëherë ajo do të zgjedhë mes
tyre, dhe ai që do të zgjedhë ajo do të jetë burri i saj. Dhe kjo është
përmendur në një transmetim se ajo do të zgjedhë atë që ka pasur sjellje më të
mirë.
Shejkh
Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
Përshtati dhe
përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 24 Dhul Ka’ide
1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.