Monday, March 5, 2012

Namazi i një gruaje me fëmijë shumë të vegjël


Namazi i një gruaje me fëmijë shumë të vegjël


Pyetje:
Një grua falet në shtëpinë e saj, duke pasur fëmijë shumë të vegjël dhe nuk ka pjesëtar të familjes ose shërbëtor për ta ndihmuar atë. Ajo mendon se namazet e saj janë gjithmonë të mangëta ose të papranueshme, si pasojë e mungesës së saj në përqendrim për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme të fëmijëve. Cila është këshilla juaj për të?

Përgjigje:
Shejh Muhammed Umer Bazmul; Mësues në Universitetin Umm El-Kura në Mekë


Për sa kohë që kjo grua e fal namazin sipas mënyrës së caktuar, pasi të pastrohet (merr abdes), reciton suren el-Fatiha në këmbë, bën rukunë, ngrihet nga rukuja, qëndron në këmbe, bën sexhde, qëndron e ulur, bën sexhde përsëri, atëherë namazi i saj është i vlefshëm insha'Allah.

Dhe ajo duhet të ndihet e lirë prej çdo përgjegjësie kur është duke e falur këtë namaz. Me lejen e Allahut, ajo gjithashtu merr shpërblim për të gjitha punët e saj në shtëpi dhe për kujdesjen e fëmijëve të saj.

Një herë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) po i udhëhiqte njerëzit në namaz (në xhami), dhe ai e shkurtoi namazin. Pastaj ata i thanë: "O i Dërguari i Allahut! Ju jeni falur në një mënyrë që ne nuk e kemi parë prej teje më parë!" apo diçka të ngjashme me këtë.

Ai u përgjigj (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

"E dëgjova të qarën e fëmijës, dhe mendova se nëna e tij ishte duke u falur me ne, kështu që unë doja ta liroja (nga namazi) nënën e tij për të." [1]

Kështu që, ne këtë rast i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), gjatë faljes së një namazi farz me xhemat, e shkurtoi namazin duke treguar shqetësim për këtë fëmijë. Pra, ky rast është një argument, që e mbështet një grua për të shkurtuar recitimin e saj në namaz, për shkak të përgjegjësive të saj ndaj shtëpisë ose fëmijës së saj, përderisa ajo nuk ka asnjë ndihmë, atëherë nuk ka asgjë të keqe në atë, për aq kohë sa ajo i fal namazet e saj sipas mënyrës së caktuar në Sheriat. Dhe Allahu [i Plotfuqishmi dhe i Lartësuar], thotë:

{Kini pra frikë Allahut dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni} [2]

Dhe i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"... Dhe kur unë ju urdhëroi juve me diçka, atëherë veproni (bëni) prej saj sa të keni mundësi." [3]

Prandaj ajo e falë namazin me më të mirën e aftësisë së saj, duke përmbushur kështu detyrimin e saj dhe në këtë mënyrë ajo e liron vetveten nga çdo përgjegjësi. Përveç kësaj, ajo do të shpërblehet nga Allahu [i Madhëruar dhe i Lartësuar], duke qenë një grua e mirë për burrin e saj, duke u kujdesur për familjen, dhe duke qëndruar në krye të të gjitha përgjegjësive të saj. Me këto vepra ajo korr shpërblime të mëdha dhe arrin virtyte të larta. Dhe për këto gjëra, shpërblimi i saj është tek Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar.

Ajo gjithashtu do të ketë një shpërblim të mrekullueshëm nga Allahu, [i Madhëruar dhe i Lartësuar], për gjithë durimin dhe vetëpërmbajtjen e saj, (siç thotë Allahu Azze ue Xhel) :

{Vetëm ata që janë të duruar do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi} [4]


Fusnotat

[1] nga një hadith autentik i mbledhur nga Ahmedi, shih; Përshkrimi i Namazit te Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) (fq.25 në versionin anglisht),

[2] [Et-Tagabun:64/16]

[3] Sahi el-Buhari nr 7288 (13/317 nga Fet-Hul Bari)

[4] [Ez-Zumer:39/10]

Ky material është përkthyer ekskluzivisht për http://www.bakkah.net nga një incizim kasete, me dijeninë dhe lejen e Shejhut, me dosje nr.AAMB017, datë 25/6/1423.

Burimi: http://bakkah.net/interactive/q&a/aamb017.htm

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

Shkodër Mars 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.