Heqja e çorapeve
kundërshton Sunetin dhe është një imitim i Rauafidh (Shijave)
Shejh Muhammed ibn Salih
el-'Uthejmin (rahimehUllah)
Pyetje: Ç’gjykim ka
heqja e çorapeve sa herë që marrim abdes?
Përgjigje: Kjo bie, dhe
është në kundërshtim me Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem), dhe në të (dmth; me këtë veprim), është një imitim i Rauafidh [1]
të cilët nuk i lejojnë mestet mbi çorape. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem) i tha El-Mughirah radija_Allahu anhu, kur ai donte t’ja hiqte
atij [Profetit] çorapet e tij prej lëkurë, "Lëri ato, sepse i kam veshur
të dyja (këmbët) në to ndërkohë që ishin të pastërta (me abdes)." [2]
Dhe pastaj ai ju ra atyre përsipër (dmth; ju ra Mes).
1-
Një term që zakonisht përdoret për t'iu referuar Shi’itëve
(Shijave).
2-
Transmetuar nga Buhari në librin e Abdesit, në kapitullin:
Veshja e çorapëve (Khuffs) në gjendje pastërtie (206) dhe Muslimi në Librin e
pastërtisë, në kapitullin mbi; Mesti mbi çorapët (Khuffs) e lëkurës (274) (79).
Burimi: Fetaua
Arkaan-ul-Islam, Vol. 1, nga Shejhu i nderuar Shejh Muhammed ibn Salih el-'Uthejmin
(rahimehUllah), fq. 331 (versioni anglisht)
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 15 Sheual 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.