Pyetje pergjigje me
Shejkh 'Ubeid el Xhabiri hafidhahUllah
(Riad, K.S.A Mars 2012)
بسم الله الرحمن الرحيم
Pyetja nr 6:
Është e qartë dhe e dukshme dhe kjo aktualisht në kohën tonë ku shumë
njerëz janë larguar nga kërkimi i diturisë dhe në vend të saj ata janë bërë
shumë të dhënë (preokupuar) pas fitimit të pasurisë. Është e mundur (mundet) që disa prej
tyre kanë qenë shumë të zellshëm në kërkimin diturisë dhe kryerjen e shumë veprave
të mira para se të vinin në Arabinë Saudite. Por megjithatë, pas mbërritjes,
shumë prej këtyre individëve jo më prezantohen apo marrin pjesë në mësimet e
dijetarëve, dhe nuk kërkojnë më dije. Cilat janë shkaqet për këtë, dhe cila është
mënyra për përmirësimin dhe kurimin e kësaj sëmundje ? Allahu të ruajtë, dhe të
shpërbleftë për përgjigjen tënde.
Përgjigje:
Ky është një rast që ndodhë me shumë njerëz.
Ata ndikohen nga përtacia dhe mërzia. Për këtë arsye, ata kanë nevojë për shoqërimin
me vëllezër të mirë dhe që janë aktiv për kërkimin e dijes. Është e mundshme që
nëse kjo ndodhë (shoqërimi me vëllezër të mirë), Allahu, do t'i ndihmojë ata (dmth; ata që nga
përtacia dhe mërzia e kanë lënë kërkimin e dijes), ti forcojë ata dhe t'u japë atyre
vendosmëri në kërkimin e dijes dhe për të thirrur tek Allahu Azze Ue Xhel, me pastërti dhe qartësi.
Vërtetë që kjo (lënia e kërkimit te dijes –
dhe në vend të saj preukupimi pas pasurisë) është një rrugë tej e shumë - shumë
e rrezikshme, dhe fakti (arsyeja) që një person devijon është se ai e distancon veten nga
njerëzit e dijes, ose nuk mbanë kontakt me ta!
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 14 Dhul Ke’ide 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.