Tuesday, November 20, 2012

Këshillë madhështore nga Shejkh Rabia hafidhehUllah



Këshillë madhështore nga Shejkh Rabia hafidhehUllah

Për rëndësinë e kthimit të rishikimit saktësisht të Akides dhe Teuhidit, si dhe ripërtëritja e Imanit dhe frikësimi prej Shirkut dhe Hipokrizisë.

 Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali (hafidhehUllahu ue Teala) thotë:

"Shiko botën Muslimane sot, shkoni në Egjipt, ose shkoni në Sudan, ose shkoni në Pakistan, dhe ju do të shihni praktika të rreme-boshe dhe tepër të rrezikshme. Në këtë tokë të Arabisë Saudite, ne i kemi çrrënjosur varrezat e ngritura lart që lidhen me adhurime të rreme – e gjithë Lavdërimi i takon All-llahut Aze ue Xhel. Mirëpo, shumë thirrës sot e bëjnë të lehtë për njerëzit për të shkuar në këto vende apo në vende të tjera të mosbindjes ndaj All-llahut, në shtete të tjera, ndërsa në të njëjtën kohë ka mundësi ajo që ata ti shpallin të pavlefshme rëndësitë e fjalëve të theksuara nga të tjerët (Dijetarët) për të bërë thirrje vetëm në adhurimin e Allahut (një, i Vetëm, i Pashok).

Oh vëlla, i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nga koha në kohë në mënyrë të shpeshtë u bënte thirrje shokëve të tij për të ripohuar betimin për besnikërinë ndaj tij se ata nuk do të shoqërojnë askënd dhe asgjë në adhurimin e tyre me All-llahun Aze ue Xhel. Ai e bëri Ebu Bekrin dhe Umerin, Ibn Mes'udin, Ubeideh Ibn es-Samit radija_Allahu anhum, dhe të tjerët prej mesit të tyre ta bëjnë apo ta ripërtrijnë përsëri betimin për besnikëri ndaj tij se ata nuk do të shoqërojnë ose të bashkojnë asgjë dhe askënd tjetër në adhurim me All-llahun, dhe se ata do ta falin namazin, dhe kështu me radhë të tjerat.

Pse ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do ta riafirmonte këtë betimin për besnikëri përsëri me të tillë si Ebu Bekri dhe Umeri radija_Allahu anhum?

Sepse besimi ynë i saktë kërkon gjithmonë që të rifreskohet, (përsëritet- ringjallet-rindezje) dhe të ripërtërihet. Se kjo Akide (besim) e saktë, është e nevojshme që ne si individë ta mbjellim atë në mënyrë të përkryer dhe ta vendosim mbrenda nesh-veteve tona, dhe mes nesh si Muslimanë, dhe se ne ta kujtojmë vendin dhe rëndësinë e saj (Akides). "...

Gjithashtu Shejkh Rabia thotë:

"Dhe edhe nëse atje, sot është një thirrës që e paralajmëron saktësisht atë popull nga kjo praktikë e rreme në shoqërimin e tjerëve në adhurim me All-llahun , njerëzit do ti thonë atij:

"Ti a mendon se ne jemi adhurues idhujsh? "

Atëherë pse vetë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do ta riafirmonte këtë betim për besnikëri me të tillë sikurse me Ebu Bekrin dhe Umerin radija_Allahu anhum, se ata nuk do ti shoqërojnë apo bashkangjesin asgjë (shok-ortak-partner) me All-llahun në adhurimin e tyre, po përse jo tani ju o thirrës nuk tërheqni vërejtje nga kjo praktikë e bashkangjitjes - shoqërimit të tjerëve me All-llahun në adhurim? !

I Dërguari i All-llahut, Ibrahimi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë në duanë e tij tek All-llahu:

واجنبني وبني أن نعبد الأصنام

"... Dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi idhujve." (Ibrahim, ajeti 35)

Po, Ibrahimi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - Babai i Profetëve –Alejhimus - Salatu ues- sel-lam, dhe Khalil-ur-Rahman ka thënë:

واجنبني وبني أن نعبد الأصنام رب إنهن أضللن كثيرا من الناس فمن تبعني فإنه مني ومن عصاني فإنك غفور رحيم

"... Dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi idhujve.’’O Zoti im! Vërtetë që ata (idhujt) kanë gabuar e humbur shumë nga njerëzit. Por kushdo që më ndjek mua, vërtet që ai është prej meje dhe kushdo që nuk më bindet e nuk më ndjek mua (rrugën time), atëherë Ti je vërtet gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë ."(Ibrahim, ajeti 35-36).

Ai ishte i informuar (në dijeni) se nga mesi i pasardhësve të tij do të ketë shumë profetë, por pavarësisht nga kjo ai ende kishte frikë për ta. Pra, si mund ta konsiderojmë ne veten tonë të ruajtur dhe të sigurt (të shpëtuar) nga ky rrezik?!


Ja Mukal-lib el- Kul-lub Theb-bit Kulubena ala Diinik
(O Ndryshuesi i zemrave ! Bëje zemrën time të qëndrueshme në Fenë Tënde!).

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e bënte shpesh këtë dua dhe ua mësoi shokëve të tij për ta thënë këtë dua. Mirëpo shumë mes nesh sot në mënyrë të pamerituar (besojnë dhe thojnë) se zotërojnë besim të plotë se nuk do të bien në hipokrizi dhe në shoqërimin e tjerëve me All-llahun Aze ue Xhel.

Por Sahabët shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, u frikësuan për vetet e tyre nga hipokrizia.

Ibn Ebi Melaikeh rahimehUllah, ka thënë:

"Unë kam takuar tridhjetë prej shokëve të Profetit Muhammed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe të gjithë ata frikësoheshin për veten e tyre prej të qenit hipokritë."

Shejkh Rabia gjithashtu thotë:

"Si e tillë, është e nevojshme (obligim) që secili prej nesh të frikësohet prej rënjes në hipokrizi, dhe të frikësohet prej rënjes në çështjet e shoqërimit të tjerëve në adhurim me All-llahun, dhe frikë për zemrat tona që mos të devijojnë nga e vërteta.

All-llahu Aze ue Xhel thotë:

ربنا لا تزغ قلوبنا بعد إذ هديتنا وهب لنا من لدنك رحمة إنك أنت الوهاب

(Ata thanë): "Zoti Ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote.Vërtet, Ti je Dhuruesi  më i Madh"(Al-Imran, ajeti 8)

 Dhe ajeti.

فلا يأمن مكر الله إلا القوم الخاسرون

"… Askush  nuk është i sigurt ndaj Planit të All-llahut, përveçpopullit të humbur (të dënuar me shkatërrim). " (Al-A'raf, ajeti 99)

Pra, ne kemi frikë prej atyre gjërave që mund të ndikojë në qëndrueshmërinë dhe fuqinë e Imanit brenda vetes tonë.

Prandaj, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për afrimin e sebepeve për qëndrueshmëri, me veprime që janë në bindje ndaj All-llahut, dhe nënshtrimit me plotë bindje në përputhje ndaj All-llahut subhanehu ue teala, duke kërkuar falje prej All-llahut subhanehu ue Teala, gjatë ditës dhe natës, gjithmonë duke e kërkuar me përulësi prej Tij dhe duke iu lutur të na bëjnë të fortë në Islam, dhe All-llahu, udhëzon prej duarve tona, ata të cilët e duan udhëzimin e Allahut subhanehu ue Teala. "

Shejkh Rabia gjithashtu thotë:

"Sa për rrezikun e të gënjyerit dhe hipokrizisë, ne do t'ju ofrojmë ju disa thënie në lidhje me këtë. Vërtetë shumë prej lidërve – kokave kryesore të pavërtetës dhe devijimit – bidatit e '' veshën pektin '' e Islamit dhe bënë një paraqitje të jashtme të adhurimit gjoja për përpjekje për ti korrigjuar-ndrequr çështjet, pasi kjo përpjekje e tyre nuk u bë e mundshme që ata ti mashtrojnë njerëzit përmes zbukurimeve të veteve me këtë 'rrobë' të Islamit me të cilën ata e paraqitën-shfaqen veten duke i dhënë pamje vetes gjoja se janë Muslimanë të drejtë.

Pra, në çdo rast, nëse ai tregon-shfaqë cilësinë apo karakteristikën e rrencakut -gënjeshtarit edhe nëse ai agjëron gjatë ditës dhe falet gjatë natës, atëherë kjo gënjeshtër është një cilësi prej cilësive të hipokrizisë. Më tepër përveç kësaj, nëse ai disponon cilësinë e daljes kundër fjalës së tij dhe në teprimin e diskutimeve të tij, atëherë ai qartazi qëndron si një hipokrit i kulluar, dhe prej kësaj ne kërkojnë strehim në All-llahun Aze ue Xhel.

Ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

 “Shenjat e hipokritit (munafikut) janë tri: Kur flet gënjen, kur premton se mban premtimin kur jep besën tradhton dhe kur diskuton, ai shkon në ekstrem”

Pra, këto katër karakteristika, nëse ai i posedon këto katër, atëherë ai është një hipokrit i kulluar. Dhe unë them se tri karakteristikat e para janë ato të cilat janë përmendur në transmetimin e Ebu Hureires radija_Allahu anhu. Mirëpo, trasmetimi i Abdullah ibn Umerit radija_Allahu anhum, përmend katër karakteristika- cilësi. Në këtë rast, nëse ai i posedon të gjitha këto karakteristika të përmendura, atëherë ai është një hipokrit - munafik i kulluar mbi hipokrizi të qartë. Dhe kjo mund të jetë në lidhje me individë të veçantë, kjo mund të jetë e kufizuar në hipokrizinë e veprave apo veprimeve, ose kjo mund të jetë realisht hipokrizi e plotë në besimin e brendshëm të dikujt e cila pastaj e nxjerr atë jashtë kufijve të Islamit.

Ajo që ka qenë e shpjeguar më parë për ju, është se në realitet sot disa njerëz e konsiderojnë çështjen e hipokrizisë, si një gjë që ka 'përfunduar'. Ata mendojnë dhe pretendojnë se hipokrizia ishte 'vetëm' në kohën e të Dërguarit të All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe se për kohët e fundit (pranishme), këto individë pretendojnë se janë 'të shfaqësuar' prej hipokrizisë që ndodhet brenda tyre. Kjo është dhe duket qartë prej injorancës dhe marrëzisë që ata kanë dhe mbartin në vetet e tyre, dhe ne nga kjo kërkojmë strehim tek All-llahu Aze ue Xhel.

Se vërtetë, më i dituri (më me njohuri) prej njerëzve në lidhje me hipokritët-munafikët ishte Sahabiu i nderuar Hudheife ibn el-Jeman radija_Allahu anhu, dhe ky Sahabi i nderuar Hudhejfe ibn El-Jeman radija_Allahu anhu, i cili ishte më i dituri rreth hipokritëve ka thënë:
’’ Munafikët (hipokritët) në ditët tona janë më të këqinj se sa ata në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Ai u pyet:
"Si është (e mundur) kjo o Ebu Abdullah"?
Ai u përgjigj:
Sepse  në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ata (Munafikët-hipokritët) përpiqeshin ta mbanin të fshehur nifakun (hipokrizinë) e tyre, kurse në ditët tona Munafikët, e kryejnë apo e shfaqin haptazi hipokrizinë e tyre.’’


Pra, këta individë e shfaqin dhe e tregojnë haptazi hipokrizinë e tyre, dhe flasin lidhur me çështjet e tyre të turpshme, me kundërshtimin e tyre ndaj Muslimanëve. Dhe kjo veçanërisht në mënyrë të veçantë në çështjen e thirrjes për tek Allahu i Lartësuar (një, i Vetëm, i Pashok), ai që lufton dhe thërret kundër thirrjes të vërtetë, angazhohet në mashtrimet dhe shpikjen e gjërave, atëherë nuk është diçka e vështirë – apo zorshme për t'u konsideruar, se shumë prej tyre janë vërtetë hipokritë të qartë të plotë dhe të kulluar. Dhe ne e lusim Allahun për shëndet dhe mirëqenie. "

Burimi: A LightHouse of Knowledge From a Guardian of the Sunnah, pgs. 222-223, and 240-241.
Post Courtesy : via Salafis of Florida Mailing list

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 6 Muharrem 1434

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.