20 Këshilla për Motrën time para Martesës
Marrë nga libri "20 Këshilla për Motrën time
para Martesës"
Nga Dijetari fisnik Bedr bin Ali El-Utejbi hafidhehUllah.
"Dije atë se gratë ndryshojnë më shumë se
gishtat e dorës tëndë. Pra jeni të kujdesshëm në trajtimin e tyre."
Çdo Grua e keqe në mënyrë të
pashmangshme do tu dëmtojë ju:
Lloji i parë:
• Gruaja që pëlqen vetveten e saj e
përçmon (ulë vlerën) burrin e saj (27).
(27). Do të thotë se ajo është arrogante, dhe vazhdimisht
e përbuz bashkëshortin e saj, qoftë për shkak të inteligjencës së tij, fisit të
tij, pasurisë së tij, arritjeve të tij në jetë, etj.
• Nëse ai e nderon
atë, ajo e konsideron këtë si asgjë tjetër, përveçse si rezultat i virtytit të
saj mbi të (28).
(28). Ajo nuk e falënderon atë, por për shkak të
arrogancës të madhe që ka, ajo mendon se cdo gjë që ai bën për të, është për
shkak të krenarisë që ajo shfaq kundrejt tij.
• Ajo nuk tregon
mirënjohje për mirësjelljen e tij. Në sytë e saj ai gjithmonë dështon.
• Ajo e lëshon
gjuhën e saj mbi të (burrin) si një shpatë e mprehtë.
• Pakujdesia dhe mendjemadhësia
ja kanë larguar mbulesën e turpit prej fytyrës së saj: ajo nuk ka turp prej
ekspozimit të gabimeve të saj madje edhe në sytë e fqinjëve (29).
(29). D.m.th ajo i flet atij me zë të lartë tepër të
pahijshëm dhe shamatues, në atë pikë saqë zëri arrin jashtë shtëpisë. Sjelljet
e saj nuk e shtyjnë atë që ta uli zërin, përkundrazi, ajo e ngren atë, dhe nuk
turpërohet përpara fqinjëve apo mysafirëve.
• Ajo i ngjan një qeni që ulërinë mbas
egërsirës, që leh dhe të kafshon.
• Fytyra e burrit të saj është e
pikëlluar (30), dhe nderi i tij është shkelur dhe dhunuar mes njerëzve.
(30). Unë kam përmendur në vende të ndryshme: sjellja e
një gruaje shfaqet në fytyrën e burrit të saj, veçanërisht kur vijnë mysafirë
në shtëpi. Kështu që, kushdo që gëzohet me ardhjen e miqve, i pret ata me
mikpritjen më të mirë: ushqim të shijshëm dhe pije, mirëseardhje të ngrohtë,
dhe fytyra e burrit është e lumtur po ashtu, në këtë rast gruaja e tij është me
e gëzuar dhe me e lumtur për miqtë e bashkëshortit të saj. Në të kundërtën,
fytyra e të cilit është e dëshpëruar, ushqimi dhe pijet nuk janë përgatitur
mirë, enet janë të papastërta, dhe ai është dembel në nderimin e miqve të tij,
atëherë dijeni mirë se mbrapa tij është një grua që ndihet edhe me shumë e
munduar nga prezenca e miqve.
• Ajo e ngarkon atë me etikën e saj të
keqe dhe nuk ka prirje për çështjet e tij të kësaj bote apo Fetare.
• Ajo as nuk i përmban detyrat e saj
ndaj tij, pavarësisht nga shoqërimi i tij dhe i shumë fëmijëve që mund të kenë.
• Ajo nuk njeh asnjë të mirë që ai bën.
• Mbulesa e tij është zbuluar dhe e
bërë publike. Të gjitha të mirat që ai bën janë varrosur (31).
(31). Ajo i përmend gabimet e tija përpara grave të tjera, e ul atë. Pa marr parasysh sa shumë bën ai për të, ajo ia maskon të mirat para njerëzve, duke mos i mirënjohur punët e tija para tij apo para
tjerëve.
• Ai zgjohet në mëngjes i dërrmuar dhe
hyn në mbrëmje i vrenjtur me të (32).
(32). Ai zgjohet i mërzitur, si shkak e natës që kaloi me
këtë grua mospërfillëse, dhe në mbrëmje ai shkon të flejë në gjëndje irrituese,
nga një ditë katastrofike me të.
• Pija e tij është e thartë. Ushqimi i tij është zemërimi.
Fëmijët e tij janë tretur dhe shtëpia e tij është shkatërruar (33).
(33). D.m.th nga mendjemadhësia e saj e tepërt, ajo nuk e lodh veten me
fëmijët apo pajisjet shtëpiake. Djali i saj është një gërmadhë, po ashtu edhe
shtëpija e saj, e gjithë kjo për shkak të neglizhencës dhe për shkak mungesës
së mbështetjes dhe bujarisë nga ana e saj.
• Rrobat e tij janë të ndyra dhe flokët
e shprishur. Nëse ai qesh ai ndihet i përulur (34), dhe nëse flet ai
ndihet i sëmurë. Dita e tij është natë; nata e tij është mjerimi (35).
(34). D.m.th nga mërzia e tepërt në jetën e tij, kur ai qesh,
shenjat e pikëllimit dhe keqardhjes shfaqen në fytyrën e tij, me ndjenjën e
deshtakut. Për të, gjithashtu është vështirë të flasë, si shkak i pesimizmit të
madh. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga kjo gjendje e tillë!
(35). D.m.th dita e tij është natë, si shkak i problemeve
që përballet, po ashtu nata e tij është mjerim për shkak të saj. Ue la haule ue
la ku-uate il-la bil-lah!
• Ajo e kafshon atë si një gjarpër
vicioz, dhe e pickon si një akrep.
Lloji i dytë:
• Prej mesit tyre
janë: Esh-Shafsha’liik (gruaja e shthurur dhe dembele), Esh-Sha’sha (gruaja e
gjatë), Es-Salfa’a (haptazi grua e paedukuar), poseduese e helmit të plotë
(36), si një xixëllojë që ende nuk ndriçon, ajo vërtitet me erën dhe fluturon
me të gjithë që kanë krahë (37).
(36). Esh-Shafsha’liik: gruaja e shthurur dhe dembele.
Esh-Sha’sha: gruaja e gjatë. Es-Salfa: gruaja me sjellje të keqe revoltuese.
Qëllimi i gjithë kësaj është për të treguar madhësinë e sjelljeve të saj të
ulëta dhe natyrës së saj të mangët.
(37). Gjithë keto karakteristika tregojnë që ajo nuk
është e qëndrueshme në mendimin e saj. Ajo vepron sipas mendimeve të tjerëve,
fle me një mendim dhe zgjohet me një tjetër. Burri i saj nuk ia di orën, dhe
ajo nuk është e qëndrueshme në një rrugë të caktuar.
• Nëse burri i saj thotë:
"Jo", ajo thotë: "Po". Nëse ai thotë "Po", ajo
thotë "Jo" (38).
(38). Kjo është për shkak të natyrës së saj arrogante dhe
kokëforte, e cila e bën atë të jetë e kënaqur me kundërshtimin e kërkesave të tij
dhe mosbindjen e urdherave të tij.
• Ajo është e lindur për ta turpëruar
atë. Ajo i hedh poshtë të mirat që ai ka bërë për të (39), dhe e përbuzë atë
duke e krahasuar me burra të tjerë.
(39). Ajo është shkaku i kësaj përuljeve, dhe ajo
zhvlerëson cdo gjë të mirë që ai bën për te.
• Ajo e vërtitë atë
nga një gjendje në një tjetër, deri në atë pikë saqë shtëpia e tij është bërë e
parëndësishme tek ai dhe bijtë e tij janë bërë burim mërzije.
• Jeta e tij
prishet dhe ai e shef veten e tij të përbuzur. Vëllezërit e tij e këshillojnë
dhe fqinjët e tij kanë mëshirë për të (40).
(40). Ajo është shkaku i zymtesisë së tij, që e bën atë
ta urrej shtëpinë e tij, ai mërzitet me fëmijet e tij, e urren jeten e tij
martesore, as qe nuk kujdeset për veten e tij, deri në atë pikë sa fillon t’i
dhimbset fqinjëve dhe fisit të tij.
Lloji i tretë:
• El-Uarhaa (Gruaja budallaqe), (41),
(41). El-Uarhaa’: Gruaja budallaqe. Kjo fjalë rrjedh nga
përshkrimi i reve, kur janë të mbushur me shi. Kjo lloj gruaje është e
dhembshur kohë pa kohë, sa arrin deri në shkujdesje.
• Flirtuese kur nuk
është e duhur, flet me një pa qartësi, dhe kënaqet me veten e saj në atë që nuk
i përket asaj (42).
(42). Ajo flet sikur të ishte duke përtypur gjuhën, dhe
për më keq, ajo përzihet në gjërat që nuk i takojnë.
• Ajo është e
kënaqur me dashurinë e saj, kënaqet në pasurinë e tij (43), dhe ha si një gomar
në kullotë.
(43). Si shkak i ngathtësisë së saj: Synimi i vetëm që ka
është që burri i saj ta dojë atë pa e munduar aspak veten që ta fitojë dashurinë
e tij.
• Dielli ka lindur
dhe ai akoma nuk ka dëgjuar një fjalë nga ajo (44), ushqimi i saj është i ndenjur;
enët e saj janë të pista (të palara), Brumi i bukës është thartuar, uji i
gatimit është i vakët (45), bari mund të mbijë në plaçkat e saj (46), ajo nuk angazhohet
as për më të voglën vepër të mirë (47). Ajo e mundon shërbëtorin e saj dhe i zemëron
fqinjët e saj (48).
(44). Kjo për të treguar dembelizmin e saj, dielli ka
lindur e ajo është akoma në gjumë, heshtje nga ana e saj. Shtëpia e saj as nuk është fshirë as rregulluar. Sa gjërat i ka ky lloj! Gjithashtu, këtu na
tregohen karakteristikat e bashkëshortes së kompletume, që do te ishte e
kundërta e këtij lloji. Bashkëshortja e kompletume është aktive që herët në mëngjes, duke pastruar dhe zbukuruar shtëpinë.
(45). Nga dembelizmi i saj është se, kur ajo shtron
ushqim për burrin e saj ose mysafirin, ushqimi është i ndenjur, jo i sapo
gatuar, po ashtu enët janë të njollusura nga ushqimi i vjetër dhe yndyra. Dhe
gatimi i saj është aq i keq saqë brumi është beri i tharmë nga fermentimi i
gjatë. E gjithë kjo është nga dembelizmi i saj. Gjithashtu, uji i gatimit është i vakët, jo i vluar mirë.
(46). Kjo është nga gjërat që të bëjnë të qeshës dhe të
qash. Duke përshkruar dembelizmin ekstrem të kësaj bashkëshorteje, plackat e
saj kanë kaq shumë kohë pa u ndrequr ose larë, saqë papastërtia është formuar
në to, deri në atë pikë sa duket si tokë ku mund të rriten bimë. Është kritike
që gruaja t’i largohet kësaj, përkundrazi ajo duhet të jetë e dhënë mbas
pastrimit, organizimit dhe rregullimit të cdo pjesë të shtëpisë.
(47). Që do të thotë se ajo nuk është në marrëdhënie
shoqërore me fqinjët, të bashkëpunojë me ta, t’ia ngjisi dorën dhe t’i nderojë.
(48). E gjithë kjo është për shkak të dështimit në jetën
martesore, sjellja e saj e poshtër. Ajo e dëmton shërbëtorin e saj dhe fiton
urrejtjen e fqinjëve.
Lloji i katërt:
• Është grua e
dashur dhe e dhembshur - e ndjeshme), e bekuar në mbajtjen e fëmijëve, mund t'i
besohet ndërkohë që ajo është vetëm, e dashur tek fqinjët e saj, e denjë
për t'u lavdëruar hapurazi dhe në privat, e sjellshme dhe bujare në
marrëdhëniet e saj martesore.
• Shumë virtyte, ajo flet me zë të ulët
(49), ajo e mban një shtëpi të pastër, shërbëtori saj është i ushqyer mirë
(50), djali i saj mbahet mirë (51),
(49). Ky është zakoni i grave me sjellje të mirë, i
flasin me butësi burrave të tyre, nga nderi dhe respekti që kanë për të.
Njëlloj, kur ka të bëjë me fëmijët në shtëpi. U përmenden më lart ato gra që
shfaqin vetet e tyre duke ngritur zërin përballë fqinjëve.
(50). D.m.th: Nga bujaria e saj, shërbimit të shkëlqyer,
dhe gatimit të përsosur, shërbyesi i saj është ushqyer mirë. Po fëmijët e saj
dhe bashkëshorti? S’ka dyshim që janë të ushqyer edhe më mirë.
(51). Pastërtia e fëmijëve tregon pastërtinë e nënës,
kështu që ajo gjithmonë kujdeset që të ketë një higjenë të mirë, rroba të
pastra, dhe mbi të gjitha, që të jetë e pastër brendësisht, me sjellje virtuose
dhe fjalë të bukur.
• Ajo është e
vazhdueshme në bërjen e veprave të mira; burri i saj është shumë i kënaqur.
• Ajo është
zemërbutë e ndjeshme dhe e dashur. Ajo përshkruhet me të paturit e ndershmërisë
dhe të bërjes shumë të mira.
• Allahu të bëftë
ty, O motër, nga mesi i atyre që ndjekin udhëzimin dhe kanë Takua, për të
shmangur Zemërimin e Allahut dhe e kënaqur me Kënaqësinë e Tij!
Ky është përfundimi i këshillave të tij, në të cilën
përmban një mesazh të rëndësishëm mbi përshkrimet e grave të virtytshme dhe të gabueshme.
Fund.
Maktabatul Uthejmin
http://as-salafiyyaat.posterous.com/#!/20-pieces-of-advise-to-my-sister-before-marri
Përshtati dhe përktheu:
Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj) Montreal, Kanada.
Dhe
Arbrit Kraja (Ebu Jusuf) Shkodër, Albania
Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj) Montreal, Kanada.
Dhe
Arbrit Kraja (Ebu Jusuf) Shkodër, Albania
14 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.