Saturday, November 24, 2012

Mos agjërimi i Ditës se Ashures nëse përputhet me të shtune nuk është një humbje, por merr dy shpërblime - Shejkh el-Albani



Mos agjërimi i Ditës se Ashures nëse përputhet me të shtune nuk është një humbje, por merr dy shpërblime - Shejkh el-Albani

     Mos agjërimi i Ditës se Ashures nëse përputhet me të shtuna nuk është një humbje, por merr dy shpërblime - Shejkh el-Albani rahimehullah

Pyetje: "Cili është gjykimi për agjërimin e Ditës së Ashures ose Arafatit nëse ata përputhen me të shtunën?"

Shejkh el-Albani rahimehullah, përgjigjet:

     Lidhur me (Hadithin) "Mos e agjëroni të shtunën" disa njerëz janë nën përshtypjen e gabuar se nëse e lënë agjërimin të shtunën për shkak të saj që ajo përputhet me Ditën e Ashures ose me Ditën e Arafatit, atëherë ne do të humbasin shpërblimet e agjërimit në njërën prej këtyre dy ditëve që koinçidoi me të shtunën. 
    Them Jo, ne nuk do ta humbasim, (Por), ne do të marrim dy shpërblime.

     Shpërblimi i parë  është se ne e kemi nënshtruar zemrën dhe shpirtin tonë tek thënia e të Dërguarit të All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Mos e agjëroni të shtunën, përveç nëse është e obligueshme për ju. E nëse ndokush prej jush nuk gjen asgjë për të ngrënë përveç lëvores së drurit atëherë le ta përtypë atë”[1].

      Prandaj ne veprojmë mbi këtë hadith për shkak se agjërimi i ditës së Arafatit dhe Ditës së Ashures nuk janë të obligueshme. I Dërguari (alejhi ue sel-lam) ka bërë përjashtim vetëm për agjërimet e obligueshme nëse ato përputhen me të shtunat, këto janë të lejuara për tu agjëruar , (Por) sa për agjërimet e tjera përveç të obligueshmeve, ne jemi të ndaluar për agjërimin e tyre (nëse ato përputhen me të shtunat ).

      Shpërblimi i dytë  është se ne jemi të përfshirë në thënien e tij (alejhi sal-lam):

 "Kushdo që e lë diçka për hir të All-llahut, All-llahu do ta zëvendësojë atë për të me diçka më të mirë" [2].

     Kështu që ne e kemi lënë agjërimin e Ditës së Arafatit për shkak të asaj që ajo përputhet me të shtunën. Ne nuk e kemi humbur agjërimin e Ditës së Arafatit. Pse? Sepse ne kemi lënë atë për hir të Allahut, kështu që Allahu do ta zëvendësojë atë për ne me diçka më të mirë. E njëjta gjë thuhet edhe në lidhje me agjërimin e ditës së Ashures.

[1] Sahih et-Tirmidhi 744, Sahih Ibn Maxhe 1413
[2] Shejkh el-Albani e ka bërë Sahih në Hixhaabul-Mer.ah  f.49.

[silsilatul-hudaa wa-nnoor 211/6 / asaheeha translations]



Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Muharrem 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.