Shejkh Zejd ibn Muham-med
ibn Hadi El-Medkhali hafidhehUllah
Një pyetes nga Franca pyet se gruaja e një vëllait ka filluar të
mos i bindet Allahut të Lartësuar, duke folur me ata që nuk janë prej mahremeve të saj, duke pirë duhan dhe duke hequr hixhabin.
Ai e ka këshilluar atë disa herë, por pa dobi.
Ai
kërkon prej jush një këshillë: a ta ndajë atë (divorcojë), apo çfarë të bëjë?
Përgjigje:
Në
ato vende kur një femër pranon fenë Islame, hyn në Islam dhe falë pesë namazet,
ajo korrigjohet në gabimet e tjera (mbetura). Mos të shpejtohet në ndarjen
(divorcin) e saj derisa ta këshillojë atë. Pas këshillës nëse falet.
Ndërsa nëse nuk fal farzet dhe nuk i jep rëndësi nderit të saj (pra neglizhon),
atëherë ai nuk ka hajr në të.
Nëse ai e lë (divorcon) atë për hirë të All-llahut të Lartësuar, All-llahu ia
zevëndëson atij një më të mirë se ajo. Po.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja
(Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 3 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.