Kundërshtimi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan HafidhehUllah.
Pasojat e Kundërshtimit të Dërguarit të Allahut, Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
S'ka asnjë pikë dyshimi që qëndrimi i një personi në Islam është në Dorë të All-llahut Aze ue Xhel.
Duhet të dihet se ne nuk jemi plotësisht në kontroll të asaj që nëse apo jo ne do të mbetemi në Islam deri sa të vdesim.
Mirëpo, ne duhet të dimë një gjë, se pasi t'i mësojmë, ne duhet t'i miratojmë praktikojmë të gjitha këto udhëzime që neve na ndihmojnë për ta përmbushur këtë detyrë.
Nëse këto udhëzime paraprake dhe mbrojtëse miratohen dhe praktikohen prej nesh, atëherë Allahu Aze ue Xhel, do të na ndriçojë ne me begatitë dhe mirësitë e Tij dhe do ta përmbush bekimin e Tij mbi ne, duke na bërë që ne të vdesim në Islam, sepse ne i mësuam, miratuam dhe praktikuam udhëzimet e të (Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel -lem) dhe u përpjekëm duke e kërkuar rrugën për të fituar Shpëtimin dhe Mëshirën e Tij, dhe vërtet All-llahu është Mëshirues i Madh, dhe Bujar.
Dhe kur Allahu, e sheh që robi i Tij, ka një shqetësim apo preokopim brenda vetes, në zemrën e tij dhe dëshirë për të bërë vepra të mira dhe një urrejtje për të keqen dhe gjithashtu frikën e rënies në të këqijat, atëherë Allahu i Lartësuar, e forcon, e mbron, e ruan dhe e bën Fenë e tij të sigurt dhe të plotë me gjithçka që është e mirë.
Por, nëse All-llahu, e sheh atë që robi i Tij, ia kthen shpinën pa pasur dëshirë për të bërë mirë dhe vepra të mira, dhe duke mos pasur aspak urrejtje për të keqen dhe të këqijat, atëherë në këtë rast Ai e lë atë në rrugën që ai ka zgjedhur, si një ndëshkim prej Drejtësisë së Tij, ndaj tij.
Siç thotë Allahu në Kuranin Fisnik:
"Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në Zjarr – Dhe sa përfundim i keq !" An-Nisa, 115.
Pra shkaku erdhi nga vetë robi, i cili e kundërshtoi të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel -lem, duke ndjekur rrugë tjetër nga rruga e besimtarëve.
Kjo na tregon dhe na e bën të qartë ne, se robi ishte vetë ai që e filloi shkakun (duke e kundërshtuar të Dërguarin e Tij) dhe më pas duke e ndjekur atë ndëshkimi prej Drejtësisë së Allahut Aze ue Xhel.
"… Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në Zjarr – Dhe sa përfundim i keq !" An-Nisa, 115.
Fund.
Burimi : Marrë nga libri:
“Understanding Islam, the solution for the trials of life”
“Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja për sprovat e jetës” fq,15-16.
Me autor : Al'llame esh-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan HafidhehUllah.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 8 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.