Të prezantuarit e vajzës për Martesë për te
devotshmit
Transmetohet nga Abdullah ibn Umer se Umer
ibn Khatab radija_Allahu anhu anhuma, mbasi që vajza e tij Hafsah humbi burrin
e saj Khanis ibn Hithaafah es-Sahami tha.
Unë shkova tek Uthman ibn Affuan radija_Allahu
anhu, dhe ja propozova Hafsan atij për martesë.
Ai (Uthman ibn Affuan) më tha:
''Unë do të mendohem për këtë.''
Prandaj unë prita për disa ditë dhe e takova
atë përsëri.
Ai me tha:
''Unë nuk mendoj se do të martohem me të në
një të ardhme të afërt.''
Dhe si resultat i kësaj Umeri tha:
''Unë takova Ebu Beker es-Sidik dhe i
thashë:
''Nëse ti dëshiron unë do ta martoja Hafsah
bint Umer për ty.''
Kështu që Ebu Beker qëndroj i heshtur dhe
nuk më kthej asnjë përgjigje të vetme dhe si pasojë e kësaj unë u zemërova me
të dhe me Uthmanin.
Mbas dy ditësh i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kërkoj që ta martojë Hafsan, kështu që unë e
martova atë me të.
Ebu Bekri erdhi tek unë dhe më tha:
''A ishe ti i zemëruar me mua kurë ti më
propozove Hafsan për mua dhe une nuk tu përgjigja ty?''
Umeri tha: ''Po''
Ebu Bekri i tha:
''Asgjë nuk më pengoi për tu përgjigjur ,
përveç që e dija se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e
kishte përmendur atë. Unë nuk doja të tregoja sekretet e të Dërguarit të Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, por nëse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem, do ta kishte lënë atë, atëherë unë do ta kisha marrë (martuar) atë.''
Burimi:
Trs Buhari: në një kapitull në Sahihun e tij me titull :Burri që
ofron vajzën e tij apo motrën tij për martesë për njerëzit (besimtarët) e mirë
(devotshëm).
Shkëputur nga Anglishtja në librin me titull:
Mbrojtja e të Drejtave të Grave Besimtare. Fq 50 - 51
Shkruar nga Um Salameh es-Salafija, duke
përfshirë këtu edhe prezantimin nga Imam Abee 'Abdir-Rahman Mukbil bin Haadi El-Waadi'ee
rahimehUllah .
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu
Jusuf)
Shkodër, Qeshor 13 2011.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.