Burrat dhe
gratë janë të barabartë sa i përket namazit
Pyetje:
A ka ndonjë dallim mes burrave dhe grave lidhur me
veprimet në namaz (Falje), si tekbiri fillestar me ngritjen e duarve tek veshët
dhe vendosja e tyre mbi gjoks?
Përgjigje:
Mendimi i saktë
pohon se mënyra e faljes së namazit nga gratë është e njëjtë si ajo e burrave,
se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Faluni ashtu sikurse me keni parë mua
duke u faluar”
dhe ai (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem) nuk bëri asnjë përjashtim për gratë. Pra, burrat dhe gratë janë
(trajtohen) të barabartë në veprimet e përshkruara në namaz siç janë ngritja e
duarve, vendosja e tyre mbi gjoks, vendosja e tyre mbi gjunjë kur bie në ruku
dhe vendosja (pushimi) i tyre në tokë përballë supeve ose veshëve në Sexhde .
Në mënyrë të barabartë, të dy ata duhet të recitojë El-Fatihah (Hapjen e
Kur'anit) dhe pastaj disa Ajete nga Kurani si në rekat të parë dhe të dytë, Dhuhur (drekës), Asr (ikendisë), Magrib (Akshamit),
Isha (Jacisë) dhe Fexhrit (Sabahut). Dhe në rekat të tretë në Magrib reciton vetëm
Fatihan, dhe po kështu në rekat të tretë dhe të katërt të Dhuhurit, Asrit dhe Ishas.
Pra lidhur me çeshtjen e Namazit (Se a ka ndonjë dallim mes burrave dhe
grave lidhur me veprimet në namaz) themi
se; femrat dhe meshkujt janë me kushte të barabarta.
Fetvatë e Nur `Ala Al-Darb> Vëllimi 9> Libri i
namazit > Plotësimi i kapitullit mbi përshkrimin e namazit> Dëshmija se
burrat dhe gratë janë të barabartë në lidhje me namazin.
Burimi: alifta.com
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 9 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.