Bismil-lahir
Rahmanir Rahim
Të gjitha lavdërimet i takojnë
vetëm Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.
Kërkojmë prej Allahut që të na mbrojë prej sherrit të vetëve tona dhe prej
veprave tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon, dhe kë e
devijon Allahu nga rruga e drejtë, atë
ska kush që mund ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të
drejtë përveç Allahut, i Cili është një dhe nuk ka ortak; dhe dëshmoj se
Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është rob dhe i Dërguar i Allahut.
’’ O besimtarë! Kijeni frikë
Allahun ashtu siç i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!’’
’’O njerëz! Frikësojuni Zotit
tuaj, i Cili ju krijoj prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoj bashkëshorten e
tij, kurse prej këtyre të dyve krojoj shumë meshkuj dhe femra. Dhe frikësojuni
Allahut, me Emrat e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruajini
lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.’’
’’O besimtarë, frikësojuni
Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën! Atëherë, Ai do t’jua përmisojë veprat
tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, do të arrijë një fitore madhështore.’’
Më tej:
Ligjërimi më i mirë është Libri i
Allahut, udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, veprat më të këqija janë ata të shpikurat në Fe, çdo shpikje në Fe
është bidat, dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim e ka përfundimin në
Zjarr.
Më pas:
Sa për këtë temë të cilën unë e kam zgjedhur ta përkthej, dua tu them vëllezërve se u bë shkak një takim që kisha pak kohë më parë me disa prej vëllezërve tanë jashtë Shkodrës, dhe arsyeja që më shtyu më tepër për këtë është ajo; se unë u ndjeva keq për ato fjalë që veshët e mi i dëgjuan prej këtyre vëllezërve dhe dyshimet që ata kishin dhe mbartnin në vetet e tyre ndaj një apo disa individëve (të cilët ata u janë shfaqur këtyre - vëllezërve tanë Selefi - si pasues te sunnetit 1) por që në realitet ata kanë qenë dhe janë akoma insistues për bashkimin e Selefive të trojeve shqiptarë me qendrën Imam Albani në prishtinë dhe Udhën e Hizbive në Shqipëri, gjë që e cila kurrë ska ndodhur dhe kurrë ska për të ndodhur, sepse Akideja dhe Menhexhi ynë, është Akideja dhe Menhexhi i të parëve tanë të mirë Selefus Salih dhe i atyre që i pasuan ata në këtë Metodologji të pastër dhe të bekuar, siç janë Dijetarët tanë të Elhul Sunnetit. I lutem vëllezërve dhe motrave që ti lexojnë këto thënie të arta të Selefëve tanë të mirë me vëmendje dhe kujdes dhe ti ushqejnë zemrat e tyre me - Uela Uel Bera - mu ashtu siç i kanë ushqyer ata, dhe që mos ti tolerojnë vetet e tyre për tu shoqëruar me këta individë (përveç sipas kushteve të vendosura prej Ehlul Sunnetit) sepse ata do të ju hedhin dyshime në zemrat tuaja o vëllezër, dhe me keqardhje e them se kjo është ajo që unë kam vënë re tek disa prej vëllezërve tanë të cilët i nënvlerësojnë dhe i konsiderojnë takimet me ta si një gjë normale, thjesht sikurse të jetë duke u takuar me një vëlla Selefi. Ky është një rrezik i madh për ju o vëllezër nëse ju i toleroni vetet tuaja që të kominukoni me këta individë - si për debate etj etj.
Dhe për këtë Shejh: Rabia Ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah, ka thënë:
Kjo është vetëm një gjëneshtër / mashtrim dhe iluzion, dhe në njëqind prej atyre që shoqërohen me ta, nëntëdhjetë e nëntë do të përfundojnë duke u bërë prej pasuesve te tyre (Hizbive).
Këto fjalë që do i lexoni më poshtë janë fjalët e të parëve tanë të mirë o vëllezër, janë fjalët e atyre që prej të cilëve kjo dije e saktë është përcjellë dhe transmetuar deri në ditët dhe kohët tona dhe deri në këtë moment që ti do ti lexosh më poshtë o vëlla dhe se ky dijetar Fisnik që i ka shpjeguar këta thënie është Shejkh Rabia ibn Hadi el-Medkhali hafidhehUllah.
Sa për këtë temë të cilën unë e kam zgjedhur ta përkthej, dua tu them vëllezërve se u bë shkak një takim që kisha pak kohë më parë me disa prej vëllezërve tanë jashtë Shkodrës, dhe arsyeja që më shtyu më tepër për këtë është ajo; se unë u ndjeva keq për ato fjalë që veshët e mi i dëgjuan prej këtyre vëllezërve dhe dyshimet që ata kishin dhe mbartnin në vetet e tyre ndaj një apo disa individëve (të cilët ata u janë shfaqur këtyre - vëllezërve tanë Selefi - si pasues te sunnetit 1) por që në realitet ata kanë qenë dhe janë akoma insistues për bashkimin e Selefive të trojeve shqiptarë me qendrën Imam Albani në prishtinë dhe Udhën e Hizbive në Shqipëri, gjë që e cila kurrë ska ndodhur dhe kurrë ska për të ndodhur, sepse Akideja dhe Menhexhi ynë, është Akideja dhe Menhexhi i të parëve tanë të mirë Selefus Salih dhe i atyre që i pasuan ata në këtë Metodologji të pastër dhe të bekuar, siç janë Dijetarët tanë të Elhul Sunnetit. I lutem vëllezërve dhe motrave që ti lexojnë këto thënie të arta të Selefëve tanë të mirë me vëmendje dhe kujdes dhe ti ushqejnë zemrat e tyre me - Uela Uel Bera - mu ashtu siç i kanë ushqyer ata, dhe që mos ti tolerojnë vetet e tyre për tu shoqëruar me këta individë (përveç sipas kushteve të vendosura prej Ehlul Sunnetit) sepse ata do të ju hedhin dyshime në zemrat tuaja o vëllezër, dhe me keqardhje e them se kjo është ajo që unë kam vënë re tek disa prej vëllezërve tanë të cilët i nënvlerësojnë dhe i konsiderojnë takimet me ta si një gjë normale, thjesht sikurse të jetë duke u takuar me një vëlla Selefi. Ky është një rrezik i madh për ju o vëllezër nëse ju i toleroni vetet tuaja që të kominukoni me këta individë - si për debate etj etj.
Dhe për këtë Shejh: Rabia Ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah, ka thënë:
Dhe ka shumë prej atyre që ecin dhe shoqërohen me njerëzit e bidatit me argumentin se ata po u bëjnë dobi atyre?
O vëllai im - ata nuk kanë përfituar nga Dijetarët, kështu që si do të përfitojnë ata prej jush?!
Ata i kanë refuzuar deklaratat e prindërve tanë si: Shejh Bin Bazit (v. 1420 H), Shejh Albanit (v. 1420 H), Shejh Uthejminit (v. 1421 H) etj etj prej Imamëve të Islamit, dhe! a thua do ta marrin atë prej jush???
Këto fjalë që do i lexoni më poshtë janë fjalët e të parëve tanë të mirë o vëllezër, janë fjalët e atyre që prej të cilëve kjo dije e saktë është përcjellë dhe transmetuar deri në ditët dhe kohët tona dhe deri në këtë moment që ti do ti lexosh më poshtë o vëlla dhe se ky dijetar Fisnik që i ka shpjeguar këta thënie është Shejkh Rabia ibn Hadi el-Medkhali hafidhehUllah.
Të kapurit fort për Sunnet dhe braktisja e Bidatit dhe njerëzve
të saj.
Ligjëron vëlla Ebu Khatixha hafidhehullah, nga Xhamia Salafi
Publication Birmingham UK.
Sot vëllezër dhe motra Allahu ju shpërbleftë
në këtë ditë të 22 shtatorit 2012 këtu në këtë Xhami, Xhaminë Selefije në qytetin e Birmingamit të
United Kingdom, ju urojmë mirëseardhjen të gjithë vëllezërve në këtë mësim që
është me temën:
Dallimi mes Ehlul Hak dhe Ehlul
Batil. Dallimi mes njerëzve të vërtetës dhe njerëzve të bidatit gjatë kohërave
dhe brezave.
Dhe në mësimin e sotshëm insha-Allah ajo që
unë kam zgjedhur të flas me ju, është rreth disa temave apo pikave dhe çeshtje
të rëndesishme që i kemi marrë dhe mësuar gjatë mësimeve tona Shejkhun me
prindin tonë Shejkhun dhe Imamin e nderuar, Shejkh Rabia Ibn Hadi el-Medkhali
hafidhehUllahu Teala. Parime dhe çeshtje të cilat janë transmetuar mësuar dhe
komentuar prej Sëlefëve të këtij Umeti që në kohën e Imam Ahmed bin Hambel dhe prej
tyre si Imam es Sabuni … etj, Allahu i Mëshiroftë të gjithë.
…Dhe ne do të vazhdojmë insha-Allah me atë
që shejhk Rabia hafidhahullah, përmend në shpjegimin e tij të Usul es-Sunneh të
Imam Ahmed bin Hambel RahimehUllahi Teala. Dhe atë që Shejkhu ynë, Shejkh Abu
Talha el-Anxhari hafidhehullah, citoj dhe përmendi në mësimin e tij të djeshëm këtu
në Xhaminë tonë, Masxhid es-Salafi të Birminghamit.
Por si fillim unë dëshiroj të marr diçka prej
asaj që Shejkh Rabia ka përmendur dhe se me lejen e Allahun, kjo do të na
ndihmojë dhe lehtësojë ne për ta kuptuar sa më qartë atë çfarë lidhet me Sahabët
Tabi’inët dhe Tabi-Tabi’inët dhe gjihtë ata që i pasuan ata në çeshtjet e Akides
dhe Menhexhit dhe mbajtjes për Sunnet si dhe në paralajmërimin dhe këshillimin
prej bidatit dhe refuzimit të njerëzve të saj.
Gjithëashtu ne insha-Allah do vazhdojmë me
shpjegimin e disa thënieve të mëdha të Imam Ebu Uthman Ismail Ibën Abdurrahman
es-Sabunit rahimehullah, e cila njihet si Akidja e Selefëve (As’habul Hadith).
Fillojmë pra me thënien e Imam al-Lalakait,
Imam al-Lalakai rahimehullahu Teala siç e përmend Shejkh Rabia, ky Imam i
nderuar në zinxhirin e tij që shkon prapa deri tek Imam Ahmed bin Hambel
rahimehullah, dhe ky një Imam i madh në shekullin e tij. Imam al-Lalakai
rahimahullahi Teala ka thënë se; Ali bin Muhammed bin Abdilah es Sukri se ai na
informoj ne se Osman bin Ahmed ibn Samak se ai na transmetoj tek ne se Abu
Muhammed el Hasan bin Abdul Uahab bin Abil Amber se ai na e lexoj tek ne prej
librit të tij në Rabi Al-Awaal në vitin 293 mbas Hixhretit, dhe ai tha se Abu
Xheafer Muhammed bin Sulejman el-Munkari el-Basri se ai tha se Abdus bin Malik
el-Atar rahimehullah se ai tha; e kam dëgjuar Aba Abdilah Ahmed bin Muhammed
ibnu Hambel rahimehullahu teala se ai tha fjalët e mëposhtme, kështu siç mund
ta shihni edhe ju, se ky pra është Imam al-Lalakai në mesin e shekullit të
katërt apo në mesin shekullit që fillon 400 e sipër, se ai transmeton tani
(dmth që ai që në këtë kohë po trasmenton isnadin - zinxhirin) ngjarjen që ka
ndodhur një shekull e gjysmë ose më herët, dhe kjo është ajo pra se ai i
përmendi këto individë si Muhammed ibn Abdilah es Sukri se ai është ai që thotë
se Osman bin Ahmed ibnu Samak ky prej
Abu Muhammed el Hasan bin Abdul Uehab ky prej atij që ishte para tij Abu
Xheafer Muhammed bin Sulejman el-Munkari el-Basri i cili thotë se ai dëgjoj…
tani ai thotë (dhe ne shohin se koha dhe origjina është kthyer mbrapsht diku në
origjinën dhe kohën e 200 e ca vitë prapa, brez pas brezi, dijetar pas dijetari
duke e trasmetuar pas me isnad deri tek
Imam Ahmed Bin Hambel Rahimehullahu Teala, kështu që mbas kësaj Shejkh Rabia
përmend dhe thotë, se ata pas Abdus Bin Malik bin Atar ata individë duan tu thojnë apo tregojnë ju
atë që ky person ka dëgjuar këtë prej Ahmed bin Hambel, dhe thotë pra se e kam
dëgjuar këtë prej Aba Abdilah, se unë
kam dëgjuar Aba Abdilah Ahmed bin Hambel që transmeton ose thotë fjalët e
mëposhtme. Kështu pra që tani ky është zinxhiri i trasnmetuesve që shkon mbrapa
tek Imam Ahmed që e vërteton për ne trasnmetimin e fjalëve që janë transmetuar
nga Imam al-Lalakai me këtë zinxhir trasmetimi prej një grup individësh që
shkojnë apo arrijnë mbrapa deri tek Imam Ahmed Bin Hambel.
Në lidhje me këtë Imam Muslim rahimehullahu
Teala një Imam i madh, përpiluesi hartuesi dhe mbajtësi i Sahihut (Sahih Muslim), ai përmend
në Mukad-dimeh (parathënjen) e tij prej Asim Bin el-Ah-uel prej Muhammed ibn
Sirin (ky një Tabi’inë shumë i njohur i cili vdiq në vitin 110 mbas Hixhretit
rahimehullahu Teala). Kjo pra do jetë tema e diskutimit që ne duam ta diskutojmë
mësojmë dhe shtjellojmë në minutat e mëposhtme të mësimit tonë insha-Allah. Lidhur
me rëndësinë e zinxhirit të transmetuesve në Islam, se një person nuk trasmeton
përveç se prej një personi të besueshëm dhe se ky vetë është i besueshëm, dhe
ai transmeton prej një personi
të besueshëm që e ka marrë atë prej një të besueshmi tjetër dhe ky prej një të
besueshmi tjetër … deri tek burimi i saj me të cilin ai përpiqet që të të lidhë
ty.
Kështu që
lidhur me këtë Imam Muhammed ibn Sirin prej Tabi’inëve që ka vdekur në vitin 110 Hixhri, Imam Muslim
përmend se Asim Bin el-Ah-uel prej Muhammed ibn Sirin se Muhammed ibn Sirin ka
thënë: se njerëzit (dmth Dijetarët e asaj kohe) nuk pyesnin për Isnadin
(zinxhirin), ata nuk pyesnin për zinxhirin e transmetuesve, por kurë fitneja u
shfaq apo fitnet dhe fatkeqësitë
(vuajtjet) filluan të shfaqën tek ata, atëherë ata (Dijetarët) filluan ti
pyesnin ata, na i emërtoni emrat e burrave tuaj (dmth na i tregoni emrat e
transmetuesve tuaj prej të cilëve ju na e transmetoni ne këtë dije), dhe ne do
të shohim Ahlus Sunnah, se nëse transmetuesi do ishte prej Ehlus Sunnetit ata
do ta pranonin Hadithin prej tij, dhe nëse ai do ishte prej Ehlul Bidah atëherë
ata do ta refuzonin Hadithin prej tij nuk do të pranonin asgjë prej tij.
Kështu që
tani ne po flasim për një grup individësh që transmetojnë prej një dijetari apo
transmetojnë prej një personi, dhe nëse ai është person i sunnetit ata do ta
pranonin transmetimin e tij, dhe nëse ai ishte prej njërëzve të bidatit atëherë ata do ta refuzonin transmetimin e
tij. Kështu që tani Imam al-Lalakai prej transmetuesve të tij ai shkon apo
arrin prapa deri tek Imam Ahmed bin Hambel, duke u siguruar mirë për çdo njeri
që i transmeton fjalët e Imam Ahmed bin Hambel
dhe se këto persona janë persona të besueshëm, të sinqertë në
transmetim, dhe të kapur në sunnet, dhe që transmetojnë prej Ahmed bin Hambel
atë që ata e kanë dëgjuar prej transmetuesve që vinin apo ishin para tyre.
Gjithashtu
në thëniet e tyre prej Muhammed ibn Sirin, ose njëlloj sikurse në Mukad-dimeh
(parathënjen) e Imam Muslimit që ai e përmend; Vërtetë që kjo Dije është Fe, që
kjo Dije është Fe, Vërtetë që kjo Dije është Fe, kështu që shiko se nga kush
ose prej kuj ti e merr këtë Dije.
Këtë pra e ka përmendur imam Muslimi Allahu e mëshiroftë në
Mukad-dimeh se:
“Vërtet kjo dituri është Fe, kështu që shikoni se nga
kush e merrni Fenë tuaj.”
Kështu që
Selefët e këtij Umeti përpara se ata të fillonin ta merrnin dijen prej këtij
personi, ata do të interesoheshin të pyesnin dhe do të kërkonin për verifikimin
e tij, nëse ky person është person i drejtë apo i besueshëm dhe nëse a ja vlen
të merret dija prej tij. Nëse ky person duhet ishte person i vlefshëm që dija të
merrej prej tij, atëherë ai duhet të ishte person prej radhëve të Ehlus
Sunnetit, ata do ta investigonin personin mirë, sepse ata nuk do e merrnin
dijen përveç nëse ai të ishte person prej radhëve të Ehlus Sunnetit, se prej
njerëzve të bidatit ata nuk do ta pranonin atë (dijen), pse? Sepse kjo Dije
është Fe, kështu që ti o vëlla shiko se nga kush ose prej kujt e merr ti këtë
Dije. Kështu që ata e investigonin këtë dije dhe personin që e jep atë.
Njëlloj sikurse në të njëjtën mënyrë duke u referuar prapa tek thënia e
Muhammed ibn Sirin, dhe çfarë ishte ajo që Muhammed ibn Sirin ka thënë? Se njerëzit (dmth Dijetarët e asaj kohe) nuk pyesnin për Isnadin (zinxhirin), ata nuk
pyesnin për zinxhirin e transmetuesve deri kurë fitneja u shfaq apo fitnet
dhe fatkeqësitë (vuajtjet) filluan të shfaqen
tek ata, atëherë ata filluan ti pyesnin, dhe do tu thonin njerëzve apo atyre që vinin tek ata për tua mësuar dijen apo transmetuar hadithin, ata do tu thonin atij ose atyre na
i emërto emrat e burrave tuaj, dmth na i trego emrat e transmetuesve tuaj prej
të cilëve ti po na e transmeton ne këtë transmetim, na i thuaj emrat e atyre
Dijetarëve apo njerëzve tuaj prej të cilëve ti po e merr dijen dhe fenë tënde? Na i emërto
emrat e burrave tuaj se ne duam të dimë se me ke ti shoqërohesh - lidhesh apo
bashkëpunon apo ke marrëdhënje me to? Me kë ti shoqërohesh – përzihesh – hyn
dhe del me ta? Dhe nëse këta individë do
të shoqëroheshin vetëm me njërëzit e Sunnetit -Ahlus Sunnah, atëherë ata do ta
merrnin dhe pranonin dijen prej tij dhe nëse ai do u shoqëronte apo ishte prej njerëzve të Ehlul
Bidah atëherë ata nuk do ta merrnin dijen e tyre ata do ta refuzonin gjithçka
dhe nuk do të pranonin asgjë prej tij as edhe një fjalë të vetme.
Fitneja për të cilën është duke u folur rreth saj, është fitneja për të cilën Ulematë sikurse Imam Ibn Rexheb rahimehullah dhe tjerë prej tij thojnë, se mos e harroni këtë fitne apo vitin që Muhammed ibn Sirin ka vdekur, ai vdiq në vitin 110 Hixhri ai është në kohën dhe mesin e Tabi’inëve dhe ai është prej Tabi’inëve, dhe prej atyre që ka marrë dije prej Sahabëve radija_Allahu anhum, dhe kështu që ai vjen direkt pas brezit apo gjeneratës së Sahabëve, kështu që direkt në kohën dhe mesin e Sahabëve po thotë se kurë fitneja u shfaq apo filloj, kjo ishte ajo periudha apo koha kurë ata filluan të thonin, na i emërtoni emrat e burrave tuaj. Kështu që çeshtja e Isnadit – zinxhirit ashtu sikurse Imam Ibn Rexheb gjithëashtu e përmend se ky pra ai ishte ai Muhammed ibn Sirin rahimehullahu Teala, ai ishte prej të parëve të tyre që filloj ta bëjë kritikën e burrave (dmth transmetuesve), ai ishte i pari që filloj ta përdorë apo tu bëjë kritikën e burrave të tyre, kështu që ai (Ibn Rexheb) po thotë se ai ishte prej të parëve që filloj ta bëjë dallimin mes njerëzve të besueshëm dhe të pabesueshëm, kush? Ai ishte pra ai, e kush është ai? Ai është Muhammed ibn Sirin rahimehullahu Teala, në cilën kohë? Në kohën e Sahabëve radija_Allahu anhum, edhe se ne të gjithë e dimë që ai nuk ishte një Sahabi, por ne e dimë atë që ai ishte dijetar prej Tabi’inëve dhe një prej nxënësve të Sahabeve radija_Allahu anhum shokëve pra dhe nxënësve të të Dërguarit të Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kështu që prej kohës së Muhammed ibn Sirin, Ibn Rexheb thotë se direkt në atë kohë apo periudhë kurë fitneja u shfaq apo filloj, në kohën e Sahabeve, cila fitne? Kur ndryshimi apo dallimi që ndodhi mes Ali ibn Talib dhe Muavija radija-Allahu anhuma, kurë ndodhi diferencimi mes këtyre dy Sahabive të nderuar dhe në atë kohë bidati i haurarixhëve filloj prej jashtë saj apo pas dallimit mes Aliut dhe Muavijes, ju gjeni se aty fillon bidati dhe fitneja e haurarixhëve, dhe që sigurisht asnjë prej Sahabëve radija_Allahu anhum nuk ishte i përfshirë në mesin e haurarixhëve. Po ashtu dhe fitneja e shijave filloj, dhe që sigurisht edhe këtu asnjë prej Sahabëve radija_Allahu anhum nuk ishte i përfshirë në këtë fitne, por kurë dallimi apo ndryshimi ndodhi mes këtyre dy Sahabëve të nderuar, njerëzit e bidatit përdorën shansin apo mundësinë (fiks në këtë kohë - dhe kjo është një prej cilësive të tyre hizbive dhe bidatxhive) për të përhapur fitnet trazirat dhe dyshimet e tyre në mesin njerëzve duke i thirrur ata si e si me anë të të gjitha formave dhe mënyrave të tyre vetëm se si e si ata të fusnin dyshime dhe urrejtje në zemrat dhe mendjet e njerëzve për ti tërhequr dhe larguar ata larg prej Sahabëve radija_Allahu anhum. Dhe ishte mënyra se si ata përfituan apo e përdorën këtë situatë për ta përhapur bidatin e tyre në Umet, ata përfituan prej kësaj, edhe pse ne dimë atë që Sahabët radija_Allahu anhum, dhe në fakt po për këtë është ajo që disa prej dijetarëve kanë përmendur është, se arsyeja është për disa prej mosmirëkuptimeve që ndodhi mes këtyre Sahabëve, pse kjo? Sepse ata filluan të shtoheshin dhe të ishim më shumë në numër prej asaj origjinës që ata ishin në fillim, dhe kështu që për këtë arsye fitneja filloj të shfaqet dhe të përhapet prej këtyre Munafikë të cilët u shfaqën me kohën dhe u përhapën mes tyre (njerëzve), dhe kjo ishte ajo një prej këtyre arsyeve sepse këta Munafikë filluan të përhapnin mosmarrëveshje-konflikte-debate-diskutime-kundërshtime-dyshime-luftëra ...etj etj dhe në fund bidatin e tyre në mesin e Muslimanëve të atyre kohërave dhe që shkaktuan armiqësi mes tyre, duke përdorur çdo lloj fjale apo akuzimi të pa bazë e të pa vërtetë ndaj Sahabëve radija_Allahu anhum, që ndërkohë ata ishin larg prej asaj që ata ua mveshnin atyre prej këtyre gjërave apo akuzave të pa baza, dhe ata gjithëashtu deshtën ta përdornin po këtë taktikë për të përhapur dyshime dhe trazira në mesin e Tabi’inëve. Kështu që këta janë dhe ishin ata njerëzit e bidatit kurë fitneja filloj prej tyre dhe me ta.

kurë kjo fitne desht të filloj tek Tabi’inët...
Tani kthehemi në kohën kurë Muhammed ibn Sirin rahimehullah thotë, se kurë ajo, fitneja filloj, ne filluan tu thonim atyre, na i emërtoni emrat apo na i tregoni njerëzit tuaj? Kush janë burrat tuaj? Përpara se ne ta marrim dijen prej jush! kush janë burrat tuaj? Me kë jeni ju? A jeni ju me Sahabët? A jeni ju me ata që qëndruan përkrah me Sahabët? A jeni ju me Ehlus Suneh? Çfarë po thotë Muhammed ibn Sirin? Se kurë ne u thonim na i emërtoni emrat apo na i tregoni njerëzit – dijetarët tuaj? Ai thotë se nëse ata ishin prej burrave të Ehlus Sunnetit ata do ta merrnin Hadithin prej tyre, dhe nëse ata ishin prej Ehlul Bidah ata do ta rrefuzonin atë (bashkë me hadithin e tij) ata nuk do tja pranonin hadithin e tij. Dhe kjo ishte ajo pra? Dhe çfarë është kjo? Kjo pra është ajo:

Dallimi mes njerëzve të vërtetës (Ehlul Hak) dhe
njerëzve të bidatit (Ehlul Bidah).
Kështu që
ata njerëz që thonë, që kurë këta terma filluan të përdoreshin si Ehlus Sunnah
- Ehlul Bidah kurë këta emërtime për dallimin e Muslimanëve prej Muslimanëve të
tjerë? Kurë kjo filloj? Kjo filloj që atëherë o vëllezër, fiks në këtë kohë,
fiks në kohën e Sahabëve radija_Allahu anhum, kjo është ajo çfarë ju gjeni në
thëniet e Abdullah ibn Abas radija_Allahu anhu, dhe po ashtu prej Abdullah ibn
Umar radija-Allahu anhuma, kurë ata recituan thënien e Allahut Azze ue Xhel:
’’Në atë
Ditë (Ditën e Ringjalljes) kur disa fytyra do të zbardhen e kur disa fytyra do
të nxihen...’’ (Al-Imran: 106)
Kjo pra në
thënien e Allahut Subhanehu ue Teala:
Dhe çfarë ka thënë Abdullah Ibn Abas po ashtu edhe Abdullah ibn Umar, ata kanë thënë se:
’’Në atë Ditë do ketë fytyra që do të
zbardhen dhe po në këtë Ditë do ketë fytyra që do të nxihen’’
’’Sa
për ata fytyra që do të jenë të bardha në atë Ditë të Kijametit, këto do të
jenë fytyrat e Ehlus Sunnah (grupit të shpëtuar), dhe sa për ata fytyra që do
të jenë të nxira në atë Ditë të Kijametit, këto do të jenë fytyrat e Ehlul
Bidah (bidatxhive - grupeve të humbura).’’
E kush e ka përmendur dhe thënë këtë?
Ata pra, më të mirët e Umetit Sahabët radija_Allahu anhum e përmendën këtë thënie: Dallimin
mes njerëzve të vërtetës (Ahlul Hak) dhe njerëzve të bidatit (Ehlul Bidah).
Gjithëashtu
kemi edhe thënien e Muhammed Ibn Sirin se dallimi apo distancimi prej atij që
ti merr, është edhe në transmetim dhe në zinxhirin e transmetuesve të Hadithit
të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sl-lem, se ata nuk e kanë marrë
atë, vetëm se prej njerëzve të Ehlus Sunnah, dhe ata do ta lënin njëanë Ehlul
Bidah, edhe pse ne dimë që për këtë temë flitet shumë nëpër tesfire dhe komentime e që të gjitha janë me dhe në detaje,
por për këtë ne koha nuk na lejon tani në këtë moment që ne të hyjmë shumë në
detaje të kësaj çeshtje dhe mënyrës se si apo në çfarë rrethanash apo situatash ata e
merrnin hadithin prej Ehlul Bidah, dhe se kjo është një tjetër diskutim dhe që
ne do ta lëjmë këtë temë për një herë tjetër insha-Allah.
Pra këtu ne
gjejmë se direkt në kohën e Tabi’inëve, se ata Tabi’inët distancuan dhe bënë
dallimin mes njerëzve të Hakut dhe njerëzve të Bidatit. Ata do ta merrnin dijen
prej njerëzve të hakut dhe do ta refuzonin atë dhe çdogjë prej njerëzve të
bidatit.
Imam Ahmed ibn
Hambel rahimehullah siç është transmetuar nga Ibn Abdul Berr (në Temhid) se
Imam Ahmed thotë se e kam dëgjuar Jahja bin Said se ai tha; se zhinxhiri (isnadi)
është Fe, se (isnadi) zinxhiri në vetvete dhe se vargu i trasmetuesve prej një
të besueshmi që e ka marrë prej një të besueshmi tjetër dhe ky prej një të
besueshmi tjetër … deri tek burimi i saj, dhe kjo është prej vetë Fesë, Feja o
vëllezër nuk merret prej një muxhahidi dhe lëre mos pyet nëse ajo merret prej njerëzve
të bidatit, pra kurë themi se Feja është për tu marrë prej të drejtëve dhe ky
prej një të besueshmi, dhe ai prej një të besueshmi tjetër dhe kështu të gjithë
ata me rrallë të besueshëm deri sa të arrijë burimin tek ai prej të cilit
merret dija, dmth se njeriut që i merret dija ai duhet të jetë njeri që është i
njohur mirë dhe është i besueshëm dhe se ai është burrë që transmeton dhe është njeri
që nuk gënjen ai është njeri që është i kujdesshëm dhe i përpiktë në atë çfarë thotë apo përcjell, dhe ai është burrë që nuk është prej njerëzve të bidatit, këto pra janë njerëzit prej të cilëve ti e
merr dijen mirë, këta pra janë (ata) njerëzit që e marrin dijen prej të
besueshmëve, prandaj për këtë arsye nuk është e lejuar edhe për ne që të marrim
dije prej një njeriut që është i panjohur tek ne, ti se din zemrën e tij o vëlla, ti nuk e din
nëse ai është person i sunnetit apo i bidatit, ti nuk e di nëse ai është i besueshëm
apo rrencak ti se njef atë. Kështu që a është e lejuar që ti dhe ne ta marrim dijen
prej këtij personi o vëlla ? përgjigjja është jo? Pse jo? Sepse ajo çfarë ka
thënë Muhamed ibn Sirin është: Kurë fitneja filloj ne u thonim njerëzve na i
sillni emrat e njerëzve tuaj (dmth emrat e atyre që prej të cilëve ju e merrni
fenë tuaj). Kështu që përpara se ti ta merresh dijen thuaj atij na i trego
emrat e njerëzve tuaj na i thuaj ata prej të cilëve ti e merr dijen tënde, kush
të njef ty prej tyre , kush të njef ty prej dijetareve tanë, Shejh Rabi a të njef ty? Shejhk Mukbil a të njifte
ty? El-Albani a të njifte ty? El-Feuzan a të njef ty? Shejhk Ubejd a të njef
ty? Muhammed bin Hadi a të njef ty? Ahmed en-Nexhmi a të njifte ty? Zejd
el-Medkhali a të njef ty? e kush tjetër të njef ty prej dijetarëve të Sunnetit???
E më shumë se kaq kush të njef ty në tokën
që ti banon apo jeton kush të njef ty aty? kush të njef ty në united kindom (ose në Shqipëri), nëse ti
jep dauet në united kindom (apo në Shqipëri), kush të njef ty këtu se sa kohë ke ti që jeton apo
rrin këtu, apo blla blla blla … kaq mjafton për ty që ti të kesh lindur këtu
dhe ti të bësh çfarë të duash dhe të japësh daua këtu, kush të njef ty këtu prej vëllezërve
tanë Selefi, dhe veçanërisht prej njerëzve të kapur për sunnet (si Selefitë) në këtë tokë kush të
njef ty, sepse ti je i (Mexh’hul) i panjohur, ti je Mexh’hul sepse ne nuk të
njohim ty dhe se ne kurrë skemi dëgjuar për ty dhe se e dyta gjendja jote është e
panjohur tek ne, kush e di se a je ti një person që je në rrugë të drejtë ose a
je ti një person që je në sunnet, arsyeja pse? Sepse ti po na trasnmeton ne,
kjo është arsyeja, kështu që për ne kjo është e rëndesishme o vëllezër, dhe se
Isnadi është Fe, zinxhiri i transmetimit është prej Fesë, ti na trego ne, na
thuaj ti ne se prej kujt ti e merr dijen dhe Fenë tënde? prej kujt? dhe kush janë
ata që ti transmeton prej tyre? kush të njef ty prej njerëzve të dijes? na i thuaj
ne emrat e tyre nëse ti je njeri i sunnetit apo i shirkut – bidatit…etj?. Eja
ne jemi gati, të presim nëse ti je njeri i sunetit, jo sepse ti pretendon se je
njeri i sunnetit apo se ti mund të na shfaqesh ne se ti je një njeri i sunetit,
sepse ata njerëzit e sunetit janë të njohur tek ne dhe ata duhet të njohin ty,
dhe nëse ata të njohin ty, ata do na tregojnë ne nëse ti je një njeri i
sunetit, dhe ata mund të na rekomandojnë ne për ty, ose përndryshe ti je i
panjohur tek ne. Dhe sa për atë nëse ti je një njeri i bidatit ne nuk marrim
prej teje kurrë dhe asgjë, dhe kjo është prej fillimit që ne nuk marrin asgjë
prej dijes tënde nëse ti je një njeri i (panjohur) apo i bidatit, ose ti të
ishe një prej atyre që përzihen me njerëzit e bidatit, edhe nëse ti pretendon
se je një njeri apo pauses i sunnetit ne nuk e marrim prej teje asnjëgjë.
Pse???
Sepse sikurse Imam Euzai rahimehullah ka
thënë dhe kjo është përmbledhur nga Ibn Hiban, ku Ibn Hiban rahimehullah
transmeton se imam Euzai rahimehullah ka thënë:
Mësimi dhe vazhdimi i përkthimit vazhdon përsëri insha-Allah.
E këshilloj veten dhe gjithë vëllezërit Selefi me këto fjalë dhe vepra të Arta në (Akide dhe Menhexh) që të parët tanë të mirë (Selefët) i kanë mësuar praktikuar për vetë dhe ua kanë mësuar atë atyre që i pasuan ata në rrugën e tyre të drejtë dhe që ata që i kanë mësuar prej tyre na i kanë përcjellë ne brez pas brezi nëpërmjet të besueshmëve në rradhët e pasuesve të Ehlus Sunnetit deri në ditët tona.
E këshilloj veten dhe ju që ta mësojmë mirë Dashurinë dhe Urrejtjen për Hirë të Allahut.
E këshilloj veten dhe ju që ti mësoni dhe ti praktikoni këto udhëzime që të parët tanë të mirë i kanë mësuar dhe praktikuar vetë, se vërtetë ata janë shembull për ne, dhe janë për tu ndjekur në çdo gjë dhe vepër që ata e kanë praktikuar apo e kanë konsideruar të mirë, dhe për ta ndjekur Metodologjinë e tyre në trajtimin e njerëzve të epshit dhe bidatit.
Se pasha Allahun po u largua apo të dobësohet prej zemrave tona Dashuria dhe Urrejtja për Hirë të Allahut, atëherë Allahu Alem çeshtjet tona do jenë të vështira.
O vëllezër të parët tanë se kanë shkëmbyer as edhe një fjalë të vetme me to, e lëre me shumë.
Sot ne i shohim vëllezërit tanë Selefi të shoqërohen me ta në ecje dhe mundësisht të pijnë edhe kafe me ta, të buzëqeshin me ta dhe me ata që shoqërohen me ta (dmth ndjekësit dhe mbrojtësit e tyre). Allahu na ruajtë. Turp për mua të parin dhe ty të dytin nëse e bëjmë këtë.
Nëse ti e sheh një burrë duke
ecur me njerëzit e bidatit (edhe një herë - duke ecur me njerëzit e bidatit)
dhe pastaj ai të thotë ty (të betohet) duke të thënë se; pasha Allahun, unë nuk
jam në rrugën e tij, ai (Euzai) thotë mos e beso atë.
E kush e thotë këtë Imam Euzai rahimehullah.
E kush e thotë këtë Imam Euzai rahimehullah.
Kush është Menhexhi ynë ???
Menhexhi ynë është Menhexhi i
Imam Euzait rahimehullah
Menhexhi ynë është Menhexhi i Ibn Hibanit rahimehullah
Menhexhi ynë është Menhexhi i Imam Ahmedit rahimehullah
Menhexhi ynë është Menhexhi i Muhammed Ibn Sirin rahimehullah.
Ky është medhhebi ynë o vëllezër, Medhhebi ynë
është Medhhebi i tyre.
Dhe çfarë ka thënë Imam Euzai edhe njëherë e që mos ta horroni ju o
vëllezër edhe njëherë???
Nëse personi ecën me njerëzit e bidatit
Përzihet me njerëzit e bidatit dhe pastaj ai betohet për All-llahun, dhe ai thotë, V’Allahi unë nuk jam në rrugën e tij,
ai thotë (kush ??? Euzai !!! çfarë thotë Euzai) që ti mos e beso atë, edhe pse ai të betohet ty në Allahun, se ai nuk është në rrugën e tij, ti mos e beso atë?
Pse ???
Sepse veprat e tij (apo të tuat) janë të mjaftueshme për ne që ne të gjykojmë mbi ty ose atë.

Kështu që ne nuk i besojmë ato që
perzihen me ata (bitadxhit - Hizbit dhe gjithë grupet e devijuara) apo ecin me ata, dhe kurë ti të na i thuash apo
tregosh emrat e burrave tuaj, mos thuaj se unë jam me shejkh Bin Bazin rahimehullah, dhe pastaj
ti ecën me Jusuf Kardavin mos thuaj se unë jam me shejkh el-Albanin rahimehullah, dhe ti ecen
me Sefer el-Havalin dhe Selam el-Auden dhe Abdurrahman Abdul Khalid mos thuaj se unë
jam me shejkh Rabinë hafidhehullah, apo shejkh Mukbilin rahimehullah, ose unë e dua filan e filan shejkh prej Ulemave dhe ti je ai që në krahun tjetër ti ecen dhe mban lidhje me Hija Turath el-Islami ose me Suheib Hasan në londër (imam i Xhamisë Masjid Tawhid në leyton një thirrës shumë i rrezikshëm). Nuk është e mundshme kjo o vëlla, sepse ne të gjykojmë ty mbi atë në të cilin ti hyn, dhe mbi atë me të cilin
ti ecën me të, dhe mbi ata me të cilët ti përzihesh me ta, kjo është ajo që me të
cilën ne të gjykojmë ty. Kështu që na i cilëso ne ata burra dhe na i thuaj ne emrat e
atyre Ulemave prej të cilëve ti e merr
dijen, dhe kurë ti të na i thuash ne emrat e tyre, ne duam të dimë dhe të
shohim prej veprave tuja nëse ato përputhen me fjalët e tyre dhe se ti je me këta Ulema dhe që i pason ata në rrugën që ata kanë ecur dhe thirrur, sepse sikurse vetë
i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Vërtet njeriu është në Fenë e shokut
të tij, pra, le të shikojë çdonjëri prej jush se me kë shoqërohet.”
Pra!!! le të shikojë çdonjëri prej nesh o vëllezër se me kë shoqërohet.
Pse???
Sepse
''Vërtet njeriu është në Fenë e shokut të tij''
Pse???
Sepse
''Vërtet njeriu është në Fenë e shokut të tij''
Mësimi dhe vazhdimi i përkthimit vazhdon përsëri insha-Allah.
Shënim i përkthyesit Arbrit Kraja (Ebu Jusuf) :
E këshilloj veten dhe gjithë vëllezërit Selefi me këto fjalë dhe vepra të Arta në (Akide dhe Menhexh) që të parët tanë të mirë (Selefët) i kanë mësuar praktikuar për vetë dhe ua kanë mësuar atë atyre që i pasuan ata në rrugën e tyre të drejtë dhe që ata që i kanë mësuar prej tyre na i kanë përcjellë ne brez pas brezi nëpërmjet të besueshmëve në rradhët e pasuesve të Ehlus Sunnetit deri në ditët tona.
E këshilloj veten dhe ju që ta mësojmë mirë Dashurinë dhe Urrejtjen për Hirë të Allahut.
E këshilloj veten dhe ju që ti mësoni dhe ti praktikoni këto udhëzime që të parët tanë të mirë i kanë mësuar dhe praktikuar vetë, se vërtetë ata janë shembull për ne, dhe janë për tu ndjekur në çdo gjë dhe vepër që ata e kanë praktikuar apo e kanë konsideruar të mirë, dhe për ta ndjekur Metodologjinë e tyre në trajtimin e njerëzve të epshit dhe bidatit.
Se pasha Allahun po u largua apo të dobësohet prej zemrave tona Dashuria dhe Urrejtja për Hirë të Allahut, atëherë Allahu Alem çeshtjet tona do jenë të vështira.
O vëllezër të parët tanë se kanë shkëmbyer as edhe një fjalë të vetme me to, e lëre me shumë.
Sot ne i shohim vëllezërit tanë Selefi të shoqërohen me ta në ecje dhe mundësisht të pijnë edhe kafe me ta, të buzëqeshin me ta dhe me ata që shoqërohen me ta (dmth ndjekësit dhe mbrojtësit e tyre). Allahu na ruajtë. Turp për mua të parin dhe ty të dytin nëse e bëjmë këtë.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka thënë këtë o vëlla, e nuk jam unë ai që po ta them ty këtë.
“Vërtet njeriu është në Fenë e shokut të tij, pra, le të shikojë çdonjëri prej jush se me kë shoqërohet.”
A stë mjafton ty e mu kjo këshillë madhore o vëlla???
Pyete veten mirë që ta gjesh përgjigjen
Allahu i Ruajtë Selefitë kudo që janë dhe na Udhëzoftë të gjithëve.
Fusnotë:
Shejkh 'Rabia mbi ata që shpallin luftë në el-Xherh ue el-Ta'dil
Ka thënë Shejkh Rabia bin Hadi el-Medkhali hafidhehUllah:
"Pasha Allahun, njerëzit e risive nuk kanë shpallur luftë kundër el-Xherh ue el-Ta'dil përgjatë kohërave, si në mënyrën e atyre, që të cilët në mënyrë të gabuar dhe me mashtrim e përshkruajnë Selefizmin, dhe nuk tregojnë apo shfaqin parime të tilla në kundërshtim me këtë Menhexh. Pra, kuptojeni këtë dhe kijeni parasysh (jeni të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm) për të. "
Bazat e Menhexhit Selefi dhe ata që i kundërshtojnë ata
http://www.troid.ca/media/audio/AU_salafeeusool.mp3
http://www.troid.ca/media/audio/AU_salafeeusool.mp3
Shejkh Ahmed ibn Umar Bazmul hafidhehUllah.
Një ligjëratë vendimtare dhe shumë e rëndësishme për të kuptuar e sidomos në kohën tonë kur njerëzit e bidatit janë vërsulur kundër Ehlus Sunnetit nga të gjitha anët për ti përçarë ata.
(1) Cilat janë Parimet e Metodologjisë Selefije (Usul)
(2) Si mund të kundërshtohet ai i që i kundërshton dhe u kundërvihet atyre dhe çfarë janë lojërat e tyre.
Shejkhu hafidhehUllah thotë se:
Kush thotë se Metodologjia e Selefëve nuk është kusht .... kush e thotë këtë, ai do që ti devijojë njerëzit nga e vërteta dhe ti largojë ata nga Dijetarët .... padyshim se ai hedh themele për devijim. "
"Kështu që kini kujdes o robër të Allahut, Allahu ju bekoftë, kini kujdes prej këtyre individëve që i thërrasin njerëzit me forma të tilla devijimi, dhe më fatkeqësisht ka të tillë prej tyre që u bëjnë thirrje njerëzve me këtë devijim, dhe ata u përshkruhet atyre si 'Selefi', dhe nga pamja e jashtme u shfaqen si Sunetli apo si njerëz që e dojnë Sunnetin, sa i çuditshëm dhe sa i madh është ky ekstrem, sa i madh është ky komplot nga njerëzit e bidatit dhe dëshirave, ata kurrë nuk janë të kënaqur me bidatin dhe devijimit e tyre, deri atëherë sa të hyjnë (depërtojnë) në radhët (mesin) e Selefëve (Ehlus Sunnetit) dhe ti përçajnë dhe devijojnë ata larg nga e vërteta dhe larg prej asaj që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, erdhi me të si dhe prej saj që Sahabët radija_Allahu anhu, ishin mbi të. "
E lus Allahun për vete dhe për ju që të na mundësojë të jemi të kapur për Sunnet dhe të jemi të qëndrueshëm në të gjatë gjithë jetës në këtë botë dhe në tjetrën, si dhe të na mbrojë prej sprovave të devijuesve.
Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i ndjekin ata në këtë mirësi deri ne Ditën e Ringjalljes.
E përktheu për ju vëllai juaj Selefi. Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 19 Dhul Hixhe 1433
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.