Wednesday, November 21, 2012

Si e mira ashtu dhe e keqja janë sprovë.

  Si e mira ashtu dhe e keqja janë sprovë.

Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhahullaah.



         All-llahu i Lartësuar thotë:

“… Dhe Ne do t’ju provojmë ju me të keqen dhe me të mirën dhe te Ne ju do të ktheheni.” (El-Enbija. 35 )

Gjërat e mira, siç janë bekimet si pasuria, shiu, triumfi … etj, si dhe gjërat e këqija të tilla si thatësira, uria dhe sëmundja … etj, janë të gjitha sprova të cilat mund ta godasin (sprovojnë) një person.

       All-llahu i Lartësuar thotë:

“… Dhe Ne do t’ju provojmë ju me të keqen dhe me të mirën dhe te Ne ju
do të ktheheni.” (El-Enbija,35)

Zgjidhja të bindesh apo të mos bindesh është gjithashtu një sprovë. Një person është urdhëruar me bindje dhe është ndaluar nga mosbindja. Sidoqoftë në disa raste ai takohet me aktet e bindjes, e tillë si koha e namazit dhe adhurimit. Mirëpo, diçka e dëshirueshme mund të dalë si pengesë, përfshirë ngjashmërinë e ushqimit dhe pijes, kështu që cilës duhet ti jepet përparësi? (1) Ky është një test
dhe një sprovë prej All-llahut Subhanehu ue Teala.


Shënim i përkthyesit: Sa për sqarim të mëtejshëm Shejkh Ubeid el-Xhabiri hafidhahullaah, thotë se nëse ushqimi i servirur përputhet me kohën e namazit, atëherë në këtë rast njeriu duhet të hajë më parë, siç njihet edhe në Sunnet përveç nëse personi nuk është i uritur, atëherë në këtë rast ai mund të shkojë në namaz.

Burimi : Marrë nga libri:
 “Understanding Islam, the solution for the trials of life”
“Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja për sprovat e jetës” fq,25.
Me autor : Al'llame esh-Shejh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhahullaah.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 7 Muharrem 1434.  

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.