Gjykimi i thënies:
“Me
të
vërtetë, Allahu është me durimtarët” nga ata që hyjnë (ne xhami , sh.p) ndërkohë kur imami është në Ruku.
–Imam Uthejmin
(Allahu e mëshiroftë)-
Pyetje : A lejohet që personi që vjen për namaz ndërkohë që
njerëzit janë në Ruku, dhe ai dëshiron ta kapi Rukunë, me thënë: “Ki durim, me
të vërtetë, Allahu është me durimtarët” duke iu adresuar me zë të lartë Imamit?
Përgjigje : Kjo nuk duhet të bëhet, qoftë nëse ai thotë : “Ki
durim, me të vërtetë, Allahu është me durimtarët” apo qoftë të kollitet, apo të
godasë me këmbë dyshemenë, apo çdo veprim i ngjashëm për t’a lajmëruar Imamin se ai ka
hyrë. Ai duhet të hyje qetësisht dhe pa zhurmë, pa nxitim, bazuar në hadithin e
Profetit (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem) :
“Kur të dëgjoni Ikametin, afrohuni për namaz dhe mos nxitoni, dhe çfarëdo
të arrini nga namazi, faleni, dhe çfarëdo
të humbisni, plotësojeni.” (Buhariu nr.636, Ahmedi
2 :532 dhe Bejhakiu 3 :93.)
Ky hadith, ose
kuptimi i tij, të detyron që të vish në namaz qetësisht, t’i bashkohesh safit
dhe të falesh me Imamin. Duhet të falësh ça të kapësh, dhe ça të humbësh, duhet
ta plotësosh. Kjo është çfarë Propheti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar.
Ama, të bezdisësh dhe të ngacmosh Imamin dhe ata që po falen, është shpikje në
Fe që nuk është praktikuar në kohën e Sahabëve (radijAllahu anhum), dhe nuk
duhet të bëhet.
Burimi : Fatawah
Islamiyah (Islamic Verdicts) nga Darussalam, vëllimi 2, faqe 242-243.
Përktheu nga anglishja : Emin shkodrani (Ebu
Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 11 Muharrem
1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.