Kur është e lejuar për të
bojkotuar dikë dhe për sa kohë?
Pyetje e paraqitur për Imam
el-Albanin rahimehUllah
Pyetësi. Cilat janë shkaqet –
arsyet – sebepet që e bëjnë të lejuar bojkotimin e dikujtë ?
Shejkh Albani. Padyshim që janë ata Musliman
që vazhdojnë (të qëndrojnë) duke rënë në ndalesat që ata e dinë që janë të
ndaluara në Islam. Nëse ai / ata vazhdon të qëndrojë në këtë, atëherë është e lejuar për ta
braktisur dhe bojkotuar atë.
Pyetësi. A është gjithashtu
bojkotimi i njerëzve të risisë (bidatit) nga kjo çështje?
Shejkh Albani. Është nga kjo çështje, por sidoqoftë ka nevojë për një sqarim siç
e bëra të qartë më herët.
Pyetësi. Se ai e di (të mirën)?
Shejkh Albani. Po.
Pyetësi. Sa janë kufijtë (limiti)
në raport (lidhur) me braktisjen, bojkotimin dhe gjatësinë e kohës (që ne mund
ta bojkotojë një person)?
Shejkh Albani. Kufijtë janë se nëse ai
(vazhdon) të mbetet një Faasik (kriminel - keqbërës), Faaxhir (person i
korruptuar), ose ai i cili vazhdon të qëndrojë në mosbindje ndaj Zotit të tij,
atëherë braktisja dhe bojkoti i tij vazhdon derisa ai të pendohet tek Allahu
Aze ue Xhel. Nëse ai pendohet, atëherë ne kthehemi për të pasur lidhje me të,
ashtu sikurse Zoti ynë na ka urdhëruar ne. Prandaj për këtë arsye është dhe
bëhet e qartë se gjatësia e kohës që një person të mbetet i bojkotuar është në
duart e atij që është duke u bojkotuar. Çështje është në duart e tij për
vazhdimin e bojkotit (duke mos u penduar dhe kthyer në të vërtetën), ose për shkurtimin
e saj (duke u penduar dhe kthyer në të
vërtetën – në hak). Na'am.
Marrë nga
"Ithaaful-Khillaan fee Ithbaat an El-Albani yaraa el-Haxher fee
Haadhaz-Zamaan" fq. 74 nga Ebu Ibrahim el-Maliki. Lexuar dhe miratuar nga
Shejkh Hasan el-Bannaa (Allahu e ruajt).
Burimi: pyetje @ përgjigje:
"Silsilatul-Hudaa wan-Noor kaseta 67"
Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër Ditën e 18 të Ramazanit 1433 / 6 gusht 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.