Friday, November 16, 2012

Problemet që vazhdojnë dhe shfaqen në zemrat e të rinjve



Problemet që vazhdojnë dhe shfaqen në zemrat e të rinjve




 Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllaah.
  


Pëshpëritjet dhe mendimet që e kundërshtojnë Fenë nuk e frekuentojnë zemrën e vdekur, për shkak se ajo është e pajetë dhe një organ i shkatërruar. Shejtani nuk dëshiron më shumë se atë që ai është i ngarkuar me të. Për këtë arsye, i është thënë Ibn Mesudit apo Ibn Abasit radija_Allahu anhu, se hebrenjtë thonë "Ata nuk ndjejnë ndonjë pëshpëritje ndërkohë që falen". Me fjalë të tjera ankthi opo shqetësimi nuk i mundon ata. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:


"Ata kanë folur të vërtetën dhe çfarë mund të bëjë shejtani me një zemër që tashmë është shkatërruar".


Mirëpo, përsa i përket zemrës që është e gjallë që përmban një pjesë të besimit shejtani e sulmon atë. Nuk ka ndonjë butësi ose pushim në sulmin e tij. Shejtani hedhë mbi njeriun dyshime që i bien ndesh fesë së tij. Nëse njeriu dorëzohet apo u nënshtrohet këtyre dyshimeve dhe parandjenjave të këqija, atëherë padyshim që këta shërbejnë si mënyrë e rëndë për shkatërrim. Përfundimisht shejtani hedh dyshime mbi këtë djalosh të ri rreth Zotit të tij, fesë dhe besimit të tij. Sa herë që shejtani gjen një dobësi dhe pakënaqësi në zemrën e tij, ai e zë atë derisa ai ta ndajë këtë adoleshent nga feja e tij. Në të kundërt kur shejtani gjen një zemër që është e fortë të shëndoshë dhe të qëndrueshme ai dorëzohet për ta mposhtur. Skema apo taktika e tij në këtë rast është e pafuqishme dhe si rezultat i kësaj ai mërzitet dhe bëhet në gjendje të mjerueshme.


Pëshpëritjet që shejtani hedh në zemër nuk ndikojnë tek personi nëse ai përdor kurën e përmendur nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.


Ibn Abas radija_Allahu anhu, transmeton se një person erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha:


"Unë kam një farë ndjenjë brenda vetes e cila të ishte një gacë e nxehtë do ishte më e dashur për mua sesa ta thoja atë." Profeti tha: "I tërë lavdërimi i takon Allahut i cili i ka mposhtur planet (kurthat) e tij, p.sh. shpien larg mendimet e mbrapshta të shejtanit ". (1)


Disa nga Sahabët erdhën tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i thanë:


"O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ne gjejmë brenda vetes tonë (një ndjenjë të tillë), që pushton (zë turpi) çdo njërin prej nesh nga të folurit në lidhje me të (dmth. ai mendon se imponohet për të folur në lidhje me të) . "Pyeti Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:" Edhe ju e përjetojni atë "Sahabët u përgjigjën:" Po "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u përgjigj:" Ky është Imani (besimi) i vërtetë? ". (2)


Kuptimi të pasurit besim të vërtetë (dmth prej shenjave) janë edhe mendimet e mbrapshta që me të cilat ju përballeni - dhe se refuzimi i tyre nga ana juaj - nuk e dëmton besimin tuaj as edhe një grimcë të vetme. Dhe në fakt, refuzimi apo hedhja poshtë e këtyre mendime është një dëshmi se besimi juaj është i sinqertë dhe nuk është prekur apo infektuar me ndonjë humbje.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Shejtani vjen tek njëri prej jush dhe thotë:"Kush e ka krijuar këtë? Kush ka krijuar atë" derisa ai të thotë:" Kush e ka krijuar Zotin tuaj" Kur ai arrin këtë kufi, atëherë kërko strehim në Allahun dhe në Mëshirën e Tij." (3)


Dhe në një hadith të ngjashëm tek Ebu Daudi (nr 4722) me zinxhir transmetimi Hasen, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


"Pra! Thuaj Allahu është Një. Allahu është i vetëmjaftueshëm (es-Samed). Ai as nuk lind, as nuk është i lindur, pastaj pështyj tri herë në të majtë dhe kërkoj strehim (Allahut) prej shejtanit të mallkuar."


Në këto hadithe Sahabët i kanë përshkruar lëngimet tek Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si përgjigje për ta ka përshkruar katër gjëra si ilaç (shërim):


• Përmbajtja prej këtyre tundimeve. Kjo do të thotë që personi të qëndrojë krejtësisht larg prej tyre, dhe ai të veprojë sikur ato kurrë s’kanë ekzistuar më parë. Pastaj ai ta zënë veten me përkujtimin e Allahut (dmth. me recitimin e Kuranit dhe dhikrit nga Sunetit).


• Kërkoni strehim në Allahun nga përshpëritjet e shejtanit të mallkuar.


• Thuaj Unë besoj në Allahun dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.


• Recitimi i sures El-Ikhlas. Pastaj pështyni në anën tuaj të majtë tri herë dhe thoni unë kërkoj strehim në Allahun nga shejtani i mallkuar.


Shënime:

1- Mbledhur nga Ebu Daudi në Sunnen e tij nr 5122 , Ahmedi në Musnedin e tij nr 1/235, Ibn Hiban në Sahihun e tij nr147, Ebu Daud Et-Tejelesi në Musnedin e tij nr 2704, dhe shejkh El-Albani rahimehullah, e ka cilësur Sahih në verifikimin e tij të Ebu Daud.

2- Muslimi në Sahihun e tij nr 132 në autoritetin e Ebu Hurejres radija_Allahu anhu

3- Sahih Buhari 3276. Muslim 134 në autoritetin e Ebu Hurejres radija_Allahu anhu

 Marrë nga libri: 
Zgjidhja e Islamit për problemet që has rinia e sotme. fq 49-51.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)

Shkodër 2 Muharrem 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.