Shejh Feuzan hafidhahUllah është pyetur:
Thënia e Imam Malikut rahimehUllah: "Çdo kujt i
pranohet dhe i refuzohet fjala, përveç zotnis të këtij varri, (dmth, Muhammedit
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) " A është kjo vetëm në çështjet e jurisprudences
(Fikhut) Islame dhe jo në çështjet e Akides?
Përgjigje:
Nuk ka asnjë dyshim, dhe asnjë arsye të ligjshme apo të pranueshme, që e lejon ndryshimin në çështjet e Akides. Këtu nuk ka asnjë qëllim në zgjedhjen e pranimit dhe
të refuzimit në çeshtjet e Akides, sepse ato janë çështje të themeluara (bazuara)
mbi tekstet e Kuranit dhe Sunetit, por kjo thënie është e zbatueshme vetëm në
çështjet e jurisprudences (Fikhut). Fjala e çdo kujt në pajtim me argumentet
pranohet por ç'ka i kundërshton ata (argumentet) refuzohet. Kjo është ajo që
Imam Malik (rahimahUllah) ka pasur për qëllim.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin
tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij shokët e tij
dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në Ditën e Ringjalljes!
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 27 Sheuual 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.