Tuesday, September 4, 2012

Imam Ahmed për rebelimin kundër Sundimtarëve


Imam Ahmed për rebelimin kundër Sundimtarëve

"SubhanAllah! Gjaku i njerëzve"

Ebul-Harith Ahmed b. Muhammed El-Sa `igh rahimehUllah, një mik i ngushtë dhe i respektuar i Imam Ahmedit rahimehUllah, tregon se një herë e pyeta Ebu Abdilah '(Imam Ahmedin) për diçka që kishte ndodhur në Bagdad, dhe [për shkak të ciles] disa njerëz janë konsideruar revoltues [kundër sundimtarit].

I thashë, "O Ebu 'Abdilah, çfarë thoni ju për marrjen pjesë në revoltë me këta njerëz?" Ai e përçmoj këtë (me qortim) dhe filloi duke thënë: "SubhanAllah! Gjaku [i njerëzve], Gjaku [i njerëzve]! Unë nuk besoj në këtë dhe nuk u them të tjerëve ta bëjnë këtë. Për ne ta vuajnë këtë gjendje në durim është më e mirë se sa Fitneja (fatkeqësija) në të cilen derdhet gjaku, merret pasuria dhe shkelen të ndaluarat (p.sh. nderi i grave). A nuk e dini ju se çfarë ndodhi me njerëzit (në fitnet e më mëparshme)? "Unë i thashë," Dhe njerëzit sot, o Ebu Abdilah ', a nuk janë ata në Fitne [për shkak të sundimtarit]? "Ai u përgjigj," Nëse është kështu, kjo është një Fitne e kufizuar, por nëse shpata ngritet, Fitneja do të gllabërojë  (përpijë) gjithçka dhe nuk do të ketë mënyrë (rrugë) për të shpëtuar."
"Për ne ta vuajnë këtë [sprovë] të vështirë me durim, ku Allahu mbanë Fenë tuaj të sigurt për ju, është më mirë për ju. "Unë e pashë atë tek e kundërshtonte kryengritjen kundër udhëheqësit, dhe thoshte," [Mos e derdhni gjakun e njerëzve]. Unë nuk besoj (në këtë ) dhe as nuk e urdhëroj këtë. "

Ebu Bekr El-Khallâl, El-Suneti nr 89.



Përshtati: Arbrit Kraja / Abu Yusuf al-Albani
A'Shkodera Albania. 18 Sheuual 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.