Monday, September 17, 2012

Shejkh Rabia mbi ndarjen e Dijetarëve në dy kategori në të ashpër dhe tolerant.


Shejkh Rabia ibn Hadi el-Medkhali HafidhahUllah, 
është pyetur pyetjen e mëposhtme, pas një serë leksionesh që mbajti kohët e fundit në Xhaminë El-Kiblatejn, Medine (28 Sheuval 1431/7 tetor 2010), mbi ndarjen e Dijetarëve në dy kategori në të ashpër dhe tolerant.



I është përgjigjur pyetjes së mëposhtme mbi ndarjen e Dijetarëve në dy kategori në të ashpër dhe tolerant, ku gjatë përgjigjes të kësaj pyetje Shejhku HafidhahUllah, citon një thënje të Artë që çdo Selefi duhet ta mbartë atë në mendjen e tij, dhe sidoemos të rinjtë tanë të cilët duhet të jenë vigjilent dhe të vëmendshëm në dallimin mes Dijetarëve dhe nxënësve, dhe është me vend të përmendet fitnet e fundit ku shumë të rinjë (që nuk i njohën vlerat e Dijetarëve ashtu siç e meritojnë të njihen) ranë viktimë e ideve të shpikura (dhe të shpifura) të Ali Hasen el-Halebi dhe grupit të tij dhe gjithë ndjekësve të tij fanatik, duke e ndjekur atë dhe idene (fjalën) e tij, duke e vlerësuar dhe dhënë përparsi fjalës së tij më parë se fjalës së Dijetarëve të Mëdhenjë. Me të vërtetë kjo është një shenjë mos respekti ndaj tyre, prandaj!

Jeni të vëmëndshëm dhe mirënjohës o Selefi mbi vlerat e tyre, se për ta (Ulematë) dhe vlerat e tyre dëshmon Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Shejkh Rabia HafidhahUllah thotë se:

Pas vdekjes së Shejkh Ibn Bazit, Uthejminit, Albanit Rahime-humUllah, ata që ishin të fshehur nën pektin e Selefizmit filluan të thonë se Shejukht (Dijetarët) e mbetur janë të ashpër. Pasha Allahun ata vetëm gënjejnë, dhe Pasha Allahun ata vetëm ishin në pritje të kësaj mundësije (dmth: që pas vdekjes së Shejkh Ibn Bazit, Uthejminit, Albanit ata pseudo Selefistat (Hizbijunët) që ishin të fshehur nën pektin e Selefizmit filluan të nxirrnin kokat e tyre duke folur keq për Dijetarët e Sunetit dhe duke i akuzuar ata me ashpërsi – ku ndër ta ka qenë dhe vetë Shejkh Rabia hafidhahUllah). Vdekja e këtyre Dijetarëve ishte një mundësi për ta që ti vërsuleshin Menhexhit te bekuar Selefi dhe ndjekësve të tij, duke i përçarë ata me Parime dhe Metodologji nga më të humburat dhe më të korruptuarat. Ata i përçanë copë copë të rinjtë Selefi nëpër gjithë botën dhe u mbollën në mendjet e tyre (këto ide) që ky grup (Dijetarësh) është i ashpër dhe ekstrem. Si mund të jetë kjo ...? Dijetarët kurrë nuk i kritikuan [Dijetarët të cilët vazhdonin të refuzonin.] Si mund ta pohojnë (dhe mbrojmë) ne Menhexhin Selefi [në këtë mënyrë] kur [Dijetarët] janë të ashpër kundër njerëzve të bidatit?

Nga min 6 sekondi 14 deri në sekondin 57


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 2 Dh Ka’ida 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.