Wednesday, September 19, 2012

Ç’gjykim ka dhënia e vajzës për martesë për një person që nuk falet?


Ç’gjykim ka dhënia e vajzës për martesë për një person që nuk falet?

Pyetje:
Një nga të afërmit e mi më ka propozuar për vajzën time, por unë jam nën një detyrim ndaj tij, (psh, duke i pasur borxh atij para dhe të tjera mirësi prej tij ... etj), por ai është i dhënë pas alkoolit dhe mban shoqëri me njerëz të këqij dhe falet nganjëherë, ose nuk falet aspak. Ai gjithë ashtu është i dhënë edhe pas shikimit të videove dhe televizionit e të tjera pajisjeve që humbasin kohën. Në këtë rast unë ndihem në vështirësi në lidhje me këtë situatë. Por unë kërkoj prej shkëlqësisë tuaj, një sqarim rreth gjykimit Islam në këtë çështje.

Përgjigje:

Nëse personi që të ka propozuar për vajzën tuaj është siç e keni përshkruar ju atë, atëherë në këtë rast nuk të lejohet ty që ta jepësh vajzën tënde për martesë me të, sepse ajo është (Amanet) dhe një përgjegjësi në duart tuaja, kështu që për ty është detyrë që ti ti zgjedhësh asaj një njeri të drejtë në Fenë dhe karakterin e tij.

Nuk lejohet për një person që nuk falet për t'u martuar me një grua Muslimane e cila falet, pasi ai nuk është i përshtatshëm dhe nuk përputhet me të, për shkak se braktisja (lënia) e namazit është një vepër mosbesimi (Kufri), sipas thënies së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

"(Asgjë nuk qëndron) në mes Njeriut dhe Kufrit dhe Shirkut, përveç Namazit" (Trs  Muslimi në Sahihun e tij, nr 82)

" Dallimi në mes nesh dhe atyre është Namazi. Kushdo që e braktisë atë ka kryer  vepër kufri." (Et-Tirmidhi  nr 2621)
Transmetuar dhe nga Imam Ahmedi dhe autorët e Suneneve me isnad Sahih.

Ekzistojnë shumë argumente të tjera në Librin (e Allahut) dhe Sunet, të cilat dëshmojnë për mosbesimin e atij që e braktis namazin, madje edhe nëse ai nuk e refuzon obligueshmërinë e tij, kjo sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e mbajtura nga dijetarët. Sidoqoftë, në qoftë se ai e refuzon detyrimin e tij ose tallet me atë, atëherë ai është gjynahqarë i madh për mosbesim (Kufër), kjo  sipas konsensusit të Muslimanëve.

Sa për atë i cili pinë alkool por falet, ai nuk konsiderohet si gjynahqarë për mosbesim se e bën këtë, për sa kohë që ai nuk e pohon (thotë) se është e lejuar, por ai në këtë rast ka kryer një mëkat të madh dhe në këtë mënyrë ai ka devijuar. Dhe për këtë arsye, ty nuk të lejohet që ta jepësh vajzën për martesë me të, madje edhe në qoftë se ai falet, kjo për shkak të mëkatit të tij dhe për shkak se ai rrezikon ku mund të çojë gruan dhe fëmijët e tij tek ky krim i madh.

E Lusim Allahun Azze Ue Xhel, që ta përmirësojë gjendjen e Muslimanëve dhe t'i udhëzojë ata në rrugën e Tij të drejtë, dhe të na ruaj ne dhe ata nga bindja ndaj epsheve tona dhe shejtanit, me të vërtetë, Ai është më Bujari dhe më Fisniku.

Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në Ditën e Ringjalljes!

Shejkh: Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah

Fetaua Islamie, Darussalem, vëll 5, fq 173 / 174.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 3 Dh Ka’ida 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.