Wednesday, September 5, 2012

Shejh Uthejmin | A do të hyjë në Zjarr një Selefi?



Esh-Shejkh El Al’laame El Imaam Muham-med bin Salih el 'Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:


Në Hadithin:

" Umeti im do të ndahet në 73 grupe të gjithë do të jenë në zjarr, përveç njërit"

Këta (72 grupet) a do të jenë në zjarr përgjithmonë apo ata janë prej grupeve të devijuara nga mesi i Muslimanëve?

Shejkhu (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj:


Thënia e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:


"Umeti im do të ndahet në 73 grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit"

[ Ebu Daudi (4597), Ahmedi (4/102), Ed-Darimiu (2518).]

  

Kjo nuk do të thotë se të gjithë ata do jenë në zjarr përgjithmonë. Përkundrazi, disa (prej tyre grupeve) kryejnë Bidate që e garantojnë qëndrimin e tyre në zjarr, ndërsa disa të tjerë kryejnë Bidate të cilat do ta bëjnë personin ta meritojnë hyrjen në Zjarr, por ai nuk do të qëndrojë në të përgjithmonë. Pra, situata dhe gjendja e tyre do të varet nga lloji (grada) e Bidatit që është kryer dhe shkalla e devijimit ndryshmit nga ajo (Metedologjia) që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe shokët e tij radija_Allahu anhum, ishin mbi të.


" Pastaj Shejkhu hafidhahUllah u pyet:


"Një prej tyre do të jetë në Xhennet" (dmth. Firkatun Naaxhijeh (grupi i shpëtuar);


Kjo a do të thotë se një (Selefi) nga (Firkatun Naaxhijeh) kurrë nuk do të hyjë në zjarr? "


Shejkhu (Allahu e mëshiroftë), atëherë u përgjigj duke thënë se;


"Ai, (Ose) nuk do të hyjë në Zjarr, ose do të hyjë në Zjarr por nuk mbeten në të përgjithmonë."


Atëherë ai hafidhehUllah u pyet:


"Si mund ta kuptojmë ne këtë?"


Shejkhu (All-llahu e mëshiroftë) tha:


Për shembull, ne themi se njerëzit (Muslimanët) ndahen në katër kategori (në lidhje me këtë çështje),


Së pari: Një Bidatçi që kryen një bidat që është Mukaffirah (Bidat që e njxjerrë personin jashtë Islamit). Dhe ai nuk ka absolutisht asnjë Sunnet me të. Pra, ky person do të mbetet në Zjarr (përgjightmonë), dhe për këtë nuk është aspak e vështirë (dmth, lidhur me gjykimin e tij, sepse (në fakt) ai është një Mosbesimtar).


Së dyti: Një Bidatçi që kryen një Bidat që është Mufassikah (Bidat që nuk e nxjerrë personin jashtë Islamit). Pra, ky person e meriton të hyjë në Zjarr, por ai nuk do të qëndrojë në të përgjithmonë.


Së treti: Një Sunni (Selefi) i pastër, ky do të hyjë në Xhennet dhe nuk e meriton të hyjë në Zjarr. Dhe nëse ai do të hyjë në të (Zjarr) për shkak të ndonjë mëkati tjetër, atëherë ai nuk do të qëndrojë në të përgjithmonë.


Së katërti: Një Sunni (Selefi), i cili i ka përzier të dyja (veprat e tij) të mirat dhe të këqijat. Ky e meriton të hyjë në Zjarr, por nuk do të qëndrojë në të përgjithmonë.


Imam Muham-med bin Salih el ' Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)

Burimi: تاءﺎﻘﻟ بﺎﺒﻟا حﻮﺘﻔﻤﻟا.




Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)

Shkodër 18 Sheuual 1433.

__________________________________________

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.