Dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës
Pyetje:
Një
burrë ka dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës dhe nuk është e mundshme
për atë që të ndajë kohën e qëndrimit më secilën prej tyre në mënyrë të
barabartë, por duke patur parasysh se vendndodhja e biznesit të tij është në të
njëjtin vend me një nga bashkëshortet, gjë që e bën atë të shpenzojë më shumë kohë
me të se me tjetër. Ky burrë a është mëkatar në këtë situatë?
Përgjigje:
Është për tu shikuar, nëse dy bashkëshortet janë të kënaqura me këtë
situatë apo jo? Nëse ata janë, atëherë çështja është e lehtë dhe e qartë, sepse
të drejtat i përkasin atyre kështu që nëse ata bien dakord me atë që ai po bën,
atëherë nuk ka asnjë problem.
Por
në qoftë se secila prej tyre kërkon të drejtën e saj, atëherë detyrimisht është
një detyrë (obligim) për të për ta ndrequr situatën: kështu që nëse ai qëndron gjashtë
ditë me njërën prej tyre atëherë ai është i obliguar që të qëndrojë gjashtë ditë edhe me tjetrën. Kjo! Nëse është e vështirë për të që të udhëtojnë çdo ditë [dmth që
të jetë një ditë këtu dhe një ditë atje], ose ta ndajnë kohën siç të dëshirojnë
ata, siç të bien dakord [dy ditë secila, tre, katër .....].
Shejkh
Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah
Silsilah
Likaa Baabul Meftuh: 21/66
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.