Shejh Muhammed Nasir ud-Din el-Albani rahimehUllah
Numër
i vogël pasuesish
I
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"
Asnjë Profet nga mesi i
Profetëve nuk do të ketë ndjekës më shumë se unë. Vërtetë, do ketë Profet (Ditën e Gjykimit) në
radhët e Profetëve që nuk kishin asnjë që besoj në të, me përjashtim të një
njeriu ". [1]
Imam
Muhammed Nasirud-Din el-Albani rahimehUllah (v.1420H), komentoi në këtë hadith
duke thënë se:
"Në këtë hadith është (ka) një dëshmi të qartë se nurmi (i madh)
i pasuesve apo mungesa e tyre nuk është argument që tregon se thirrësi është në
të vërtetën apo gënjeshtrën. Pra në këtë rast, edhe pse thirrja dhe Feja e
këtyre Profetëve 'alejhimus-salatu ue
sel-lem’, ishte një, ata ndryshonin përsa i përket numrit të pasuesve të tyre.
Disa prej tyre kishin më shumë dhe disa prej tyre kishin më pak, deri në atë
masë (shkallë) saqë disa prej tyre nuk kanë patur askënd për të besuar në ta,
përveç një njeriu të vetëm. Përkundrazi, ka pasur në mesin e tyre Profetë që
nuk ka pasur as edhe një ndjekës të vetëm!
Pra,
në këtë Hadith ka dhe është një mësim (dëshmi dhe argument) i thellë për
thirrësit dhe sidoemos për ata të cilët po thërrasin në kohën tonë. Kështu që
është obligim për thirrësit për ta përkujtuar këtë realitet. Ai duhet të
qëndrojë për një kohë të gjatë në rrugën e thirrjes tek Allahu i Lartësuar, dhe ti nuk duhet ti vësh asnjë vëmendje mungesës së atyre që nuk ju përgjigjen atij,
sepse nuk është asgjë (dmth, udhëzimi i tyre është vetëm në Dorën e Allahut)
mbi të, përveç për ta përcjellur mesazhin (Da’uetin) e saktë dhe të qartë. Dhe
ai e ka shembullin më të mirë në Profetët e mëparshëm të cilët nuk kanë patur
askënd me ta përveç një - dy apo dhe asnjë njeri!
Kështu pra, që personi që thirret për të besuar nuk duhet ta humbasin shpresën për shkak të mungesës së atyre
që nuk ju përgjigjen thirrjes së tij, dhe po për këtë arsye ai nuk duhet ta marrin
këtë (mungesën) si një shkak për dyshim në Da'uetit (thirrjen) e së vërtetës në të cilën ai po thirret për të besuar,
ku si rrjellojë është rrezik që ai mund ta braktisin Imanin (Besimin) e tij
në të (dmth, prej kësaj thirrjeje), e lëre më nëse ai (apo dikush prej njerëzve
të zakonshëm) do ta marrin këtë si një dëshmi / apo argument për të aprovuar pavertëtsinë e
Da'uetit me argumentin (arsyetimin) se askush nuk po e pason këtë thirrës, apo
se vetëm një pakicë janë duke ndjekur atë. Por duhet të dihet se edhe nëse
Daueti i tij është në të vërtetën, shumica e njerëzve prapë nuk do ta ndjekin
atë! Për këtë,
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
" Dhe prapë shumica e
njerëzve nuk do të besojnë, edhe sikur ti ta lakmosh këtë (që njerëzit të të besojnë)." (Jusuf 12: 103) [2]
Fusnotat:
[1]:
Transmeton Muslimi (1/130).
[2]:
Referoju Silsilatul-Ahaadith es-Sahiha (nr. 397) të Shejh Albanit rahimehUllah.
Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 15 Sheual 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.