Wednesday, September 19, 2012

Si duhet të përgjigjem kur dikush më thotë mua: "Ki frikë Allahun?


Si duhet të përgjigjem kur dikush më thotë  mua: "Ki frikë Allahun?
Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.

Allahu, më i Larti, thotë:

"Dhe kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun”, ai udhëhiqet nga arroganca (krenaria, mospërfillja) në krime të mëtejshme. Kështu, për të është i mjaftueshëm Xhehenemi dhe vërtetë ai është vendi më i keq për të ndenjur "[El-Bekare: 206]

Shejkh Ibn Uthejmini ka thënë:

Nga përfitimet e këtij Ajeti është se njeriu i cili është përshkruar me këto tipare mendjemadhësie e kundërshton të urdhëruarin që të ketë frikë Allahun, bazuar në thënien e Tij, më të Lartit:

" Ai udhëhiqet nga arroganca (krenaria, mospërfillja) në krime të mëtejshme."

Pra, pasi ai e ngurron këtë. Kjo është sikurse ai ti thotë vetëvetes:

(Unë jam më lart sesa ju që më keni urdhëruar mua që ti frikësohem Allahut)

Dhe duket sikur ky individ injorant hiqet sikur është në dijeni të thënies së Allahut, më të Lartit, tek më i devotshëmi i njerëzimit,

"O Pejgamber (Muhammed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)! Ki frikë vetëm Allahun dhe plotëso detyrimin ndaj Tij dhe mos ua vër veshin mosbesimtarëve dhe Munafikëve (hipokritëve me dy fëtyra). Vërtetë që Allahu është gjithnjë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues "[El-Ahzab: 1].

Në mesin e përfitimeve [të këtij ajeti] është se Allahu, paralajmëron kundër refuzimit të [këshillës] të këshilltarëve të sinqertë, sepse Allahu e ka përfshirë këtë prej karakteristikave të hipokritëve. Prandaj, ai i cili e refuzon këshillën e një personi që e urdhëron atë të frikë Allahun, ai i ka përngjasuar hipokritët [në këtë çështje].

Është obligim mbi një person kur atij i thuhet: " Ki frikë Allahun" ai  duhet të përgjigjet duke thënë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi", ta nderojë dhe respektojë frikën ndaj Allahut Azze Ue Xhel.

Përmbledhur nga Tefsiri i Sures el-Bekare (2/448), Dar iben El- Xheuzi rahimehUllah.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 3 Dhul Ka’ida 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.