Thursday, September 27, 2012

Shejkh Albani | Ngrënja në këmbë


Shejkh Muhammed Nasir-Udin El-Albani RahimehUllah
Ngrënja në këmbë

Pyetje nr 7: "A lejohet për të ngrënë në këmbë?"

Shejkh El-Albani rahimehUllah, i përgjigjet:

"Unë them, nuk ka asnjë tekst (nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në lidhje me ndalimin e ngrënies në këmbë, siç na ka ardhë teksti të ndalojë pirjen ndërsa jemi në këmbë. Por këtu ka një transmetim nga Enes bin Malik radija_Allahu 'anhu, kur ai ju transmetoj atyre që ishin mbledhur përreth tij, që Pejgamberi (صلى الله عليه وسلم) e ka ndaluar pirjen e ujit ndërsa je në këmbë, dikush nga të pranishmit i tha atij:
"Çfarë thoni ju në lidhje me të ngrënurit (në këmbë) ?''
Enesi tha: "Është edhe më keq".


Këtu unë them, se është e domosdoshme që ne ta ndjekim këtë Sahabi të nderuar në këtë mesele, sepse ne nuk kemi asnjë argument, që me të cilën ne mund ta kundërshtojnë atë në këtë mesele. 
Por çfarë dallimi ka të ngrënurit (duke qëndruar) në këmbë dhe të ngrënurit në ecje? 

Të ngrënurit në ecje është e lejuar, sepse na janë transmetuar tekste të qarta, që ata kanë përdorur për të ngrënë në këmbë në kohën e Profetit (صلى الله عليه وسلم). Sa për ngrënien (duke qëndruar) në këmbë, nuk ka asnjë transmetim nga  Profeti (صلى الله عليه وسلم), për ndalesën (që e ndalon atë) e as për lejimin (që na inkurajon me atë). Ne kemi vetëm këtë transmetim Sahih nga Enes bin Malik, dhe ne duhet të veprojmë me të.

Një tjetër gjë që është e lidhur me këtë çështje, është se - ndoshta disa (apo shumë) nga ju e vënë re në këtë epokë (kohë - periudhë), se kjo (ngrënja) është bërë një pjesë e modës së Mobesimtarëve (Qafirave) për të ngrënë në këmbë edhe pse karrige janë të pranishme aty tek ta, por ata nuk ulen në ta për shkak të arrogances (mendjemadhësisë). Prandaj, vendimi i mëparshëm e rritet në fuqi (edhe më shumë). Po, unë them, ne jemi përkrah dhe qëndrojmë me transmetimin e Enesit, sepse Enesi di atë çfarë ne nuk e dimë, dhe për shkak se Mobesimtarët sot dhe Muslimanët që imitojnë ata hanë (dhe pine) ndërsa janë në këmbë, kështu që ne (duhet) të jemi të ndryshëm nga ata (mos ti përgjasojmë). "

Burimi: Silsilat el-Huda ue Nnūr ~  Udhëzimi dhe drita ~ kaseta nr. 246.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 11 Dhul Ka’ida 1433. 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.