Një
praktikë e pistë e ndaluar prej të Dërguarit të Allahut.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem) ka thënë:
"Mallkuar qoftë ai që i afrohet gruas së
tij në pjesën e pasme (1)."
[Hadithi transmetohet nga Imam Ahmedi 2/479. Në
sahih el Xhami nr:5865]
Gjithashtu i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, ka thënë:
"Vërtet Allahu, nuk është i turpshëm për
të vërtetën. Mos bëni marrëdhënie me gratë në rektumin (2) e tyre "
[Hadithi i transmetuar ngaImam Nesai, Ibn
Maxheh dhe të tjerët. I saktësuar nga Shejkh el-Albani në Sahih el Xhami nr:
933, 934, 1852, 7711]
Shejhul Islam Ibn Tejmije (rahimehUllah) ka
thënë:
"Në qoftë se ai (burri) kryen marrëdhënie
me të në rektum dhe ajo ja lejon atij për të bërë këtë, ata të dy duhet ndëshkuar
(nga ana e autoritetit islam). Dhe nëse ata nuk ndalojnë nga kjo praktikë e
pistë, atëherë ata duhet ndarë nga njëri-tjetri. "
[Mexhmu ul Fetaua 32:266-268]
Shënime:
(1)
Pasme:
në zorrën e trashë - anus - anal.
(2)
Rektumin
: anale - anus- zorrë e trashë.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu
Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.