Friday, September 28, 2012

Gjykimi mbi jetesën me një familje ku ata nuk falin (namazin)!


Gjykimi mbi jetesën me një familje ku ata nuk falin (namazin)!

Pyetja:
Çfarë duhet të bëjë një burrë, nëse ai e urdhëron familjen e tij për t'u falur, por ata nuk i binden atij? A duhet që ai të banoj dhe të përzihet me ta, apo të largohet nga shtëpia?

Përgjigje:
Nëse këto anëtarë të familjes nuk falen fare, atëherë ata janë Mosbesimtarë, femohues, të dalë prej rrethit të Islamit, dhe nuk lejohet për të jetuar me ta. Por është obligim për te, që ai tu flasë (përkujtojë) atyre dhe tu kërkojë atyre herë pas here (të kthehen në adhurimin e Allahut, dhe ta falin Namazin), duke shpresuar që Allahu ti udhëzojë ata, sepse ai që e braktis namazin apo lënsi i namazit konsiderohet Mosbesimtarë - Allahu na ruajtë nga kjo. Argumentet për këtë (të konsideruarit Mosbesimtarë atë që nuk e falë Namazin) gjenden në Kur'an dhe Sunnet, dhe në thëniet e Sahabëve radija_Allahu anhu, dhe mendimi më i saktë (i Dijetarëve).

Shejkh Muhammed bin Saalih el-`Uthejmin rahimehullaah
Fetaua Islamijeh, vol.1, fq.262, Darusalem


Shënim i përkthyesit: I lutem lexuesit që të bëjë kujdes në trajtimin dhe kuptimin e kësaj çeshtjeje, sepse është një çeshtje shumë delikate dhe që kërkon maturi dije dhe gjithmonë të pyesësh Dijetarët për çdo rast të tillë para se të merret në konsideratë vendimi për largimin apo mos banimi me familjen. Kini Kujdes. Allahu ju ruajtë.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër, 12 Dhul Ke’ide 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.