Tuesday, September 25, 2012

A lejohet të divorcosh një grua shtatzënë


Divorci i një gruaje shtatzënë

Pyetje: A lejohet të divorcosh një grua shtatzënë apo jo?

Përgjigje: 

Nuk ka ndonjë vërejtje (ndalesë) në divorcimin e një gruaje shtatzënë, pasi i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem, i tha "Abdullah ibn ' Umerit kur ai divorcoj gruan e tij ndërkohë ajo ishte në periudhën e menstruacioneve të saj:

Merre atë prapa, dhe mbaje atë derisa ajo të bëhet e pastër, pastaj ti vijnë menstruacionet e saj, pastaj të bëhet e pastër, pastaj ndaje atë nëse ti dëshiron, ndërkohë që ajo të jetë në gjendje të pastër dhe pa e prekur atë (dmth. të mos kesh marrëdhënie imtime me të) ose ndërsa ajo është shtatzënë”.

Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah

Fetaua et-Talak  Pyetja nr 24, fq 48.
Fetaua Islamijeh, Darussalem, vol 6, fq 31-32


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.