Mbajtja
për Sunnet ...
Ajo
që i ndan njerëzit e së vërtetës prej njerëzve të gënjeshtrës është Sunneti i të
Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
El-Hakim
ka thënë: Kam dëgjuar er-Rabij duke thënë se: kam dëgjuar esh-Shaafi, dhe në të
vërtetë ai ishte duke transmetuar një hadith. Kështu që një i pranishëm i tha
atij: A do ta zbatosh këtë O Abaa Abdullah? Imam Shaafi i tha: Nëse
unë e transmetoi një hadith të saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem) dhe nuk e zbatoj atë, atëherë ju mund të dëshmoni se intelekti im
më ka lënë! [Transmetuar prej Ibn Ebi Hatim në Aadaabush Shaafi'ee Ue
Munaakibuhu (fq. 93), si dhe nga Imam edh-Dhehebi në Mukhtasir El-Uluuw '(nr.
197) zinxhiri i transmetimit është i saktë. Dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani rahimehUllah, në Sifatus Salaah (botimi i 5'stë) (fq. 33)]
Një
njeri erdhi tek Imam Malik Ibn Enesi (rahimehUllah) dhe i tha: Prej ku, unë
duhet ta vesh Ihramin? Imam Malik i tha: Prej aty (nga vendi) ku i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ndaloi dhe e veshi Ihramin.
Pastaj njeriu i tha: Por, çfarë nëse unë vesh Ihramin më larg se aty (dmth; vendi
ku e veshi i Dërguari)? Atëherë Imam Malik i tha: Unë nuk e këshilloj
këtë. Atëherë njeriu i tha: Çfarë nuk pëlqeni ju në lidhje me këtë? Imam
Malik i tha: Unë e urrej Fitnen ndaj jush. Njeriu i thotë: Dhe ç'farë është Fitne prej shtimit të mirë? Atëherë Imam Malik i tha: Vërtet
Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe le të kenë
kujdes ata që e kundërshtojnë urdhërin e tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)
dhe rrugën (zbatimin e sunnetit të tij) se
ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i
godasë dënim i dhimshëm” (En-Nur, 63). Dhe çfarë është Fitne më e madhe sesa kjo, që ju jeni
duke e përcaktuar një veprim si të mirë, të cilin nuk e ka përcaktuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më parë?
[Transmeton Ebu
Shemah në librin e tij Baa'ith ' alaa Inkaarul Bidah Uel Hauaadith (fq. 14).
Cituar nga Ebi Bekr El Khallaal.]
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 15 Shewal 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.